Fjalë fluturake në vargje

A. Duka May 6, 2016 12:29 Updated

Fjalë fluturake në vargje

U betove me kokë e me jetë,
mos pandeh se ma hodhe vërtetë!

Kur të forta gjëmojnë vetëtimat,
mos prit që të lagen lëndinat!

Aty ku lugë të artë të kanë premtuar,
përgatitu të hash veç me duar!

Kur të tjerët rrinë në kolltuk-e ti në stol,
askush s’të dëgjon-ndaj më mirë mos fol!

Kur shpifin e thonë për ty fjalë të rënda,
po dhe spiegime-mbarove-re brënda!

Besnikëria një virtyt i artë do të ngelet,
e pabesia të shkul nga themelet!

Që gjithmonë në jetë të jesh barabar,
me të marrin sillu dhe ti si i marrë!

Mjaltin e bletës kush pëlqen të hajë,
duhet të durojë dhe thumbin e sajë!

Për gruan janë stisur mijëra barsoleta,
mbasi përreth saj rrotullohet jeta!

Aromë trëndafili të ka ënda,
mos u anko pastaj po re në gjëmba!

Mos u hidh në kolltuk si kali pa kapistër,
veç bythët ke të tuat-o Ministër!

Ti çekiçin-peronën e daltën,
unë penën-bojën dhe kartën.

Nga e para po e nisëm-zëmra ime,
do bëjmë sërish të njëjtat gabime!

Kush ka fluturuar si shqipja vetëm lart,
nuk zvarritet dot në llum e në baltë!

Nga miqtë më ruaj-Zot-të jem i qetë,
armik e di kë kam-ndaj ruhem vetë!

Ai zjarr-në atë përrua,
kur u ndez-e kur u shua!

Një e tundur vithesh me nur e lezet,
shpesh më shumë se dituria çan në jetë!

Të gjitha të mirat që në jetë ke bërë,
që mos i kujtosh-t’i shkruash në rërë!

E mira po t’u bë për veten tënde,
në shkëmbin më të lartë me daltë gdhënde!

Çdo gjë po shkon vështirë e më vështirë,
akoma nuk ka lindur në Botë më e mirë!

A. Duka May 6, 2016 12:29 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*