Fitorja e 23 qershorit,një uragan nga jugu në veri kundër qeverisë së Berishës

Redaksia Online June 25, 2013 11:02

Fitorja e 23 qershorit,një uragan nga jugu në veri kundër qeverisë së Berishës

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, flet për gazetën ‘DITA’ një ditë pas fitores së madhe që kjo arriti më 23 qershor. Cilat janë arsyet që zgjedhësit e Kolonjës dhe të Korçës votuan masivisht për PS-në dhe opozitën? Zhgënjimi i demokratëve nga keqqeverisja e Berishës, votimi si uragan kundër kësaj keqqeverisjeje nga jugu në veri të vendit dhe sa janë shanset e Berishës për të përsëritur historinë e manipulimit të zgjedhjeve gjatë procesit të numërimit të votave…

 

– Zonja Arta, si e vlerësoni rezultatin në qarkun e Korçës, ku ju kandidoni dhe si shpjegohet ky rezultat befasues në favor të PS-së?

– Unë mendoj se ky nuk ishte rezultat befasues, por i pritshëm. Mobilizimi dhe puna e bërë në terren nga strukturat e partisë pa u lodhur, ardhja e emigrantëve, dhe rritja e pjesëmarrjes bëri që të rritet fryma. Unë erdha në Korçë pak kohë përpara zgjedhjeve, sepse isha në një zonë tjetër. M’u desh të mobilizohesha maksimalisht, pasi ishte një zonë e re për mua. Duke u angazhuar me të gjitha strukturat e partisë bëmë të pamundurën për ta rritur votën për PS-në. Kolonja dhe Korça janë përgjithësisht zona që votojnë Partinë Socialiste, por në vitin 2011 duhet kujtuar se ne humbëm të gjitha komunat dhe vetëm Erseka u fitua nga PS si dhe një komunë e vetme. Kjo e vështirësonte punën time si deputete, ndaj dhe jam përpjekur të kontaktoj me të gjithë banorët e zonës, tek të cilët gjeta një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me një besim se PS dhe programi i Rilindjes do të bënte që më në fund të ndryshonte perspektiva e tyre.

 

– Çfarë do të veçonit si risi të kësaj fushate?

– Kjo fushatë në të vërtetë pati shumë risi për Partinë Socialiste dhe për elektoratin. Për shembull, një risi ka qenë se në takimet e mija kanë ardhur dhe votues që s’kanë qenë më parë të PS. Kjo më inkurajonte për të kuptuar frymën e përgjithshme lidhur me votimet e 23 qershorit. Besoj që njerëzit kanë marrë pjesë, ku ne kishim angazhuar mjaft të rinj, për të ndihmuar sidomos ata që banojnë larg nga qendrat e votimit. Ka pasur vështirësi terreni për shkak edhe të problematikës së rrugëve. Në bazë të Kodit, ato qendra që kanë më pak se 200 votues nuk mund të ekzistonin më dhe na është dashur t’i sillnim në zona të tjera. Besoj se kemi bërë një punë të mirë dhe puna ime ka dashur orë të tëra në këmbë për të shkuar atje ku ka pasur pak familje dhe pak votues. Por, gjykoj që kjo punë dhe lodhje më në fund është shpërblyer me votën masive të Kolonjës, por dhe të Vithkuqit si dhe të komunës Mollas, që drejtohet nga një kryetar që ka abuzuar me pushtetin, duke kërcënuar me bukën e gojës, me heqjen e ndihmës ekonomike banorët e zonës.

– Zonja Dade, kjo fitore mund të themi plebishitare e së majtës është meritë e së majtës, apo e defekteve të qeverisjes së Sali Berishës?

– Unë mendoj se janë të dyja. Sidomos për qarkun e Korçës kjo është dukshëm evidente. Pikë së pari, flasim për një zonë që historikisht ka votuar Partinë Socialiste, por që në zgjedhjet e fundit ka pasur luhatje. Kjo është një zonë totalisht e braktisur nga qeveria, sikurse është braktisur në mënyrë të qëllimshme në përgjithësi gjithë Jugu i Shqipërisë. Banorët në asnjë rast nuk kanë parë mbështetjen e shtetit për të pasur një ndihmë në problemet e tyre, sidomos për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë. Ne kemi folur drejtpërdrejt dhe hapur me këdo që kemi takuar për të shpjeguar programin e Partisë Socialiste për blegtorinë dhe bujqësinë, por duhet theksuar se kjo është një zonë e pasur me pyje dhe atraktive për turizmin dhe në programin e Partisë Socialiste turizmi zë një vend të rëndësishëm. Është për të ardhur keq që banorët e zonave rurale janë pa asnjë ndihmë, si në infrastrukturë rrugore, për ujitjen, për bujqësinë, blegtorinë, për shkollat dhe për shëndetësinë. Mirëpo këto janë jetike për këta njerëz dhe unë në të gjitha takimet që kam bërë gjatë kësaj fushate më është dashur të shpjegoj në mënyrë të detajuar se çfarë do të bëjmë ne si parti në qeveri. Këta banorë të braktisur nga shteti dhe nga strukturat që në një shtet normal duhet të ishin në fokus të punës së tyre. Tek programi i Rilindjes unë kam parë se këtyre njerëzve u është ngjallur shpresa dhe besimi në të ardhmen. Kjo është dhe arsyeja thelbësore pse ata na votuan masivish më 23 qershor.

– Zonja Dade, të dalim për një moment nga qarku i Korçës. A e prisnit një fitore kaq të thellë të opozitës në shkallë vendi?

– Kjo është një pyetje më vend dhe unë këtë fitore e kam prekur, e kam ndier dhe e kam shprehur me bindje të palëkundur në takimet e mija elektorale. Nuk besoj se përbën ndonjë sekret po të them se kanë qenë shumë mbështetës të PD që më kërkonin t’i takoja dhe të votonin për PS. Ata ishin të zhgënjyer, tmerrësisht të zhgënjyer nga qeverisja e Berishës dhe Partisë Demokratike. Kjo ka qenë një frymë në mbarë vendin. Konstatoj me kënaqësi se shqiptarët kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të ngurta nga një forcë politike dhe besoj se kjo është një votë që i tregon shqiptarët në sytë e botës si një popull i emancipuar që di të reagojë ndaj një keqqeverisjeje. Partia Socialiste jep shpresën e qeverisjes për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve partiake. Kjo është dhe arsyeja kryesore e kësaj fitoreje të madhe që ne arritëm më 23 qershor. Kjo është fitore për të gjithë shqiptarët. Ju e dini se ne shpesh herë jemi vënë në epiqendër të kritikave të medias ndërkombëtare se nuk reagojmë ndaj keqqeverisjes. Kjo kishte njëfarë të vërtete. Por unë mendoj se kjo votë kundër Berishës është provë e një pjekurie të shoqërisë shqiptare për të reaguar fuqishëm atëherë kur duhet. Unë besoj se është reaguar edhe në vitin 2009 dhe ju e dini qëndrimin e opozitës që lidhet me atë kohë. Nga ana tjetër, kjo votë e 23 qershorit vërteton ato që ne kemi thënë gjatë këtyre viteve se Sali Berisha ka dhunuar zgjedhjet dhe që parlamenti nuk reflekton vullnetin e popullit. Madje ka qenë dhe një apel i ish-Sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton, e cila kërkoi që zgjedhjet e 23 qershorit të reflektonin vullnetin e votuesve, dhe besoj se ky është momenti që shqiptarët e treguan këtë, e përmbushën këtë mision dhe me gjithë përpjekjet për manipulime apo për presione, duket se gjithçka është vulosur përfundimisht. Mendoj se nëse zgjedhjet do të certifikohen si të lira dhe demokratike nga ndërkombëtarët që i monitorojnë nga afër këto zgjedhje, vendi ynë do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

– Mirëpo, ndërkaq, PD dhe Berisha ende nuk e kanë pranuar humbjen, madje flasin për fitore të maxhorancës aktuale. A shikoni ndonjë një rrezik për përsëritje të historive të shkuara për manipulim të zgjedhjeve?

– Tentativa e Berishës për të përsëritur historitë e shkuara për manipulime më duket mjaft mjerane. Kjo është një fitore plebishitare, është një uragan kundër qeverisë së Berishës nga jugu në veri të vendit. Këtë fitore nuk e ndal dhe nuk e errëson dot askush. Shikoj që ka tension në disa qendra të numërimit të votave. Në momentin që po flas, po shoh një individ famëkeq me emrin Bracani që po konfliktuohet me deputetin Abazi dhe me sa duket tension ka në disa zona. Por mendoj se kjo historia e pengimit të numërimit duhet ët marrë fund. Sa herë që militantët e Berishës shohin që janë të humbur kërkojnë të krijojnë incidente. Me ndërhyrjen e vëzhguesve të OSBE-së, por dhe me maturinë e atyre që janë të angazhuar në mbrojtjen e votës mendoj se do të shmangen këto incidente. Them se Sali Berisha do të detyrohet ta pranojë rezultatin, pra do ta pranojë humbjen e merituar, pasi është një rezultat i pastër dhe i thellë. Sali Berisha në asnjë rrethanë nuk mund t’i kundërvihet vullnetit të sovranit. Më në fund ai duhet ta kuptojë se koha e tij ka mbaruar.

– Ju faleminderit, zonja Arta!

 

 

 

Redaksia Online June 25, 2013 11:02
Komento

11 Komente

  1. Fleks June 25, 11:40

    Arsyeja e humbjes eshte:
    E majta perdori sistemin URIRTH!
    Qe do te thote,hodhi ne votime reth 300 mije votues me shume,se cdo here tjeter
    E kish kuptuar se nuk fitonte dot kurre,bazuar ne perkushtimin e maxhorances per shtetin dhe qytetarin ne 8 vite
    E dinte,se te dyja forcat kishin votues potencial sejcila 1.600.000 veta
    Dinte,se votonin reth 40% te tyre,nga te dyja palet
    Atehere ne heshtje,beri thirjen dere me dere:
    Cdo familje e majte,pa asnje perjashtim,te votojne te gjithe pjestaret
    Me tekniken URITH,nga reth 1.600.000 x 40%=640.000 votues.
    Hodhi ne votime 23 Qershor 1.600.000 x 60%=960.000 votues.
    Pra reth 320.000 votues me shume.,kur e dinin se te djathtet,aq dalin ne votime reth 40%.
    Ja nga e dinte Meta se do fitonte me mbi 200 mije vota.
    Ja nga e dinte Meta me Ramen,se do mernin mbi 80 deputete.
    Ata ishin keshilluar,nga keshilltaret x,y,z se nuk ka rendesi sa punon maxhoranca!
    Rendesi ka:
    TE NXJERESH TERE PJESTARET E FAMILJEVE TE MAJTA PA ASNJE PERJASHTIM,te fusin fleten ne kuti
    Pra cdo shtepi e majte,jo me 1 apo 2 vota,por 3-4 vota.Pa asnje perjashtim,te gjithe ne votime.
    Dhe ashtu ndodhi.
    E per ta kompletuar pyetja:
    Si ka mundesi qe partia e akuzuar me shume nga shqiptaret,pra LSI,na qenka votuar 300% me shume nga populli?
    Pergjigje:Sepse ndroi mjaltin(voten) e bleteve(votuesve) me sheqerin ne koshere.I futi sheqerin i mori mjaltin.
    Ose gjeni ju nje pergjigje tjeter

    Pra korrupsioni u rrit ne parlament me 300%.

    Ky eshte uragani i fitores

    Reply to this comment
    • mikela June 25, 12:31

      shqipria ia doli te fitoi,e majta e bashkuar ia doli

      sot jane ne parlament plot 85 deputete te majte,rilindja fitoi mbi rrenimin

      shqiptaret ia dolen te mposhtin cdo presion edhe cdo manipulim te mundshem,kete here ishim ne qe e mashtuam saliun,ishim ne qe treguam se nuk jemi nje popull qe ha bar

      Reply to this comment
    • katarakti June 25, 13:42

      Mos u lodh me o Fleks ziu. Pergatitu per 20 vjetet e ardhshem te “durosh” socialistet, te shohesh se si do te perparoje vendi, se do do ndalohet shkaterrimi dhe rrenimi, sesi do te harrohet urrejtja Veri – Jug, ndasite fetare etj etj. etj. etj. Ngushellime.

      Reply to this comment
  2. AMBRA June 25, 12:12

    Nje fitore spektakolare e te majtes, nga Jugu ne veri shqiperia me ne fund e kuptoi qe alternativa e vetme ishte Rilindja…..NMje fitore historike kjo per te majten dhe per te gjithe popullin shqiptare.

    Reply to this comment
  3. Ermira June 25, 12:29

    Cdo te thote ai komentusei me larte me URIRTH? Si duket eshte nga Familja e Uritheve…….Rilindja fitoi se Shqiperia duhet te rilnde patjeter.Prandaj edhe populli e votoi aq qarte.

    Reply to this comment
  4. Niku June 25, 12:30

    deklaratë për shtyp e kodrës mbas bregut: kena shpresa ke sinergjia sterrë e kaçit të ziii, qesh mirë kush qesh i pariiii

    Reply to this comment
  5. tea June 25, 12:30

    Do ta pranoje se zben humbjen Saliu se nuk ka cfare ben tjeter, shqiptaret ja dhane pergjigjen qe ai meritonte me vote, me vote masive kunder modelit te tij super te deshtuar, te cilian ai u a shiste shqiptareve ne fushate si nje model ekselent….Tani nuk i mbetet gje tjeter vetem se te pranoje kokeulur humbje e turpshe.

    Reply to this comment
  6. arbenita June 25, 12:49

    Nje urangan i fuqishem i Skuadres se Rilindjes nisi ne cdo cep te shqiperis, dhe permbysi cdo bastion, cdo parashikim te kujdo, solli nje fitore spektakolare per te majten..Rilindja nisi rrugen e saj.

    Reply to this comment
  7. chufo June 25, 14:21

    Eshte njesoj si ne vitin 1992 kur atehere rrezohet nje diktature e eger komuniste,sot pas 21 vitesh shqiperia perzuri nje tjeter diktature po ap te rrezikshme sa e para.
    Shqiperia ka hapur rrugen e re sot,ate te integrimit europian aq te deshiruar nga shqipetaret.

    Ky rezultat i dha nje mesim te mire PD se deshtuar se qendrimi ndaj demokracise nuk eshte modeli qe ndoqi ajo.

    RILINDJE RILINDJE …….RILINDJE

    Reply to this comment
  8. Fleks June 25, 15:47

    Ermira!

    Sistemi URITH,do te thote qe:

    Bazuar ne fushatat respektive elektorale,ku Berisha mblidhte me shume simpatizante se Rama.

    Bazuar ne meritat e maxhorances ne perkushtimin ndaj shtetit e qytetarit per 8 vite

    Bazuar ne akuzat nga vete PS e nga populli se,LSI ish koka e korrupsionit

    Rama me Meten e dinin se nuk i fitonin kurre zgjedhjet,ne kushte normale.

    Prandaj zbatuan tekniken URITH.

    Hodhen 20% me shume votues,ne diten e votimit se te djathtet.

    Ata e kishin mesuar,se nuk fiton ai qe punon me shume,por ai qe mbush kutite me shume me letra.

    E me tekniken URITH(ne heshtje e pa u kuptuar),ngrten nga cdo familje te majte jo me 1-2 votues por 3-4 votues.

    Prandaj thosh Meta se do fitojm me mbi 200 mije vota e mbi 80 deputete.

    CFAR KISH BERTE META QE TE FITONTE KESHTU???????

    Reply to this comment
  9. sasha June 25, 17:27

    ky eshte”” uragan, tornado, stuhi “””

    forca e popullit eshte me e madhja dhe i dha nje mesim te mire saliut

    se nuk privatizohet pushtet dhe as me dhune nuk mund te mbahet… dhe kshu e meriton kjo qeveri e korruptuar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim