Fishekzjarrët natën e ndërrimit të viteve shtuan ndotjen e ajrit

Pranvera Kola January 15, 2013 21:48

Fishekzjarrët natën e ndërrimit të viteve shtuan ndotjen e ajrit

Ndriçimi i qiellit nga fishekzjarret shumëngjyrëshe në natën e ndërrimit të viteve ka rritur nivelin e ndotjes në pjesën dërrmuese të qyteteve të vendit. Ndonëse institucionet ia kanë ndalë mbanë që të mbajnë nën kontroll incidentet që mund të shkaktonte shpërthimi i pakontrolluar i fishekzjarrëve, ata nuk ia kanë dal dot që të zbusin nivelin e ndotjes së shkaktuar në ajër nga përdorimi i tyre.

Të dhënat e raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik pas matjeve të kryera kanë treguar se grimcat e pluhurit në ajër gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve në vijim kanë qenë dy deri në tre herë më të larta se sa shifrat e ndotjes së raportuar në ditët normale të vitit. Kwtw rritje ekspertët e shëndetit publik e quajnë të lartë krahasuar me shifrat e raportuara nga strukturat ndërkombëtare sa u takon festimeve të fundvitit.

Duke u ndalur tek këta tregues numri një i departamentit  të mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati, konfirmoi dje se prezenca e grimcave pm2, grimca të dëmshme për organizmin e njeriut, janë ulur krahasuar me 2 vite me parë (duke përjashtuar këtu natën e ndërrimit të viteve ku ndotja e ajrit pësoi rritje). Por në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Evropian shifrat aktuale të ndotjes së ajrit janë ende në nivele të larta.

Konkretisht raporti më i fundit i ISHP-së vë në dukje se  grimcat e pluhurit kryesisht në Tiranë llogariten në 20.07 mikron, ndërsa normalja e vendeve të BE-së është 15. 00.  Krahas ndotjes së ajrit, rritje është shënuar edhe në nivelin e ndotjes akustike, e cila ka arritur deri në 90 decibel, nga 55 që është dhe kufiri maksimal sipas vendeve të BE-së.  Më tej, ekspertët e shëndetit shtojnë se këto ndotje bëhen përgjegjëse për rëndimin e shëndetit të popullatës duke shtuar bilancin e sëmundshmërisë në vend. Ndaj u është bërë thirrje të gjitha institucioneve që të marrin masa që të ndërhyjnë sa më shpejt kundrejt uljes së nivelit të ndotjes.

Pranvera Kola January 15, 2013 21:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim