“Fjalët e babait tim janë të shëmtuara. Nuk ka mbrojtje, as arsyetim”

August 2, 2019 21:27

“Fjalët e babait tim janë të shëmtuara. Nuk ka mbrojtje, as arsyetim”

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit është gjallëruar debati rreth racizmit, pas komenteve të Presidentit Donald Trump drejtuar disa ligjvënësve me ngjyrë të Kongresit.

Këto ditë po tërheq vëmendjen edhe letra e të bijës së ish-Presidentit Ronald Regan, e cila kritikon të atin për disa komente raciste, që ai ka bërë shumë dekada më parë.

Ajo ka kërkuar falje për qëndrimet raciste të babait të saj.

Patti Davis tha në një opinion të sajin të publikuar të enjten në gazetën “Uashington Post” se nuk e kishte menduar kurrë që do të dëgjonte një inçizim, ku babai i saj i përshkruante si majmunë delegatët me ngjyrë në Kombet e Bashkuara, thjesht sepse vota e tyre i kishte zemëruar.

Vendimi i anëtarëve të delegacionit të Tanzanisë për të votuar pro njohjes së Republikës Popullore të Kinës në vitin 1971, e kishte zemëruar guvernatorin e Kalifornisë Ronald Reagan, i cili më vonë do të bëhej President.

Menjëherë pas votimit në Kombet e Bashkuara, zoti Reagan i telefonoi Presidentit të atëhershëm, Richard Nixon.

Në bisedë ai kishte fyer rëndë delegacionin e shtetit afrikan.

“Të shohësh ata, majmunët nga vendet afrikane, dreqi ta hajë, ata ende nuk dinë të mbathin këpucë”, kishte thënë guvernatori Reagan.

Biseda ishte regjistruar nga presidenti Nixon.

Regjistrimi audio shoqëronte një shkrim për të njëjtën temë të publikuar të mërkurën në faqen e internetit “The Atlantic”.

Kur pa artikullin, vajza e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara, nuk u besoi syve. Fillimisht ajo dyshonte se materialit i ishte shtrembëruar përmbajtja. Por ajo tha se mbeti e shtangur kur dëgjoi përmbajtjen.

Një ditë më pas, ajo reagoi për veprimin e të atit me një shkrim që botoi në gazetën “Uashington Post”, ku kërkonte falje publike.

“Nuk ka mbrojtje, as arsyetim ose sqarim për atë që babi im thotë në bisedën telefonike”, shkruan Davis.

“Fjalët që ai përdor në bisedën me presidentin Nixon, nuk mund të përshkruhen ndryshe veçse të shëmtuara”, shkruan ajo.

j.l./ dita

August 2, 2019 21:27
Komento

6 Komente

  1. Kinez Kosovar August 2, 21:57

    Shume mire qe ke kerkuar falje, babai jot ka fyer majmunet.

    Reply to this comment
  2. Walter August 3, 02:59

    Ku eshte genjeshtra?

    Reply to this comment
  3. Rita August 3, 11:17

    Ndjesia shpirterore e se bijes se ish-Presidentit amerikan R Regan eshte adhuruese . Dhe pse i jati nuk eshte ne jete me ajo ne vend te heshtjes e respektit per te ndjerin babe guxon dhe denon ato fjale raciste qe artisti i filmave kauboj ( Regan ) i ka shprehur duke kujtuar se luan nje skene filmi ,,,p.sh. mbi kale e me kobure ne dore duke vrare indianet e amerikes . Rradhe kemi kesisoj intervistash ku e keqja ,dhunimi ,e krimi te denohen publikisht nga vete femijet e autoreve . Ah mos harroj dhe rastin e se bijes se diktatorit Stalin ! Tek ne qe duhet te jete nje numer i madh femijesh te bllokmeneve te ikur e falimentuar per cudi pak ,ose aspak ! A jemi nje popull “”krenar ” ??? Qe pranon cdo dhune e krim ,??? Po,, perderisa dhe me dhjetra e qindra kufoma e eshtra nuk po gjinden dhe pse u ekzekutuan nga nje dore shteterore .

    Reply to this comment
  4. mirel August 3, 12:33

    Ashtu duhet te veproje cdo qenie e qyteteruar ne menyre qe shoqeria te eci perpara.
    Ashtu duhet te bejne dhe femijet e Ballisteve dhe kolaboracioniste tradhetare, qe ngjyen duart me gjakun e partizaneve dhe bashkepunuan me Hitlerin. Ata duhet te kerkojne falje per krimet e baballareve te tyre dhe jo te sulmojne faqen me te ndritur dhe me te Lavdishme te Historise se Shqiperise moderne.
    Per tradhetine dhe bashkepunimin me nazi-fashistet duhet te pranohet gjeresisht gabimi historik i tyre ne rreshtimin ne anen e denueshme te Historise.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 3, 13:12

      mirelo, edhe kalamajte e vampireve komuniste qe derdhen gjak shqiptari per 50 vjet rresht, nuk i kemi degjuar te kerkojne ndjese per krimet makabre te baballareve te tyre, duke filluar nga ai Beqiri i Gjirokastres.

      Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE August 3, 21:15

    Po femijet e ketyre politikaneve qe po na plaçkitin e po na vrasin qe 30 vjet, jo vetem se nuk po distancohen prej veprimeve e krimeve te tyre por edhe me parate e tyre te vjedhura po shkojne anekend botes, duke bere zefe per shtate pale qejfe, krihen e lepihen dhe s’u bjen n’mend kurre per Shqiperine e coptueme e te pushtueme dhe te poshterueme me shume se kurre me pare… Hajde, dalldi, hajde, se krejt pa para I ka politika…!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*