Fjalët që shkëmbyen Ervis Martini dhe Enton Nika para vrasjes në Linzë

February 24, 2016 09:54

Fjalët që shkëmbyen Ervis Martini dhe Enton Nika para vrasjes në Linzë

Ismet Gaxherri, pronari i lokalit në Linzë të Tiranës, ku mbeti i vrarë Enton Nika disa muaj më parë tha në prokurori se nuk ishte ai shkaku i vrasjes së Nikajt.

Në dëshminë e dhënë para prokurorëve, ai tha se prej më shumë se një viti nuk komunikonte me Ervis Martinajn.

Komunikimi ishte ndërprerë pasi ai kishte shlyer një borxh, që ia kishte Martinajt.

Gaxherri tregoi se ditën e vrasjes Martinaj, së bashku me tre persona të tjerë, u ul në verandën e jashtme të lokalit, diku rreth 10 metra larg tavolinës ku ka qenë ulur ai së bashku me Enton Nikën me vëllanë e tij dhe një shok tjetër.

Kur kanë hyrë në lokal, ai i ka parë dhe ata kanë parë dhe nuk kanë folur dhe as janë përshëndetur fare, raporton “GSH”.

Më pas ai me Entonin janë çuar (pas 5 minutash) dhe kanë shkuar te ‘Brryli’, ku kanë takuar një shokun e tyre.

Ai ka shpjeguar se me të pandehurin Ervis Martinaj nuk ka pasur lidhje të ngushta shoqërore, por para disa kohësh ai i ka marrë një shumë parash borxh, pasi ka hapur një lokal në Linzë.

Këtë shumë parash ia ka shlyer pas dy vitesh dhe aktualisht nuk ka asnjë borxh këtij shtetasi.

Lidhur me faktin se çfarë i ka thënë Ervis Martinaj atij dhe viktimës Enton Nika në momentin e konfliktit, si dhe cili ka qenë shkaku i këtij konflikti, ai ka deklaruar se në momentin kur ai me Entonin janë afruar te parkimi, kanë dalë nga makina dhe janë drejtuar për nga lokali, ku kanë hasur të pandehurin Ervis me tre personat e tjerë.

Ismet Gaxherri i ka folur “Viso, ç’kemi”, ndërsa përgjigjia e tij ka qenë “Nuk kam punë me ty”.

Më pas ai ka thirrur Entonin duke i thënë “O çuni, hajde një sekondë!”, dhe i ka hedhur dorën në qafë duke i thënë: “A më njeh mua? Unë jam Ervis Martini”.

Entoni i ka thënë “Qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika”.

Ervisi ka sharë nga familja Entonin dhe më pas Mirsad Kuçana e ka goditur me grusht Entonin, ku dhe më pas e vranë.

Ai shpjegon se në konflikt ka parë që Mirsadi ka qëlluar me grusht dhe personi që është arrestuar për ngjarjen, që quhet Emiljano Tasho, ka pasur pistoletë, ndërsa personi tjetër me xhup jeshil ka nxjerrë nga çanta një pistoletë me ngjyrë të zezë dhe ia ka dhënë në dorë Mirsadit, ku dhe vetë ky person kishte në dorë një pistoletë.

Shkakun pse ka ndodhur ky konflikt ai nuk e di.

 

February 24, 2016 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*