Fistikët, ”miqtë” e shëndetit tonë

December 6, 2017 14:19

Fistikët, ”miqtë” e shëndetit tonë

Fistikët janë shumë më tepër se sa një shoqërues ato janë të shëndetshëm për tu ngrënë në një aperitiv.

Fistikët janë një ushqim i pasur me proteina, kalium, vitamina K, vitamina E dhe ngjyra e saj e jashtëzakonshme, jeshile dhe vjollcë, tregon për një sintezë të përsosur midis arotenoideve, e çmuar si antioksidant, dhe flavonoidet, anti-inflamatorë aleatë të mirëqenies.

Ndoshta nuk e dinit, por fistikët, tashmë të kultivuar që në prehistori, e kanë prejardhjen nga Lindja e Mesme e veçanërisht në Persi. Pema e Fistëkut shkon në rreth 6 metra lartësi, ndërsa jetëgjatësia e saj mund të shkojë edhe deri në 300 vite.

Përveçse që është një përbërës i rëndësishëm në pjatat tona, ai është gjithashtu një mik shumë i mirë i shëndetit tonë. Prandaj le të zbulojmë vetitë e tij të jashtëzakonshme.

Miq të dietës: Fistikët ndihmojë për të kontrolluar peshën e trupit për shkak të përmbajtjes së rëndësishme të fibrave.

Mirupafshim plakje: Fistikë kanë një veprim anti-inflamator pasi përmbajnë proanthocyanidins, një antioksidant shumë më i fuqishëm se vitamina C dhe E.

Ndihmojnë në uljen e kolesterolit: Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit duke ju ndihmuar të keni edhe një zemër më të shëndetshme. Disa studime tregojnë se konsumi i rregullt i fistikëve (rreth 30 gram në ditë) ul kolesterolin total me deri në 10.1%.

Ul nivelin e sheqerit në gjak: Konsumi i rregullt i fistikëve është i dobishëm në trajtimin e pacientëve me diabet tip 2. /ATA

December 6, 2017 14:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*