FITORJA E ‘KAZANIT’

December 8, 2018 02:00

FITORJA E ‘KAZANIT’

Nga Genc Burimi

Diskreditimi i fituesve të tenderit disa dhjetëra milionë dollarësh të ndërtimit të Unazës së Re të Tiranës, nga një investigim i “kazanit” mediatik, do të mbetet në analet e historisë së ekonomisë post-komuniste të Shqipërisë.

Sa herë e mendon këtë ngjarje tragjiko-komike, nuk mund të mos ta përmbash pyetjen «si është e mundur”.

Kishim dëgjuar deri më sot histori nga më të ndryshmet me falsifikime diplomash në Shqipëri, më e bujshmja qe ajo e të birit të ish-liderit ekstremist italian, Umberto Bossi.

Por që një kompani private të shpikë totalisht një CV të saj me gjoja një përvojë 20-vjeçare në SHBA, kur s’ka as pesë muaj ekzistence për të fituar një tender 20 milionë dollarë në Tiranë, kjo as është parë dhe as është dëgjuar. Kjo është shenja më e qartë, se banditët nuk kanë qimen e frikës ndaj shtetit shqiptar, për të falsifikuar gjëra kaq të rënda, nuk kanë qimen e respektit, sikur të ishim një vend afrikan.

Ata me siguri gëzonin sigurinë se kishin përballë ose maksimumin e tutkunëve shtetërorë, ose maksimumin e mbrojtjes shtetëtore. Këto dy opsione i takon drejtësisë t’i qartësojë.

Kazani dhe Kryeministri

E rëndësishme si konkluzion i parë në këtë stad, është se me këtë dekonspiracion të denjë për një roman të Agata Kristi, apo Zhorzh Simeon, “kazani” që pikturohej në zyrat e Kryeministrisë si një shportë e mykur dhe e qelbur, merr tani konturet e një kulle qelibare vëzhgimi, nga ku gazetarë të impenjuar në maksimum bëjnë kërdinë, duke qëlluar mbi dërrat e administratës publike dhe politikës.

Ju lumtë pushka. Nuk ka leksion më të bukur demokracie.

Gazetarët janë shumë larg së qenuri engjëj. Ndodh jo rrallëherë që një pjesë e tyre punojnë për interesa private, që s’kanë lidhje me interesat e popullit. Por shpesh forca dhe magjia e demokracisë qëndron te kundërvënia e interesave kontradiktore, të kundërvënia e pushteteve legale dhe okulte, që prodhojnë përplasje me zbardhje sensacionale informacionesh të vyeshme, për opinionin publik.

Pak duhet të na interesojë se çfarë e motivoi një gazetar apo një media, t’i përvishet një investigimi të tillë. Pak duhet të na interesojë se për llogari të cilës palë, një gazetar i “kazanit”, i qepet filan politikani, biznesmeni, nëpunësi apo gjykatësi. Nëse rezultati që del nga investigimi është i vërtetë dhe me interes publik, është populli që fiton.

A qëndrojnë apo nuk qëndrojnë faktet që ngrihen? Kjo dhe vetëm kjo i kërkohet pushtetit të katërt të demokracisë, të tjerat janë pallavra.

Ministri i Infrastrukturës të japë dorëheqjen

Sinqerisht, prisja nga Edi Rama më shumë “kalorësi” për të përshëndetur si një xhentëlmen këtë triumf të “Kazanit”. Media që nuk paguhet nga taksat e popullit, i kryen një shërbim gjigant financave të popullit, ndërsa ata që paguhen dhe biles majmen për të qenë vigjilë të pronës publike, nuk dinë të thonë sot të paktën as faleminderit.

Administrata e Edi Ramës u kap turpësisht me presh në dorë, më e pakta për paaftësi, që do të kishte sjellë pasoja katastrofike dhe më e keqja për pasivitet kriminal, motivuar nga lidhje me mafian. Me këtë opsionin e dytë të merret drejtësia dhe urgjentisht.

Por përsa i përket “paaftësisë”, Rama dhe ministri i tij i Infrastrukturës nuk duhet të kishin lejuar Autoritetin Rrugor Shqiptar të nxirrte atë komunikatë shtypi, si një paçavure për t’u shfajësuar. Nuk mbulohet dielli me shoshë.

Kur “kazani” mediatik bën gafa dhe ndodh që bën, menjëherë dëgjohet nr. 1 i ekzekutivit për të sharë gazetarët me të gjitha termat dhe për t’u kërkuar përgjegjësi maksimale. Biles një ligj enkas “made in Albania”, kundra lajmeve të rreme, (paketa anti-shpifje), është në përgatitje e sipër nga kjo qeveri.

Por kur “kazani” mediatik nga ana e tij e kap Ekzekutivin shah-mat, si në rastin e falsifikimit monstruoz të një tenderi, edhe opinioni publik është në pritshmëri legjitime që ekzekutivi të marrë përgjegjësitë e veta dhe mos të fshihet pas disa nëpunësish të rëndomtë të një Autoriteti të rëndomtë rrugor, që publikon një komunikatë fyese për inteligjencën e shqiptarëve.

Një komunikatë e tipit “fajin se kemi ne, o shqiptarë që paguhemi nga taksat e juaja, që t’u mbrojmë, por fajin e kanë kriminelët që na mashtrojnë”. Revoltuese!

