Fitimtarë në rrugën e heroizmit

June 29, 2018 11:24

Fitimtarë në rrugën e heroizmit

Me rastin e 74-vjetorit të formimit të Brigadës së 15–të Sulmuese

Nga Dhimitër Shtëmbari

Në zbatim të vendimeve të Kongresit historik të Përmetit vazhdoi zgjerimi i pandërprerë i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nëpërmjet shtimit dhe hedhjes në veprim të brigadave të reja partizane. Kështu, më 29 qershor 1944, sipas Urdhërit të lëshuar prej Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, Enver Hoxha, u krijua Brigada XV Sulmuese Partizane.

Ndërsa ishte në fshatin Protopapë gjatë ceremonisë përuruese si njësi e re luftarake, vjen lajmi i rrufeshëm se nazisto – ballistët kishin nisur dhe vazhdonin të bënin reprezalje mbi popullatën e fshatrave të Oparit e të Mokrës. Ashtu e rreshtuar për inaugurim, Brigada u nis pa më të voglën vonesë për në frontin e luftimit. Dhe nuk qe e lehtë teksa duheshin të ishin bërë organizimet e plota, deri te nënrepartet. Por vetëdija e lartë atdhetare qëndronte mbi çdo gjë.

Mbas gati një muaj më vonë, konkretisht mbas plot 26 ditë e netë luftimesh të përgjakshme, pikërisht më 25 korrik u bë organizimi i plotë në Qafën e Panjës, afër Gurit të Kamjes së Pogradecit. Kësisoj, Brigada e 15 – të Sulmuese u përfshi në radhët e njësive të tjera të mëdha partizane tamam në kulmin e Operacionit të Qershorit dhe Mësymjes së Përgjithshme të Armatosur!

E formuar prej partizanëve trima të çetave e të batalioneve të Qarkut të Korçës: nga batalioni “Hakmarrja”, “Fuat Babani”, “Skënder Çaçi”, “Tomorri”, “Reshit Çollaku”, “Rinia” etj., kjo Brigadë fillimisht përbëhej nga 750 partizanë e partizane, prej të cilëve 53 ishin shoqe. Shumica e atyre që përbënin efektivin e njësisë së re të UNÇSH – së ishin luftëtarë me përvojë, të sprovuar në sa e sa luftime të mëparshme! Muaj më pas kjo njësi e lavdishme u zgjerua me shumë më tepër partizanë. Kështtu, në ditën e çlirimit të Tiranës kjo numronte një efektiv prej rreth 2000 partizanesh.

Në drejtimin e Brigadës së 15 – të Sulmuese u emëruan kuadro të aftë e guximtarë: Komandant – Teki Kolaneci (Hero i popullit), komisar – Shahin Ruka, zëvendëskomisar – Vaskë Koleci, përgjegjës i sektorit politik – Myftar Tare, përgjegjës i propagandës – Misto Treska, përgjegjës i Rinisë – Minella Trebicka, intendent i Brigadës – Gaqo Kollumbi e të tjerë.

Komandantë e komisarë batalionesh u caktuan Hamdi Babani, Petraq Titani, Meço Starja, Kiço Kasapi, Nexhip Hyseni, Vangjel Vithkuqi, Kristo Mushi, Sabri Ruçi dhe tjerë drejtues të nënreparteve. Të gjithë ishin njerëz të vendosur për çështjen e Atdheut. Ka sot disa pseudohistorianë, që orvaten të nënvleftësojnë personalitetin e këtyre kuadrove, duke i konsideruar të pashkollë (!), por e vërteta është krejt ndryshe: të gjithë këto kuadro kishin mbaruar “shkollën” e atdhetarisë, “shkollë” që u kishte ngulitur në ndërgjegje mësimin e madh, se pushtuesit e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre mund dhe duheshin shporrur vetëm me pushkë.

Këtu le të hapim një parantezë: Teki Kolaneci pat krijuar Çetën e Parë Partizane në Gorë që më 27 prill të vitit 1942. Pikërisht në pyllin e Kolanecit qenë bashkuan djem trima nga qyteti i Korçës, nga fshatrat e Fushës dhe nga Gora.Talenti i këtij komandanti patriot spikati sidomos në Gurin e Kamjes në luftimet e zhvilluara gjatë 10 -14 dhjetorit të vitit 1943 kundër gjermanëve e ballistëve. Në këto luftime, edhe pse i plagosur, Tekiu u bë shembull i gjallë heroizmi për tërë partizanët.

