Fitorja ndaj Armenisë, Agolli pritet si hero në Azerbajxhan

April 1, 2015 19:50

Fitorja ndaj Armenisë, Agolli pritet si hero në Azerbajxhan

Ansi Agolli, është pritur në mënyrë madhështore në Azerbajxhan nga klubi i tij Karabak, pas fitores së Kombëtares ndaj Armenisë.

Trajneri i skuadrës, Kurban Kurbanov i ka dhuruar Agollit një orë “Rolex” . Sipas medieve azere, trajneri i ka përqafuar katër herë lojtarin kuqezi.

Klubi i ka dhuruar 32-vjeçarit edhe 100 mijë eruo për fitoren ndaj Armenëve.

Edhe tifozeria e klubit e ka pritur atë në mënyrë madhështore. Vetë Agolli, shprehet: “Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur. Kemi ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve, por edhe azerëve”.

32-vjeçari konsiderohet si lojtari i huaj më i mire që ka luajtur në radhët Karabakut, duke u shpallur dy herë radhazi, vjet dhe sivjet, kampion i Azerbajxhanit, si dhe duke i kualifikuar deri në fazën e ndeshjeve në grupe në Europa League.

April 1, 2015 19:50
Komento

8 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" April 1, 20:29

    Nje ore roleks dhe 100000 euro, inat te madh paskan azeret me armenet.
    Hallall i pac Hansi Agolli.

    Reply to this comment
  2. ErMal April 1, 20:49

    Agolli ka bere ndeshje te mire ndaj armeneve. Ishin krosimet e tij qe sollen rrezikshmerite me te medha ne pjesen e pare, ne te dyten futja e Lenjanit e zhvendosi ne prapavije. Eshte nje nga lojtaret me te mire te Shqiperise, i meriton nderimet edhe pse ato te azereve vijne nga konflikte etnike qe kane ato shtete mes tyre prej 100 vjetesh, por ne shqiptaret s’kemi pse behemi pjese e provokimeve si ajo e atij idiotit qe valviste flamurin turk para tifozeve armen.

    Reply to this comment
  3. mergimtarifv April 1, 21:57

    ErMal ! ju mendoni si duhet por fatkeqsisht politika po infekton dhe sportin e sidomos ate me popullorin si futbolli apo dhe basketbolli , ne rastin e Agollit eshte rastesi dhe keto dhurata i jepen qyu si i themi ne shqiptaret , ai flamur turk nuk duhej nxjerre ne trojet shqiptare e le me ne terrene stadiumesh shqiptare e jo me si provokim per perplasje tifozesh ku fatkeqsisht provokimi armen i nxitur ndoshta nga greket ose serbet me ate banderole te madhe ngjyre te zez ku shkruhej ;; Nuk duhet te harrojme 1915-en , ne shqiptaret apsolutisht kete fatkeqsi historike e genocid ndaj armeneve nuk kemi pse te na vihet si njolle per arsye se Pashai turk ishte me orogjine shqiptare ,Shqiperia ishte shtet me vete i shkeputur pas pese shekujsh nga sundimi otoman

    Reply to this comment
    • ErMal April 2, 12:32

      @mergimtarifv Duke qene se per shqiptaret genocidi turk ndaj armeneve nuk eshte i ndjere fare, ajo banderole nuk provokoi asnje ndjenje tek tifozet tane, aq sa nuk eshte kuptuar se kujt i eshte drejtuar ai mesazh. E kunderta ndodhi me reagimin e armeneve pas valvitjes se atij flamuri turk para syve te tyre dhe u jap te drejte, sepse edhe pas 1 shekulli genocidi mbetet nje plage e hapur per ate popull qe kerkon drejtesine e munguar.
      Shqiptaret fatkeqesisht kane harruar historine e vet dhe genocidin qe kane pesuar mbi supe nder shekuj dhe jo me te dijne qe nje Enver Pasha ideatori i genocidit ndaj armeneve e ka pas mamane shqiptare.
      Armenia per vrasjen e 1.5 mil shtetasve te saj ka fajesuar Turqine e asnjehere s’ka ngritur pretendime ndaj Shqiperise dhe ne s’kemi pse ndihemi ne faj per kete fakt.
      Po ashtu Armenia gati 100 vjet me pare ka bere lufte me Ajzerbaxhanin pikerisht per qytetin e Karabakut, ndaj dhe ndjeshmeria e ekipit te Agollit eshte kaq e madhe ndaj suksesit te kombetares tone dhe nje lojtar i atij ekipi kontribuoi ne mposhtjen e “armikut” historik.
      Nejse i shkruajta keto per te sqaruar edhe per lexuesit e tjere pse erdhen gjithe keto nderime per Agollin.

      Persa i perket sportivitetit jam i kenaqur qe djemte tane treguan fair play dhe respekt ndaj kundershtarit ne çdo moment te ndeshjes, madje edhe kur ishim ne disavantazh deri nga minuta e 70-te. Gara e ndershme eshte motivi qe duhet te mbizoteroje ne sport, politika duhet te qendroje larg.

      Reply to this comment
  4. Preng Pjetri April 2, 04:39

    Sporti arti dhe kultura jane binjomet qe bashkojne popujt kudo neper bote.Ndersa politika dhe matrapazet qe logjikisht jane mortja e popujve i ndajne dhe perqajne kombet .Krenar per Agollin tone.

    Reply to this comment
  5. SMS April 2, 15:00

    E mbajten fjalen Azeret per premjon qe i kishin premtuar Agollit, per kete kishte folur edhe shtypi azer para ndeshjes.
    Hallall i pac, sepse per ato luan.

    Reply to this comment
  6. Aleksander April 2, 17:46

    Agolli t’i gezoje dhuratat edhe pse une personalisht ato 100 mije euro do t’i ndaja me te gjithe shoket e kombetares.Por ajo qe nuk me pelqen ne kete histori, eshte qe ne si shqiptare duhet te jemi shume me te kujdesshem ndaj ndjenjave te popujve te tjere e ne kete rast te armeneve qe kane shume te perbashketa me ne,shume me teper nga ne ç’mendojme.Si do te ndiheshim ne nese dikush tjeter te sillej ne kete menyre,duke injoruar ndjenjat tona si popull ?

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" April 2, 20:09

      Ke shume te drejte, ashtu eshte, por ne rastin e armeneve, ka nje klecke.
      Armenet paten deklaruar kur luajten me Serbine, qe kur te shkojme ne Shqiperi, do te ngrejme flamurin serb. Fale kujdesit te policeve ne dogane, ky incident, nuk u be.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*