Ministri i Infrastrukturës duhet flakur. Ai duhet të ketë kurajon të japë vetë dorëheqjen për një arsye qartësisht të identifikuar, kur kolegu i tij në krye të Ministrisë së Brendshme dha dorëheqje për shumë më pak se kaq, për arsye të paidentifikuara….

Falsifikimi i tenderit në fjalë është ndoshta skandali më i madh që nga 1992. Si guxojnë këta kriminelë, pasi tjetër term për ta nuk ka, pa përvojën më të vogël në ndërtimin e rrugëve, të vënë dorë me mashtrime monstruoze mbi një vepër strategjike për të zaptuar shuma astronomike? Po kush do të qarkullojë në atë mbikalim që kërkonin ta ndërtonin pa ia pasur haberin, kope bagëtish apo jetë njerëzish? Është njësoj sikur t’u jepej mundësia një grupi kllounësh që s’dinë të bëjnë as akullore, për të ndërtuar një central bërthamor.

Edhe më i pakuptimtë bëhet në këtë kontekst ky justifikim trashanik, në komunikatën vetëshfajësuese të Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Kontrata e nënshkruar me këtë bashkim operatorësh për këtë lot të Unazës nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit”.

Për këta nëpunës civilë (ose për ministrin që ka inspiruar këtë komunikatë), qameti që u evitua nuk është gjë e madhe, sepse s’do të ketë dëm financiar. Sa për impaktin që mund të kishte pasur ky skandal tek siguria e jetëve të shqiptarëve, ky komponent nuk figuron në logjikën e ekspertëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Po mos të kishte qenë këtë herë “Kazani” mediatik, ky i ashtuquajtur Autoritet Rrugor dhe ministri në krye të tij, si dhe kryeministri në krye të këtij ministri, të gjithë këta bashkë do t’i kishin çuar shqiptarët që do ngisnin automjetet në atë rrugë, për lesh, në të gjitha kuptimet fjalës… Turp!

Çakejtë në anën tjetër…

E rëndësishme në këtë moment është që çakejtë e tjerë të politikës që gjenden në opozitë të mos provojnë të nxjerrin kapital politik për hesap të tyre, nga ky megaskandal. Ata të ndihmojnë në krijimin e një komisioni hetimor parlamentar dhe asgjë tjetër më shumë. Ky komision që duhet krijuar pa humbur dhe më shumë kohë, të ndërmarrë :

  1. Një investigim të të gjitha kompanive që kanë fituar tenderë të paktën mbi një milion dollarë, jo vetëm për rrugët, por në çdo sektor të ekonomisë. Dhe sa falsifikime të tjera të këtij kalibri fshihen në dosjet plot pluhur të administratës publike super-inteligjente dhe vigjilente?
  2. Të përcaktojë rregulla të reja në analizën e kandidaturave për tendera. Këto rregulla t’i japin kompetencë primordiale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe rrjetit të saj të ambasadave në botë, të verifikojnë dokumentet që paraqesin në tenderë kompanitë që pretendojnë se kanë veprimtari jashtë shtetit. Minsitria e Punëve të Jashtme të përcaktojë me ligj tarifat për këtë shërbim të detyrueshëm për çdo kompani që kërkon një certifikatë konformiteti nga Ministria e Punëve të Jashtme, ashtu si ç’ndodh me shtetas shqiptar që paguan për aktet konsullore.

Këto detaje duhet të ishin menduar që kohë më parë nga çfti politik PD-LSI sot në opozitë, por që bashkarisht krijuan me ligj më 2009 të famshmin Autoriteti Rrugor Shqiptar. Një modesti më e madhe në sulmet ndaj qeverisë në këtë dosje i duhet kërkuar sidomos LSI-së, kur dihet se ajo mban mbi supe skandalin e dështimit të privatizimit të “Albpetrolit” më 2012, kur shqiptarët u privuan nga e pakta, shuma prej 85 milionë euro, që Zv/ministri LSI i Ekonomisë duhet t’ia kishte mbajtur si garanci kompanisë fantazmë të Rezart Taçit, që nuk e kreu privatizimin.

Po ajo gafë me paratë e shqiptarëve, çfarë ishte, paaftësi apo pagrykësi? Le ta mendojnë para se t’i hakërrohen sot për krim të lartë shtetëror Rilindjes së Edi Ramës. Pa folur për “artistin” në krye të PD-së, ai i cili kur ishte ministër i Transporteve, s’kishte asnjë problem me tenderët, pasi as që nuk hapte tendera për paratë e popullit. I caktonte vetë si mbret kompanitë, siç e bëri me studion holandeze që bëri studimin e fizibilitetit për “Rrugën e Kombit”, që do të mbetet në historinë e Kombit për nga shtrenjtësia.

Janë këto fakte të njëpasnjëshme dhe të ripërsëritshme që ua bëjnë nervat kaçurrel njerëzve në Shqipëri.

Politikanët janë të parët që u sulen mediave dhe gazetarëve, duke u kërkuar që të jenë më profesionalë. Por brenda llojit të tyre ata nuk dinë të vetë-përgjegjësohen dhe të vetëkorrigjohen. Këtë presim në skandalin e radhës me tenderin e radhës dhe jo heshtjen e pazakontë të kryeministrit.