Komanda e Përgjithshme e UNÇSH – së i ngarkoi Brigadës së 15-të Sulmuese Partizane detyra të rëndësishme dhe me përgjegjësi operative, që, në kuadrin e planit strategjik të Shtabit të Përgjithshëm, të vazhdonte kundërmësymjen që kishte filluar Brigada e lV Sulmuese dhe Brigada l Sulmuese në qarkun e Korçës. Këto të fundit, të inkuadruara e në përbërje të Divizionit të Parë Sulmues, ishin larguar për në Veri të vendit, në plotësim të detyrave të tjera luftarake, sipas Urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH – së.

Detyra e afërt dhe e menjëhershme e Brigadës së 15 – të Sulmuese ishte mbyllja e rrugës automobilistike Korçë – Pogradec – Qafë – Thanë, si dhe organizimi i sulmeve të pandërprera kundër nazistëve në rrugën Strugë – Qafë Thanë – Qukës e kthim, detyra të cilat i realizoi plotësisht!

Pas çlirimit të qytetit të Pogradecit, Brigada e 15 – të Sulmuese Partizane kreu veprime të shumta e të guximshme luftarake në Shqipërinë e Mesme, kryesisht në Librazhd, Elbasan, Qafë Kërrabë e, më pas, i vazhdoi këto veprime duke ndjekur këmba – këmbës forcat armike që kalonin në drejtim të Peqinit.

Për t’u përmendur janë disa prita të organizuar nga kjo Brigadë, gjatë së cilës qenë zhvilluar luftime të përgjakshme kundër nazistëve gjermanë. Qëndresa stoike dhe, njëherësh, sulmi heroik partizan kundër pushtuesve nazistë përgjatë gjithë rrugës Korçë – Pogradec – Elbasan e Qafa Kërrabë, si dhe kundër forcave xhandaro – balliste që godisnin pas shpine kanë mbetur faqe lavdie në historikun e kësaj njësie të UNÇSH.

Është interesant të vihet në dukje, se të ashtuaquajturit nacionalistë hanin e pinin, por edhe marshonin e luftonin për llogari të nazistëve gjermanë. Të detyruar nga situata që kishin krijuar vet xhandaro – ballistët, edhe pse u qe bërë thirrje që të shkëputeshin prej gjermanëve, partizanët u vunë pushkën. Në këto kushte, gjatë kësaj lufte të rreptë partizanët arritën të të çarmatosnin mbi 2000 forca xhandarësh e ballistësh.

Theksojmë, se po gjatë këtyre luftimeve u bë e mundur që të kapeshin robër mbi 200 nazistë gjermanë. Armikut iu shkatërruan dhe iu dogjën mbi 180 makina transporti e mjete të blinduara, ndërkohë që iu zunë edhe shumë armë, municion dhe materiale të tjera ushtarake.

Përsa i përket përmasave të medha dhe, sidomos, dëmeve të shkaktuara armikut, ky aksion është vlerësuar si një nga pritat më të mëdha e më të rëndësishme që ka kryer UNÇSH gjatë tërë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Aq jehonë bëri kjo luftë atyre kohëve, sa që rezultatet e saj janë trajtuar edhe në një buletin të posaçëm luftarak të Komandës së Forcave Aleate të Mesdheut.

Kudo që luftoi e veproi, Brigada e 15 – të Sulmuese heroike kontribuoi konkretisht edhe për krijimin dhe organizimin e Këshillave NÇL, si baza të Pushtetit Popullor.

Fushave të luftës, në sulmet heroike kundër nazistëve gjermanë dhe, herë – herë, edhe kundër bashkëpunëtorëve të tyre të deklaruar – ballistëve, ranë për të mos vdekur asnjëherë 54 partizanë e partizane, mes të cilëve edhe komandantë e komisarë. Ndërkohë, u plagosën edhe 150 të tjerë.

