Fitnessi në kohërat e koronavirusit/ 8 ushtrime për stërvitje perfekte nga shtëpia

April 16, 2020 09:59

Fitnessi në kohërat e koronavirusit/ 8 ushtrime për stërvitje perfekte nga shtëpia

Ndërkohë që raste të reja me Covid 19 vazhdojnë të shfaqen në vendin tonë, këshilla e autoriteteve është vetëm një: “Qëndroni në shtëpi”.

Megjithatë “qëndrimi në shtëpi për një kohë të gjatë, jeta sedentare dhe nivelet e ulëta të aktivitetit fizik mund të kenë efekte negative në shëndet, mirëqenie dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Izolimi gjithashtu është një stres i shtuar dhe sfidë për shëndetin mendor. Aktiviteti fizik dhe teknikat e relaksimit janë mjetet e duhura që ju ndihmojnë të ruani qetësinë dhe të mbroni shëndetin tuaj gjatë kësaj kohe”.

Kështu shkruhet në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila rekomandon 150 minuta aktivitet me intensitet mesatar, ose 75 minuta me intensitet të lartë fizik në javë; Ose një kombinim mes këtyre të dyjave.

Por me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi Sars-Cov 2 që ka ndikuar në çdo aspekt të jetës, pjesa më e madhe e popullsisë në botë ka hequr dorë nga shumë zakone, si shkuarja në palestër, vrapimi në ajër të pastër, etj.

E si pasojë, kujt më shumë e kujt më pak, shtimi i kilogramëve ka filluar t’i ndjehet, tonifikimi është “zhdukur” dhe dembelizimi po shtohet.

Duhet pak vullnet, por të vazhdosh të stërvitesh në shtëpi është e mundur madje domosdoshmëri, shprehet një prej trajnerëve të fitnessit në Tiranë.

“Duhet patjetër të ushtrohemi në këtë periudhë, pasi përtej të ruajturit të formave, apo perfeksionimit të tyre, na bën mirë për mendjen, por sidomos forcon imunitetin që më shumë se kurrë na duhet në këtë periudhë”, thotë Vullnet Manushi.

Ai shprehet se fakti që jeni mbyllur në shtëpi nuk duhet t’ju demoralizojë. Me vetëm pak ushtrime mund të arrini të përmirësoni gjendjen tuaj fizike.

Ja një set ushtrimesh për rritjen e rezistencës aerobike dhe forcës.

Raund 1 (4 sete)
Jumping Jacks (20 përsëritje)
Squat sumo (15 përsëritje)
Sumo Jump squat (15 përsëritje)
Reverse lunges (10 përsëritje secila këmbë)

Raund 2 (4 sete)
Sumo Jump squat (15 përsëritje)
Deadlift (20 përsëritje)
Burpee (10 përsëritje)
Lateral Lunges (10 përsëritje secila këmbë)

Pushimi mes ushtrimeve është 10 sekonda

E ndërsa është kthyer në tendencë tashmë kudo në botë dhe trajnerët personalë nuk kanë braktisur klientët e tyre, edhe Vullnet Manushi ofron stërvitje “on line” falas, përmes llogarisë së tij në Instagram.

Kështu që nëse ju duhet edhe një shtysë ekstra, programoni ditën dhe në orën 17: 30 përmes telefonit tuaj nisni të djersitni.

 

View this post on Instagram

 

Disa ushtrime te pergjitheshme qe mund ti realizoni ne kushte shtepie

A post shared by VULLNET MANUSHI (@fitnesspractica) on

o.j/dita

April 16, 2020 09:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim