Fituese e zgjedhjeve në Xhorxha, për herë të parë një afroamerikane mund të zgjidhet guvernatore

May 23, 2018 18:31

Fituese e zgjedhjeve në Xhorxha, për herë të parë një afroamerikane mund të zgjidhet guvernatore

Për herë të parë në shtetin e Xhorxhas një grua me ngjyrë ka fituar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet që do të zhvillohen në nëntor, Stejsi Abrams mund të bëhet guvernatorja e parë afroamerikane e një shteti amerikan.

Kandidatura e saj pati mbështetje të lartë nga drejtuesit e lartë të partisë, ndër të cilët mund të përmendet Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.

Stejsi Abrams nuk ishte risia e vetme brenda zgjedhjeve të kësaj force politike.

Raundi i nominimit ka zbuluar personalitete protagonistë që nuk janë të lidhur me sistemin.

Demokratët kanë zgjedhur në jugun më konservator politikanë pa eksperiencë, gra, ushtarë dhe anëtarë të pakicave.

Ndërsa në Teksas, demokratët kanë nominuar në poste kyçe dy femra homoseksuale, një amerikano-jugore dhe një me origjinë nga Filipinet.

s.a/dita

May 23, 2018 18:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*