Ndërsa kujtojmë me nderim përvjetorin e krijimit të Brigadës së 15 – të Sulmuese Partizane, nderimi më i parë shkon te ata që derdhën gjak e mbetën flamur të shpalosur lavdie. Do të mbeten të paharruar në breza dëshmorët Rrahman Beragozhdi, Ahmet Begolli, Dajlan Topçiu, Dhori Madhi,

Estref Meka, Fejzulla Dinga, Gaqo Tereziu, Giuzeppe Caparani (italian), Gavril Pepllo, Haxhi Myrtezai, Hamit Dangoj, Hodo Skënderi, Hiqmet Tahirka, Hilmi Zaçe,Hysen Spaho, Ibrahim Sharka, Jovan Shegani, Koço Mele, Koli Kolemerko, Kosta Niço, Minash Vako, Nevruz Fejzullahi, Pandi Qirjazi, Piro Grazhdani, Sabri Pepoci, Selfo Xhuti, Shaniko Jupasi, Thomaidha Xhaçka

Veli Kreka, Xhafer Kodra e të tjerë.

Është e nevojshme t’i përsërisim brezit të ri, se partizanët e të gjitha brigadave sulmuese dolën vullnetarisht në luftën për çlirimin e atdheut, pa pretenduar asnjë lloj shpërblimi, me bindjen e patundur se do të mund të jepnin edhe jetën në shkëmbim të çlirimit të Atdheut. Se sa kanë qënë dimensionet e kësaj lufte vërtet heroike, që zhvillohej në kuadrin e luftës që zhvillonte Koalicioni i madh Antifashist Botëror, le të japim pak fakte nga Brigada e 15 – të Sulmuese: Veprimet luftarake të kësaj Brigade u kryen në një territor rreth 4000 km2. Ajo çliroi Pogradecin e Elbasanin dhe mori pjesë në çlirimin e Tiranës, duke dhënë një kontribut të madh në Betejën e Mushqetasë.

Po kështu, në luftime të ashpra kjo Brigadë asgjësoi rreth 800 ushtarë e oficerë armiq, zuri robër 205 gjermanë, shkatërroi dhe dogji mbi 180 makina të ndryshme e mjete te blinduara, zuri shumë armë e municione dhe materiale të tjera ushtarake. Shpartalloi dhe përzuri pushtuesit dhe tradhtarët e vendit nga një territor mjaft i gjerë, që përfshinte Gorën, Mokrën, Malin e Thatë, Fushën e Maliqit, rrethin e Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit, me një siperfaqe me tepër se 4000 km2.

Historia e Brigadës së 15–të Sulmuese, si edhe ajo e të gjitha njësive të tjera të UNÇSH–së, rrezaton mësime të shumta atdhetare për sot e për të gjitha kohët: Atdheu – mbi të gjitha!

 

June 29, 2018 11:24
Komento

14 Komente

  1. Feniks June 29, 13:22

    Lavdi e perjeteshme partizaneve heroike qe sakrifikuan rinine,jeten per clirimin e atdheut!

    Reply to this comment
  2. skrapari June 29, 15:13

    Lavdi partizaneve ,jo vetem ata qe dhane jeten per clirimin e Atdheut,por edhe ata qe nuk jetojne me,pasi i dhuruan jeten ketij vendi per te prure lirine. Ata qe jane ende gjalle u perulemi me nderim sa here ndodhemi para tyre. Teki Koloneci – “Heroi i popullit’ u be tmerri i armikut e sidomos i ballisto-zogisteve. Dikur kam lexuar nje tregim ku i kushtohej nje pionieri nga fshatrat ,ne mos gabofsha Grabove qyhej. Ai pa se ballistet qe zaptuan fshatin,nuk po linin kotec e sepete pa kontrolluar. Vendosi e shkoi shtepi me shtepi ku ishin ballistet e u thoshte: ” Tani sa degjova nje fshatar qe thoshte se Teki Koloneci me brigaden po mbrrin ne fshatin tone” E ballistet ia mbathnin me te katra ,duke harruar edhe pushket” Edhe emri i Teki Kolonecit i tmerronte “trimat” e ballit. Respekte Dhimiter edhe per shkrimet tuaja ,te cilet pasqyrojne ate epope te lavdishme te LANC.

    Reply to this comment
    • ELIOT July 2, 12:38

      Or skrapar ;;;; Akoma me barcaletat e enverit jeton more i varfer nga trute ;; Une kisha nj shok tek 21 dhjetori qe thonte shpesh ;;;; Te lindesh budallah ;;; nuk eshte krim po te vdesesh budallah eshte krim mekate ;;;dhe me duket se ty te pershtatet shume ;;; shume mire kjo fraze ;;;;e popullit ;;tete de bite ;;;Viva la demokracie vive la liberte qe me enver hitlerin nuk existonte ;;;viva Albania pa bolshevike si ne vendet me te civilizuara ne bote ;;;;;

      Reply to this comment
  3. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) June 29, 19:36

    Faleminderit dhe rrespekte i nderuar Dh Shtembari,qe na revokon ato bigada herroike,si Brigada e 15-te S,qe ju na beni te jetojme me ato, vite heroike ngadhnjyese.
    Si tej oqeanit me lejoni permes jush,te feshendes gjithe “Pasuesit Veterane” te atdheut tone,per veprimtarine e tyre atdhetare e ngritien lart,te VEPRES te paradhesve te tyre. Tej atdheut aktualist jetojme dhe me kujtimin dhe vepren e tyre rrojme.
    I perjetshem kujtimi tyre.
    Si ne prag te “10 Korrikut”ngjaries me te shenuar te Ushterise sone partizane,ju uroj veprimtari pasuesve.

    Pasuesi veteran
    Dh Xhoga.(Guri Naimit D).

    Reply to this comment
  4. VFLP June 29, 21:24

    Lavdi deshmoreve te LANCit!
    Lavdi vepres se tyre heroik!

    Lavdi brigadave Partizane te popullit shqiptate qe morren pjese perkrah forcave aleate ne Lüften e II Boterore!

    Lavdi Veteraneve te LANCit!
    Atyre qe luftuan kunder okupatorit te huaj dhe veglave te tyre ballisto-legaliste, por dhe punuan dhe sakrificat per ndertimin e Shqiperise se Re, per Emanzipation e popullit shqipetare per TA nxjerr nga mjerimi e prapambetur!

    Reply to this comment
  5. Dn June 30, 03:37

    Me 29 qeshor 44….
    Dmth kur lufta mbaroj ne balkans u krijuan brigadat..sikur gjeneralet e UCK kjo pune e lavdise se tyre…

    Reply to this comment
  6. ELIOT June 30, 07:41

    KUR ENVERI FORMOI KETE BRIGADE LUFTA NE BOTE PO MBARONTE … ENVERI E FORMOI KETE BRIGADE PER TE LUTUAR RIVALET E V ETE DHE PER TE MARRE QEVERIN ME DINAKERI DHE PISELLIQE …KETO COBANE NGA PERETI AS SE KANE SHKREPUR ASNJEHEE PUSHKEN MA HA MENDJA … KETO IDIORIZMA TREGOJANI LOPEVEVE KATNARVE DEBILAVE … SAKIFOCA PER NDERTIMIN E SHQIPERERISE ..JE DEBILA APO I CMENDUR ..V F L P … KUR EUROPA U ZHVILLUA ENVERI YT NA I BERI ME RRACIONE USHQIMET ..KEE E QUAN ZHVILLIM EMANCIPIM DEBILA ANALFABET …VETEM GJATE PERIODES SE LUFTES NE EUROPE I BLENIN USHQIMET ME COPA LETRASH SI ME ENVERIN CFARE ..LUFTE BERI ENVERI ME PARTIANET ..????? LUFTEN E BENE AMERIKA ALEATET MORE COP IDIOTASH ..MOR ZGJEBSA .. ME ENVERIN EDHE NJE FURCE DHEMBESH DUHEJ TE PUNOJE GJITHE DITEN PER TA BLERE …. SE ISHIN CDO GJE SHTREJTE ?? KAFSHE ME FYTYRE NJEREZISH …BAJGA E DEMOKRACISE SE LIBERTESE … JU JENI BAJGAT E BOTES …. DHE ENVERI ISHTE MUTI I ZEZAKEVE DHE ARABEVE …

    Reply to this comment
  7. Nunuja nga Cepani June 30, 10:21

    Bravo ELIOIT! Ku paske qene deri tani . Ju thoni te verteten e jo ata qe u fershelleu plumbi te veshi. Pa le ata qe u vrane. Edhe xhaxhai im me ka gynjyer i poshtri. Po ku ta dia une se paska nje Eliot q i ditka gjerat me aktesi. Po duke lexuar komentin ,jam i bindur se ke folur tamam si thot poulli : “Tamam si e ema e Zeqos ne maje te thanes” Apo ndryshe: ke folur nga zverku. Komentintuaj edhe nje femije i klasesse trete fillore do te qeshi me budullalleqet qe shkruan….. Vazhdo se e ke ne terezi.

    Reply to this comment
    • ELIOT June 30, 18:18

      MORE NUMJA COBANI …… ELIOTI E KA LEXUAR NJE 100 HERE HISTORINE E VERTETE TE LUFTES SE 2 BOTERORE MORE I MJERE … E KAM STUDIUAR NE GJUHEN E MOLIERIT DHE NE GJUHEN E LEONADO DA VINCIT ..PRANDAJ I VAFERI NGA CEPANI ANALFABET QE JE ..EDHE UNE TIRONS KISHA 2 XHAJALLARE PARTIZANE ????? DHE ME KANE TREGUAR SE SE SHKREPEN KURRE …SEPSE GJERMANET E HUMBEN LUFTEN MORE GOMAR ..NE 1942 AMERIKA I PERZURI NAZISTAT NGA AFRIKA … NE 1943 MOREN MALTEN ITALINE DHE E VAREN DUCEN ME KEMBE SI LOPE … NE 6 QERSHOR TE 44 ALEATET ZBARKUAN NE NORMANDIE DHE DHANE GRUSHTIN E FUNDIT VENDIMTAR HITLERIT ….. ISHTE ZBARKIMI ME I MADH QE BOTA KURREE SE KISHTE PARE COPE FSHATARI .. ME LLOGJITIKEN E TYRE ALEATET E VUNE POSHTE HITLERIN … DHE RUSET NE 1943 E VUNE PERPARA NAZISMIN ..DO HOLLESIRA CJAP I TRASHE APO I KUPTON KAQ SA KAM SHKRUJTUR ..KUR U FORMUAN BRIGADAT PRTIZANE LUFTA PO MERRTE FUN NE EUROPE ..HITLERI KERKOI TE MBLIDHESHIN FORCA NE BERLIN PER TE PERBALLUAR ALEATET DHE RUSE NE 6 QERSHOR TE 44 DHE ENVERI SI DINAK KELYSHE KURVE Q E ISHTE DEGJONTE LAJMET Q ALEATET I VYUNE PERPARA NAZISTAT QE DUCE VDIQ QE LUFTA I KISHTE DITET E NUMERUARA …DHE I COI COBANET ANALFABETA PER TE MARRE PUSHKET DHE …PESE SE BERI NE 41 NE 42 ENVER ZGJEBSI ..APO U FSHIHTE SI MIJE HALESH NEPER TIRONE ME KUNATIN E VET SPIUN ..DHE PRISTE FUNDINE LUFTES PER TU BERE TRIM ….

      Reply to this comment
    • ELIOT July 7, 09:09

      Nunuja nga cepani ;;; Ste ka treguar xhaja si u fshihte Enver pushti ne Tirane si mij halesh ;;; Dhe merrte leke nga kunati i vet spiun per t honger qofte ;;Se ishte rrjepacak ;;;Ste ka treguar xhaja se u vrane 10 mije djem nga Amerika nga kanadaja nga Australia vetem nje nje dite 6 qershor te 44 ne Normandie ;;;;; apo xhaja jot coban se dinte ku binte normandia ;;;; i varferi ti nga cepani ;;;Perse nuk e pyeti Enverin xjaja jot se Enver zgjebsi e shetiti Francen me dollaret e kunatit te vet ;;;;; Po ku ti dinte keo gjera xhaja YT coban ;;;; qe;; se kishte pare ndonjehre as Tironen dhe jo ;; meso gjera te verteta numuja ;;;;

      Reply to this comment
  8. Guri Naimit D(Dh Xhoga) June 30, 14:48

    Me te lumte NUNUJA prej CEPANI,ELIOTIT dhene pergjigjen e merituar.Eliotit nihilist.
    Po populli thote:-qente le te lehin karvani shkon perpara”.
    Te lumte,keshtu i duan skrapariotet-komshi…
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  9. Dn June 30, 21:50

    Guri naimit,cka lyp tij ne kontinentin amerikan tek armiqte e partise e nga atje flet per shqiperine…

    Reply to this comment
  10. demo July 1, 23:05

    Keto jane brigadat me morracake qe krijoi Serbia ne Shqiperi per te pushtuar popullin shqiptar dhe posacerisht per te pushtuar Kosoven per llogari te Serbise.

    Reply to this comment
  11. Guri Naimit D. July 2, 02:24

    Keq me vjen ,sa demode dhe poshte paske rene, i panjohri fatmiresisht “Dn”. Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*