Fjalimi i lamtumirës, Obama: Nuk ndalem këtu, do të jem me ju

January 11, 2017 09:05

Fjalimi i lamtumirës, Obama: Nuk ndalem këtu, do të jem me ju

 

“Ishte nderi i jetës time t’iu shërbeja, por nuk do të ndalem këtu. Do të jem në krahun tuaj, si qytetar”, tha Barack Obama në lot mbrëmë gjatë fjalimit të tij të lamtumirës.

Barack Obama e ka cituar Donald Trumpin vetëm njëherë në fjalimin e tij të lamtumirës.

E citoi vetëm kur premtoi se do të favorizonte një tranzicion të qetë.

Më pas në fjalimin e tij të lamtumirës Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që të mbrojnë demokracinë e tyre.

“Me pothuajse çdo masë të marrë, Amerika është një vend më i mirë, e më i fortë” nga ajo që ishte tetë vjet më parë, kur ai mori detyrën, tha ai para mbështetësve në Çikago.

Por Presidenti në largim paralajmëroi se “demokracia është e kërcënuar sa herë që merret si e mirëqenë”.

Ai iu lut amerikanëve t’i marrin gjerat në konsideratë nga çdo pikëpamje, duke u shprehur “ne duhet të kushtojmë vëmendje dhe të dëgjojmë”.

Në fjalimin e tij, ai bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve si President dhe dha mesazhin se njerëzit duhet të angazhohen dhe të luftojnë për Demokracinë çdo ditë dhe jo vetëm në zgjedhje.

Ai përshkroi tri kërcënime ndaj demokracisë amerikane – pabarazinë ekonomike, ndarjet racore dhe tërheqjen e segmenteve të ndryshme të shoqërisë në “flluska”, ku mendimet nuk janë të bazuara tek faktet.

Në mbyllje të fjalimit ai tha se kishte një kërkesë përfundimtare për amerikanët si president: “Unë ju kërkoj që ju të besoni. Jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim – por në tuajat”.

Në 20 janar, pas inaugurimit, Donald Trump bëhet zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

January 11, 2017 09:05
Komento

2 Komente

  1. proletar January 11, 10:27

    Baraku do te ngelet ne Histori
    si nje nga Administratat Amerikane
    qe ke shitur me shume Arme
    ne bote ,
    veçanerisht shteteve ne zhvillim .
    Jo keq per nje president
    qe ka marre çmimin Nobel per Paqen ,

    Reply to this comment
  2. Lesh arapi January 11, 16:42

    Para tete vitesh Amerika kishte me pak homeless qe flinin rrugeve, para 8 vitesh Amerika kishte shume me pak emigrante te paligjshem, para 8 vitesh Amerika kishte me pak vrasje dhe grabitje, para 8 vitesh jane vrare me pak police, para 8 vitesh nuk kishte shtet te Kalifatit, para 8 vitesh bota ishte me e qete se sot….. para 8 vitesh kishte me pak “flluska” se sot, ku mendimet nuk jane te bazuara ne fakte etj etj……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*