****

Botuar sot në DITA

December 8, 2018 02:00
Komento

33 Komente

  1. Kris 1 December 8, 02:39

    Perfundimi:fajtore,hajdute e te pa afte ata qe ishin dhe keta qe jane.Por Bodia qe nuk mori 85 milione dollare eshte financier i afte.
    Kali qe kapet shin lemin.Ta shije i pari rilindasi dhe pastaj te kapim kuajt e Saliut te shijme gjithe lemin.
    Cdo gje me rradhe qe te kete vend ne burgjet tona dhe per horrat e rilindes dhe teSaliut.

    Reply to this comment
    • Vladimir Dushniku,antar i PS December 8, 14:24

      Kryeministri Rama duhet ta shohe se pari veten e tij para kesaj pasqyre,se nuk eshte faji i pasqyres qe shteti i tij vjedh kaq hapur milionat e qytetareve.
      Eshte vete kryeministri pergjegjesi kryesor i kesaj katastrofe korruptive dhe kriminale,se ka rrenuar administraten qendrore dhe vendore deri ne ate shkalle sa populli eshte gjendur para nje situate te rrezikshme duke patur perballe nje shtet antipopullor qe as nuk degjon e as reagon ndaj asnje denoncimi!
      Keto jane pasojat katastrofike te se ashtuquajtures “bashkeqeverisje me qytetaret”,qe ne fakt eshte nje mashtrim i madh per te mbuluar korrupsionin galopant te zyrtareve ne pushtet.
      “DENONCONI KORRUPSIONIN” therret kryeministri,por eshte ai i pari qe nuk i deshiron keto denoncime!
      Eshte njelloj kinezerie si dikur kur kinezet na kerkonin “NA KRITIKONI SHOKE”,por qe kur i kritikoje nxiheshin ne fytyre!
      Eshte nje hipokrizi e urryer shteterore kjo ,qe ka rrenuar demokracine dhe shtetin ligjor!
      Dhe bejne te habiturin se pse ikin shqiptaret nga ky vend!
      Po ia deklaroj edhe sot kryeministrit Rama se ” Bashkia e Tiranes nepermjet UKT po vjedh qytetaret” ne shuma qe mund te shkojne ne disa miliarda leke ne vit me taksa te pa ligjeshme”,qe ne se prap hesht apo me thote se “UKT nuk varet nga qeveria” atehere ketu dyshimi duhet te jete jo me tek Bashkia ,por tek vete ky kryeminister,minimalisht i pa afte!

      Reply to this comment
      • Tani December 8, 22:26

        Asgje nuk dihet ore kazan nese kompania qe ka futuar tenderin eshte mafioze apo eshte reale duhet te provohet. Prit te perfundojne hetimet ore gazetaruc anti-qeveri. Ti kercen ne kokluzione dhe jep keshilla pa baze kur asgje nuk dihet. Kesaj i thne te vesh karrocen perpara kuajve. Genc Burimi je nje hipokrit.

        Reply to this comment
        • Partizani December 9, 01:06

          Po edhe ti Tani,mos u ngut te mbrosh padronin tend,pa u sqaruar ky fallcifikim!
          Edhe dokumentet qe dorezohen per pensionet ne ISSH nuk merren te mireqene ne se nuk verifikohen zyrtarisht nga burimi ku jane marre po zyrtarisht!
          Ne se shteti pranon dokumentet pa i verifikuar,kaq mjafton,qe te gjithe ata qe kane firmosur per dhenien e ketij tenderi duhet te arrestohen dhe te ndiqen penalisht!
          Ndersa eproret e tyre,per mungese kontrolli dhe aftesie per caktimin e tyre ne ate detyre duhet te shkarkohet se behet fjale per 18 milion euro jo pak!
          Ne se ky fallcifikim nuk do ishte kapur nga media,me siguri qe ai recepsionisti do vazhdonte punen si Sudja!
          Ne se gazetari A.Hoxha nuk do kishte filmuar vrasesit e 4 protestuesve,Rama sot nuk do ishte kryeminister,por ne burg!
          Mjafton nje rast,qe te percaktohet fajesia e zyrtareve!

          Reply to this comment
  2. alphade December 8, 02:57

    Te gjithe jane HAJDUTE me kemisha te “zeza” dhe me kollare : blu- te kuqe dhe roze…!!! Popull shqiptare cfare
    prisni ! Deboni keto banda mafioze qe kane kapur shtetin
    pushtetin dhe parlamentin e drejtesine…!
    Bojkotim total ne zgjedhjet e Qershorit ..!!! Kjo eshte rruga e vetme per t’i deskritituar keto banda mafioze ne
    syte e NDERKOMBETAREVE qe keta nderkombetare te
    binden me kalbesine e sistemit qe ekziston ne Shqiperi.,
    qe ne Shqiperi sundon mafia ne pozite dhe opozite……!!!

    Reply to this comment
  3. info analitike December 8, 03:47

    Ore keta jane vec 40 milione po atyre 1 miliarde euro PPP si do ju veje halli. Kete nuk e kuotojne vec karabushet militante qe edhe pse po i fut ne borxh per gjenerata, perseri mbrojne partine.

    Reply to this comment
  4. Arben December 8, 07:45

    Litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Reply to this comment
  5. Ylli December 8, 07:51

    Zotni Burimi….qe media jone eshte “kazan” ,kete se luan as topi !
    Por pse nuk thuhet kush e krijoi kete “kazan” ?? Me thoni ju lutem ,ne cilin vend te Afrikes media vizive dhe e shkruar eshte 80% me pushtetin ne menyre te hapur dhe cka ngelet filtron me pushtetin ??
    Me falni per fjalorin ,”derri ja qift nenen” Sali Berishes ,por 80 % e shtypit ishte kundra tij ,te pakten sipas ambasadorit me antiBerishe ,Withers.
    Kthehuni prapa ne kohe dhe shikoni se si shtypi i bente opozite Berishes dhe krahasoheni me tani.Gazetat Tema ,Dita ,Shekulli ,Sot ,Shqiptarja ,Shqip ,kishin minimuni 3 artikuj ne dite kunder Saliut ,2 kunder Shkelzenit dhe 1 kunder Argites.
    Sot shkruan kunder Rames qesharaku Fahri Balliu dhe mos o Zot Çim Peka.!!!
    Rama ne opozite ,per te marre perkrahjen e shtypit i ka ushqyer shumicen e gazetareve me favore ,si ish-kryetar i Bashkise.I njeh mire ai se clloj shushunjash te pangopura jane.Prandaj i tall ,i sulmon e i ofendon dhe keta rrine si ….MUTI !
    Me thoni nje gazetar me emer ketu qe ka zbuluar nje skandal.Edhe kur kane informacion e perdorin per te vene gjobe.
    Gallata vazhdon kur per problemet ekonomike ,te pagave ,te tenderave ,te cmimeve ,shtypi akuzon opoziten !?!?!
    Skandal eshte kjo puna e tenderit ,po skandali me i madh ne vazhdimesi eshte “kurvlleku i shtypit shqiptar ” . E keni idene se ne 28 vjet Demokraci ,ne Shqiperi nuk ka nje gazetare te vrare ??? Sigurisht qe nuk urohet vdekja askujt ,por kudo ne bote gazetaria investigative ka dhe deshmoret e saj.
    Dikur gazetaret mblidheshin te “Fideli”.Me vone te “Rogneri” .Tani vegjetojne te vilat e tyre
    Edhe diçka tjeter z.Burimi .Ai krahasimi me vend te Afrikes nuk vlen.Ne nje mbledhje qeverie te Guienes ,nje nga anetaret e kabinetit deklaroi qe nuk do behemi si Shqiperia ne dhenie konçesionesh.

    Reply to this comment
  6. Socialisti i Ndershem December 8, 08:07

    Hahahahaha. Prisja me shume kaloresi nga Rama. Hahahahaha.
    Po ai as Don Kishot nuk eshte, bile as Sanco. Ai eshte thjesht gomari i Sancos (ose jemi ne te gjithe gomere qe vazhdojme dhe e mbajme akoma).

    Reply to this comment
  7. specialisti December 8, 08:11

    O Genc Burimi
    Po pse nxjerr nje foto te tille ? E di ti qe shkrimi yt nuk ka baze krahasimi me firmen qe nxjerr ti ne foto.
    Ne foto eshte drejtuesi ligjor i kompanise ” Gjoka konstruksion”, lider ne ndertim.
    Ka marre e po punon me shpejtesi rrugen e Arberit.
    Shko shiko cfare punimesh po ben e ku eshte me grafikun e punimeve. Apo pertoni te shkoni e te shikoni qe te vertetoni qe sa te pa fytyre jeni ju gazetaret.
    Ndajini gjerat, shkrimi mund te qendroje , por nuk duhet te shoqerohej me ate foto .

    Reply to this comment
  8. mirel December 8, 08:17

    Ky e paska hallin cfare do thote PDja dhe LSIja, dhe jo cfare pislleku ka gatuar Ramuti.
    Dhe mundohet te na mbushe mendjen qe nje spordhjak mbushi nje fleter me genjeshtra dhe arriti tua hedhe qeveritareve tane “qorra” dhe te fitoje tendering 20 milione dollare.
    Si puna e Zenit dhe e biznesit te Gerdecit. Ky gazetaruci nuk e kuptoka kush qenka babushi PSist I recepsionistit 20 milionesh

    Reply to this comment
  9. Referendum per arrestimin e koleres sali December 8, 08:46

    Ne nje vend rrumpall 28 vjecar ku asnje nuk ka dhene llogari per vjedhjet shkatrrimin gallopant dhe pasurimin si sheike ,nuk mund te behet asnje hetim nga kjo prokurori dhe drejtesi e korruptuar me keq nga politikanet.
    Kur i biri botes u kap me ze e figur dhe sali berisha e mbrojti me te gjitha baterite.
    Kur nuk u denuan ata qe shkaktuan gerdecin,edhe me kete skandal do ndodhi qe ndonje ne amerik(si diveroli)do denohet ,ketu do shperblehet si bode ajazi e co.

    Reply to this comment
  10. Fuat Babani December 8, 09:03

    “Kazan” eshte fjale trendafil per median.Tamam do to shkonte gjiriz Apo qenef.Edhe kjo luftarakja Dita eshte nje nga ata.Mitat Frasheri e beri Diten te pushkatoje Edi Ramen.

    Reply to this comment
  11. Me durim December 8, 09:34

    Ky Genc Burimi eshte nje nga minat me sahat per jeten ne Shqiperi; une flase nga larg, por e kam degjuar dhe lexuar; eshte shume i perkushtuar per te pasur rremuja ne Shqiperi, se nga kush eshte ndikuar, ai e di. Ndoshta rryma nderkombtare e Sali berishes per ti shpetuar drejtesise. Po rigjallerohet agimi arte ne Shqiperi. Une keshtu e shikoj, megjithe fajet e renda qe ka dhe Edi Rama e duhet te pergjigjet per to.

    Reply to this comment
    • mirel December 8, 10:08

      Meso ndonje melodi tjeter o shoku Rililindas. U bete me sindromen e Stokholmit te gjithe si Rilindje

      Reply to this comment
  12. Bureto December 8, 09:49

    Mashtruesat kanë qenë, janë dhe do të jenë të tillë, kur gjejnë shesh. Atyre ju lumtë!
    Por shteti për këtë është, sidomos kur mashtrimi prek interesat publike, prestigjin dhe sovranitetin e shtetit, i cili ka për detyrë t’i mbrojë. Deri këtu, shteti ynë dhe qeveritë që e kanë përfaqlsuar dhe e përfaqësojnë, nuk e kanë bërë detyrën bile në mjaft raste kanë qenë palë me mashtruesit. Këto kanë ndodhur në Shqipëri, bile kanë qenë edhe me pasoja të tmerrshme tragjike, siç qe rasti i Gërdecit.
    Dhe meqë jemi këtu, ashtu si Gërdeci dhe afera e municioneve për në Afganisran, që u mbyllën edhe me mbylljen e syve nga amerikanët, edhe ky rasti i fundit, që vetëm sa është cekur, të shpien në Amerikë. Ndaj, nëse bashkëpunimi në rastin e Gërdecit me autoritetet amerikane, ishte zero, edhe kur kryeministri i kohës, Sali Berisha, e quajti gazetën më prestigjioze New York Times, ‘letër higjenike’, pa folur pastaj për drejtësinë shqiptare, lipset që me këtë rastin e fundit, qeveria krahas nxjerrjes së përgjegjësive të veta, minimumi ministri përkatës dhe drejtori i ARSh, në fillim si një akt moral, duhet të japin dorëheqjen, prokuroria për të bërë detyrën e saj pa vonesë, të kërkohet zyrtarisht dhe bashkëpunimi me FBI, për sa kohë, me apo pa përgjegjësi, janë përfshirë edhe institucione të Amerikës, si shteti Dalawer. Le të jetë ky rasti se diçka do të lëvizë për mirë edhe në Shqipëri, ku prej mëse 28 vjetësh, korrupsioni ka kapur majat, ndërsa aty peshqit e mëdhenj vazhdojnë të na përqeshin pa u bërë syri tërr !?…..

    Reply to this comment
  13. ETHEM December 8, 10:28

    KA KOHE QE NUK SHKRUAJ NE D I T E N TIME ME TE DASHUR QEKURSE KM RAMA BERI ATOGOL ME M.FRASHRIN.DHE KJO PASI BDODHI NGJARJA QE IRRITOI TE GJITHE TE MAJTET SHQPTAR E KO.
    SHKRIKI SOTEM ESHTE I NXITUARE PASI DREJTESIA NUK KA FOLUR.NDAJ MEDJET QUHEN “KAZAN”SE FLASIN ME GOJEJ E SALIUT QE SHPUF DITE E NATE.
    PER RASTIN TE MBAJ PERGJEGJSI FAJTIRI QE KA MIRATUARE FIRMEN,POR JO KM RAMA.KJO DO TE THOT TE BEJME SIÇ THOT SALIU.
    GENC BURIMI TE SHKOI TE STUDENTET E TU THOT ATYRE QE..TE SHKOJNE NE DISKO,TE MOS STUDJOJNE DHE AI SI K/MINISTER I ARDHSHEM DO U JAPI DIPLLOMA SI KRISTALI,VITRINA,ETJ.

    Reply to this comment
  14. intelektuali December 8, 11:25

    Bukur e ka thene Genci Burimi:

    KUSARI EDI RAMA NE KETE MEGA SKANDAL KUSERIE U “KAP ME PRESH NE DORE”

    por:

    Edhe Like Floriri u “kap me presh ne dore”

    Edhe Fullan Kusari u “kap me presh ne dore”

    Edhe Sali Berisha u “kap me presh ne dore”

    Edhe Lulzim Basha u “kap me presh ne dore”

    Edhe Fatos Nano u “kap me presh ne dore”

    njashtu:

    Si Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes, kur Kryeministri Ylli Bufi hapi Rezervat e Shtetit dhe deklaroi se nuk kishte mbetur asnje gram grure dhe asnje KACIDHE per te ushqyer miletin kokpalare socialist dhe komunist.

    QYSH ATEHERE?

    Si t’ja bejme me keto MEGA vjedhje te vazhdueshme te kuserise enveriste?

    qe:

    DALLOHEN NGA NJERA TJETRA VETEM NGA PERMASA E “PRESHIT”?

    qe:

    Sipas te gjitha gjasave Kampionin e mban “PRESHI” Edi Rames, cuni i Kristaqit qe firmosi ne 1988 varjen ne litar te nje disidenti, poet antikomunist,

    SI NJE MEGA REZIL I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES

    Reply to this comment
  15. Konti i Monte Krrabes December 8, 12:04

    Studentet duhet te kerkojne shkrjen urgjente te parllamentit dhe te qeverise, te behen zgjedhje te parakohshme, te dale nje K/minister profesionist i ri nga shoqeria civile i paperlyer, pastaj te zgjidhet edhe nje president i ri, po nga shoqeria civile i paster dhe asnjanes, vetem keshtu shpeton shqiperia dhe populli shqiptar nga keta gjakpires te majte e te djathte qe nuk ndjejne te ngopur dhe nuk njohin asnje gje tjeter vec parase, dollarit dhe euros

    Reply to this comment
  16. syri December 8, 12:15

    Si mund te shkruhet keshtu ky artikull! Nuk eshte e vertete ato qe shkruan ky burimi i gencit! Mediokrit na mbyten! Saliu i tille dhe kriminel.Meta medioker hajdut,Lulja e Hollandes hajdut genjeshtar vrases! Nuk mund te flitet per fakte! Jane konspiratoret e Sali-Metes!Shqiperia eshte nje kazan hajdutesh dhe llafazanesh apo dhe pertacesh! Pa moral dhe me nje qellim te sakte, se si ta vjedhin ate popull te vuajtur, qe shkon nje here me PD e nje here me PS, nje pjese me hajdutet e perhershem te Likes! Keta analiste dhe gazetare marrin urdhera apo vetem vene emrin ne artikull! Keni Tosin proletar “te perskutuarin politik”,Andin edhe ky i persekutuar, pasanike te varfer!

    Reply to this comment
  17. Tym ne Kazanin e llumit ,ndez prej Lymit December 8, 13:14

    KAQ SHUME ENERGJI ANTISHQIPTARE NE ATE VEND

    QE JU PRITI

    QE JU RRITI

    E QE SOT NGA BYTHA JU QITI

    Reply to this comment
  18. Ramos i thur vargje Tymit ne fund te Kazanit ! December 8, 13:33

    I KA DAL BASH ERA BYTHS KAZONIT

    C’KA TUBU DJEMT E RAMAXONNIT !

    KNOJN E HEDHIN VALLE DOR PER DORE

    ME SHNDRU KRYQYTETIN NE NJI SHURRTORE

    HEU BRE ! A PA DON ME BO SI AT’ HERA

    GRUMULLUE PLEHRAT SI NGAHERA

    JO ME BASH KTO PLEHRA S’VJEN KURR PRANVERA

    Reply to this comment
  19. Syrja Qarri December 8, 15:02

    Nga bashkimi i gjithe qelbesirave dihej qe vetem ere muti do te ndihej ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  20. Pergjigjia e Rams per mutrat ne halene e bashkume : December 8, 15:33

    mish dhie t’zim e gjeni vetem n’ato shpella

    e ju qe jenu aq t’urit qi po
    doni Ngjal shkoni se e ngopeni Zorren ne Jale

    Reply to this comment
  21. gjermani i fundit December 8, 16:19

    skandali eshte i pashembullt, por ne Amerike çudirat nuk bejne çudi. Harruat qe dy çuna bulevardi fituan tenderin prej 300 mln$ per furnizimin e ushtrise afgane nepermjet garantit te Ministrise amerikane te mbrojtjes? Duhet bere presion i perditshem tek Rama qe ose ministri i transportit te jape doreheqjen ose Rama ta shkarkoje. E qarte si drita e iellit, ministri duhet te mos jete me ne detyre, se nuk e beri detyren. Cfare serioziteti ka shteti perballe nenshtetasve kur çdokush mund te rregjistrohet per tender dhe shiko se çfare skandali, ia del edhe te fitoje per nje segment rrugor me pergjegjesi te madhe duke fallsifikuar kushtin kryesor qe eshte eksperienca. Per emndimin tim kjo kompani fantazme eshte krijuar enkas per te fituar tenderin dhe pastaj punen do ta bente nje firme shqiptare e nenkontraktuar, duke rrembyer plusvalencen. Korrupsion i paster, ministri ti jape vetes nje shembull minimal te sjelljes politike, te dorehiqet si çeçua.

    Reply to this comment
  22. Gimi December 8, 17:49

    Se mos do e ndertonte Recepsionisti??? Do e mdertonte salillari dhe ai tjetri kurse 18 milion ishte e atyre qe kan hap llogari ne parajsa fiskale. Prandaj kushtoi 45 milion ai tender qe 18 te ishte pjesa e luanit. Esht qep me bekimin e KM. Mos i henkshin ishallah se shqiperia esht shum e varfer. Haram.

    Reply to this comment
  23. Attention ! December 8, 17:52

    Qofsha I gabuar por ky GB ( genc burimi) sikur e ka te shkruar ne balle qe eshte nje Ediramafagos dhe me shume duket si gryka e llagemit te LSI-se qe edhe pse e kritikon ndonjehere duket qe perdor “shpate pambuku”

    *
    Nese shohim situaten ne kompleks duket qe ka filluar ne shkalle te gjere nje levizje djallezore “Rama ik” ashtu ne ne 1992 me ‘ramiz ik –un” ashtu dhe ne 2005 me “Fatosnano ik-un”
    …qe te ngjarja me grekun e vrare nga nje dore e dyshimte
    ..qe nga flaka e astirit…
    .te levizja artificjale e studenteve dhe
    se fundi na doli nje SKANDAL I TMERRSHEM….BILES ME LIDHJE usa-albania..
    .
    Ky skandal I tmerrshem I GB-se eshte molecule

    a-para skandalit te gerdecit ( armatimi shqiptar kishte vlere rreth 50 miljard dollare ne 1992) qe ishte direkt I perfshire ne menyre kriminale familja e berishorreve..

    b-para rruges korbit (kombit) qe shifra e vjedhjes ka kaluar 600 miljon dollaret ku perfshihet direkt Lul Basha..ylli I arvizuse dhe kanakari Donald luse…
    .
    c-Videos se Dritan Priftit ku miu I bodrumeve te ambasadave Ilir Monika Meta I Floririt te Krrabes bente “live” vjedhje miljona dollaresh..etj etj
    __________________

    Pra nese ka nje aresye madhore kombetare te themi sot ‘Rama-ik” eshte tolerimi criminal I tij ndaj mostrave BMMB(berish-meta-monika-basha).

    .Nuk duhet harruar se dhe paneli nderkombetar me Euro-Ameriken ne krye e kane dhjere plotesisht punen me Shqiperine ku duket hapur dhe shemtueshem mbrojtja qe po I bejne monstrave BMMB(berish-meta-monika-basha) ku ka te ngjare qe po I shterngojne bolet Rames per te kthyer ne pushtet per here te trete dhe te fundit Pinocetin e Viqidolit me djajte e tij.
    .
    Do ti lutesha cdo shqiptari
    ( arlid qorrat te hapin syte)
    qe del ne rruge per proteste
    apo Gencburimave te mediave…

    .OK kerkoni largimin dhe denimin e Rames per gafat e tij por kerkoni dhe ndeshkimin e bandes BMMB(berish-meta-monika-basha) si dhe denoncimin e dipllomacise euro-atllantike qe me veprimet & mos veprimet e tyre e kthyen Shqiperine ne territor te banuar nga shqipfoles qe jane kthyer emigrante ne vendin e tyre.
    .

    Reply to this comment
  24. Bubullimasi December 8, 18:49

    Kompania amerikane e unazes se madhe eshte nje shpikje djallezore e hajduteve profesioniste qe po na qeverisin per te xhvatur miljonat nga ne populli me i varfer i Europes. Ne qofte se prokuroria do te hetoj per te zbuluar te verteten jam i sigurt qe do te dal qe Lupeni i kesaj skeme te flliqur kriminale eshte mender kryeministri Rama ashtu sikurse Lupeni demokrat Berisha me Bashen krijoj skemen e vjedhjes kolosale ne rrugen e kombit.Ne qofte se do te zbulohen skemat qe kane perpunuar per te vjedhur keta Lupene, historia e botes do te pasurohet me nje shembull unikal qe nje klase e tere politike grabiti popullin e vete pa meshire me dhjetra vite duke e paralizuar kundershtimin e popullit me kthetrat e flliqura PD,PS dhe LSI qe diten duket sikur shqyejne njera tjetren naten llogarisn sa kane vjedhur. Mos vall me studentet duhet te ngrihet i gjithe populli qe historia te shkruaj qe mbas 30 viteve te zinje te sundimit te kryehajduteve gjetem guximin dhe shpirtin e kryengritjes dhe te organizimit per te hequr qafe keta perbindsha dinake dhe pa skrupuj,per te qene edhe ne nje popull me dinjitet, per tu qeverisur nga burra qe kur flasin tu kete lezet fjala qe thone,jo si llapaqenet qe per dite vjellin fekalen e tyre politike ne ekranet televizive.

    Reply to this comment
  25. Buzuku December 8, 19:11

    Le te puthen, le te puthen socialiste e demokrate, Sic u puthen Luli e Mnika Duke zbritur neper shkalle.

    Reply to this comment
    • Qiftelia me ca tela December 8, 19:29

      ooooo
      let ‘pithen si nga hera (RING E XHING ERING)

      si ja do feja bash ktyn’eh Pedera ,

      gjuhen me ja rras thell njani -tjetrit n’garrmaz ,

      thell e m’thell me e shti pas at’ pras ;

      me sexue me politikueeeeee heeeeeeeeeeeeeeej (RING E XHING E RING)

      ktij poplli loqe kanrit si pallohen polikant oooo me i deftueeeeeee ( E RING E XHING E RING )

      Reply to this comment
  26. Vetem gjysem dite December 8, 20:41

    Shume miq te mij qe me njohim si antienverist I stazhionuar ( jo si keto lolot e dhjeretoristev te dhjertorit qe 90 % e tyre ishin speca te kuq te halezbiberizuar) pse ja ben hallall Enverit:

    ,Sqarimi im:
    .
    Sot do te beja ate qe beri Enveri pas 1946 por jo si komunist:
    .
    Do vija tatimet per spekullantet e Lalzit dhe resurseve te Dajtit duke ja filluar me vilat e Xenit-Argites-Bashes Monikes e te ndonje PISISTI te fshehur.
    .
    Do pastroja qenefin e mediave qe nga fejzite cim pekat..fahri ballinjte fatos lubonjat dhe do hapja prape Spacin jo me shume se 100 cope
    .
    Do dizinfektoja drejtesine qe po tallen me Vetingun..
    .
    Do coja ne burgun e Burrelit Intelektualet qe nga Brisha e do perfundoja te tit vasili jo me shume se 100 cope..
    .
    Do filloja prape me fene dhe do ja filloja me Janullatosin baba mondin dhe deri tea to islamike te pjerdhur qe ngrene sumen para gjergj kastriotit..
    .
    Ne fund ketyre xhambasadoreve qe vrasesit I quajne burra shteti,,,shetteve te tyre do ti kerkoja demshperblimet per agersionin paramilitary 1946-1954
    ;;;;
    Dhe thone se Enveri ishte diktator….jo mor jo ai ishte kirurg aq famoz sa sot nese kthehet vetem nje gjysem dite e ve situaten ne kontroll duke filluar me kolonelin janulle & berishe e deri te ndonje major sherbimesh dipllomatike ..

    Të shajnë të tutë,
    o shoku Enver,
    vetëm gjysmë dite,
    dil edhe një herë!
    Vetëm gjysmë ore,
    dil e luaj fenë,
    në Shtëpinë Qendrore,
    ta pimë kafenë!
    Në Shtëpinë Qendrore,
    more Komandant,
    ku tani i parë,
    është një intrigant!
    Ty – ky shkretëtirë,
    as të shkon në mëndje,
    i ligu të ligjve,
    në partinë tënde!
    Ç’djall të tha në kokë,
    nga shpella ta nxirrje,
    të ngjiste ca shkallë,
    veç me bythëlëpirje!
    Në hatër s’të bie,
    ty mender Saliu,
    sa të ta ndjejë erën,
    do fshihet si miu!
    Rri veç pak sekonda,
    jo një gjysmë ore,
    ta çlirosh nga bandat,
    Shtëpinë Qendrore!
    Dhe mos shko aspak,
    në të tjera vënde,
    sepse një besnik,
    ke në zyrën tënde!
    Ai ta ka mbajtur,
    emrin të florinjtë,
    se ti mbi të gjithë,
    i ke skraparllinjtë!
    Ai ngjan nga ty,
    shoku Komandant,
    ndaj me të pushtetin,
    e kemi garant!
    Në zyrën e madhe,
    të shokut Mehmet,
    është djalë i Kristaqit,
    që qe deputet!
    Ai ndonjëherë,
    bën sikur të shan,
    po nga ana jote,
    kandarin e mban!
    Eh, edhe në zyrën,
    e shokut Haxhi,
    ësht’ një oficer,
    pak mustaqeli!
    Vetëm pak mustaqe,
    siç i kish Haxhiu,
    dhe për këtë punë,
    i hoqi i ziu!
    Kaq – o Komandant,
    s’kemi më ç’të themi,
    se pushtetin tënd,
    neve prapë e kemi!
    Se do të humbiste,
    kot mendoi shpellari,
    kur në mes të natës,
    të krreu nga varri!
    Tani ik i qetë,
    dhe nuk ke pse vuan,
    se këtu shumica,
    akoma të duan!
    Ka dhe që të shajnë,
    e të hedhin gurë,
    për inat të tyre,
    unë të mburr – o burrë!
    Kush habitet me keto vargje po ju jap nje shembull…le te marrim industrine e bakrit pasi aty kam punuar>
    .
    Per 30 vjet pra nga 1944-1974 ne kohen e Enverit u ngrit nga hici industria e Bakrit qe nga kerkimi-shfrytezimi e deri te prodhimi I telave elektrike….Po sot…Sa baker nxirret sa sa shkon ne buxhetin e shtetit….Hapni letrat pas 1992-it….Edhe serbi ten a kishte pushtuar do fuste ndonje te arka e shtetit…sot dalin pothuajse me humbje…Pra Saliu eshte kriminel..Rama eshte kontraversal por fajin e sistemi I Demon-kracise qe filloi ne dhjetor 1990 dhe ne vend te japin llogari keto te dhjeret e dhjetorit ..jo vetem qe po derdhin shampanje por duan ta perserisin ate murtaje saliselezbiberiste qe nen petkun e demokracise I nxorren uje te zi atij vendi,,,derisa sot mbi 70% e te rinjve duan ta braktisin ate vend….

    .

    Reply to this comment
  27. Saimir December 10, 16:14

    Per njat zot qe ma hodhen thot ky si shaqo bregu. Mendon se shqiptaret jane si dhite e Rudines.
    Cili minister, cili drejtor arrsh, cili jurist fillon nje procedure tenderimi pa ardh hisja tek ti?
    Kot per kuriozitet si KM i lekve te shqiptareve kur pave nje 26 vjecar si fatorino autobuzi qe fitoi tender 18.8 miljon, euro nuk u bane kurioz me pyet ku do ta marrin fondin e garancise te ofertes 10%. Nuk jena dhite e Rudines. Si nuk te vjen turp qe bahesh kaq palaco

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim