Fitore historike dhe kualifikim, Laçi bën mrekullinë

July 19, 2018 19:02

Fitore historike dhe kualifikim, Laçi bën mrekullinë

 

Laçi ia doli të mbajë lart nderin e skuadrave shqiptare në Europa League, teksa eliminoi skuadrën qipriote të Anorthosis Famagustas.

Bardhezinjtë u mposhtën 2-1 me për mbysje në Qipro, por arritën të rikthejnë gjithçka në favorin e vet, në sfidën e kthimit, të luajtur në Laç.

Pjesa e parë e ndeshjes në Laç ishte e qetë, me qipriotët që qarkullonin topin dhe vendasit që mbroheshin me forca të shumta, duke mbajtur barazimin pa gola.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Prenga u zgjua rreth minutës së 60’ dhe filloi të kërkojë golin në mënyrë konstante, duke krijuar disa raste të rrezikshme.

Gjithsesi goli erdhi në minutën e 89’, ku pas një aksioni nga krahu i djathtë i sulmit, Sefgjini krosoi në zonë dhe Myrto Uzuni devijoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e kualifikimit.

Pesë minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari nuk sollën asgjë të re, pasi laçianët ngritën edhe njëherë gardhin para portës së Selmanit, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit të shënojë.

Kështu Laçi gjen fitoren e parë europiane, në ndeshjen e 12 në histori, pasi deri tani regjistronte 5 barazime dhe 6 humbje, ndërsa kualifikohet për herë të dytë në turin tjetër të Ligës së Europës.

a.s/dita

July 19, 2018 19:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*