Fitues edhe pa çmim, “Shok” kthehen në Kosovë

March 3, 2016 09:25

Fitues edhe pa çmim, “Shok” kthehen në Kosovë

Ekipi i filmit “Shok” është kthyer mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë nga Los Anxhelos, ku ishin pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, ku filmi ishte i nominuar në kategorinë e filmave të shkurtër.

Pas zbritjes në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, yjet e filmit që shënoi histori në kinematografinë shqiptare, në konferencë për media, kanë ndarë momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të tyre mes yjeve të Hollywood-it.

“Kanë qenë qindra gazetarë dhe ka qenë një vend i i veçantë për fotografi dhe ajo ka qenë pjesa më e mirë”, tha Lum Veseli, protagonist në filmin “Shok”.

“E kemi përfaqësuar Kosovën në tapetin e kuq dhe është diçka e mirë, jo vetëm për mua, por për gjithë stafin dhe për çdo njeri që ka gjak shqiptari”, thotë një tjetër protagosit, Andi Bajgora.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, protagonistët që bënë krenarë gjithë shqiptarët dhe shtuan Kosovën në hartën botërore të filmit, u pritën nga familjarët dhe mediat, por jo edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. E vetmja zyrtare ishte drejtoresha për kulturë e Komunës së Prishtinës, Saranda Bogujevci.

Edhe pse filmi “Shok” nuk arriti të fitojë çmimin e madh “Oscar”, protagonistët janë kthyer si fitues.

“Është diçka shumë e madhe dhe unë po ndihem sikur kam fituar “Oscar”, thotë Andi.

“Filmi “Shok” nuk ka humbur, por ka fituar filmi tjetër”, shprehet Lumi.

March 3, 2016 09:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim