Fjalimi që vulosi humbjen e Hitlerit dhe bëri SHBA një superfuqi

May 29, 2016 09:46

Fjalimi që vulosi humbjen e Hitlerit dhe bëri SHBA një superfuqi

Ai i premtoi popullit gjerman një Rajh 100-vjeçar. Dhe kur përfundoi së foluri, Adolf Hitleri kishte krijuar me të vërtetë një perandori.

Por jo një gjermane, ashtu si kishte planifikuar, por amerikane. I ishte dashur vetëm një orë e gjysmë – për kaq gjatë, Adolf Hitleri i ishte drejtuar Rajhtagut në 11 dhjetor 1941. 87 minuta që do të ndryshonin botën përgjithmonë.

Fyhreri qëndron në podium, me zërin e qetë dhe të matur. Një heshtje vdekjeje ka rënë në sallën e mbushur plot, teksa njerëzit dëgjojnë me vëmendje, çdo fjalë që ai nxjerr nga goja.

Së pari, Hitleri u jep pjesëtarëve një informacion mbi luftën kundër Britanisë së Madhe. Më pas, ai e përshkruan veten si mbrojtësin e Europës kundër Bashkimit Sovjetik. Por pas kësaj, fjalimi zhvendoset tek Amerika.

Forca dhe intensiteti i fjalimit rriten. Zëri bëhet më i lartë, më agresiv. Ai e quan presidentin e SHBA të çmendur, teksa shpjegon se si “është qëllimi i çifutëve dhe Frenklin Ruzëveltit të tyre, që të shkatërrojnë njërin vend pas tjetrit”. Thirrje miratimi jehojnë nëpër të gjithë Rajhtagun.

GABIMI ME I MADH I HITLERIT

Dhe pastaj – mes duartrokitjeve të papërmbajtura – i vetëshpalluri komandanti më i madh në histori, vulos fatin e tij me një fjali të vetme: “Gjermania, Italia dhe Japonia do të vazhdojnë këtë luftë deri në përfundimin e saj si fitimtarë”. Me këtë fjali, Hitleri nisi një luftë në dy fronte, të cilën nuk mund ta fitojë.

May 29, 2016 09:46
Komento

5 Komente

  1. Olimpia May 29, 10:36

    Humbja e Hitlerit u vulos kur ai urdhëroi sulmin e parë të armatosur kundër Polonisë .Në kohët moderne është vërtetuar se me dhunë nuk mund të nënështrosh asnjë popull, qoftë ky edhe i varfër e i vogël.Ishte thjesht një çmënduri të pretendoje sundimin e popujve europianë , dhe sulmi ndaj B.S. e shndrroi këtë çmënduri në absurditet.Dhe këtë çmënduri e ndoqën pas 80 milionë gjermanë ‘të kulturuar’ .

    Reply to this comment
  2. Frroku May 29, 15:42

    Ai veprim i Aodlf Hitlerit mbetet enigma dhe idiotesia me e madhe e lustes se dyte boterore.

    Reply to this comment
  3. in memoriam May 29, 16:43

    Japonia hezitonte mes dy linjash politike. Linja Macuokes per lufte kunder BRSS dhe linja e princit Konoye per lufte ne Paqesor kunder USA. Fitoi linja e princit Konoye dhe Japonia hyri ne lufte me USA. Sikur te zbatohej linja e Macuokes, Japonia do sulmonte BRSS njekohesisht me Gjermanine nga Azia dhe fundi i luftes do kishte tjeter fitues.

    Reply to this comment
  4. LLL May 29, 17:17

    Hitleri premtonte se Rajhu I tij do jetonte , jo 100 vjet ,siç na thotë gazetari anonim por 1000 vjet.
    Gazetari na thotë se fjalimi I Hitlerit I dhjetorit 1941 e shpuri Gjermaninë në gropë , kurse Amerikën e bëri superfuqi ?!
    Jam kurioz të di , kush është ky gazetar apo analist , I yni apo I huaj ?
    Kushdo qoftë , është ca si shumë i lehtë nga mendja !!

    Reply to this comment
  5. ELIOT July 31, 19:22

    Perse shoku apo shoqja llllllllll lll ;;nje analist shqiptar e njeh me mire historine se nje analist historian i huaj ,,,,,,, mos don te flasesh per gazetaret e zerit te popullit ;;;; qe rrenin sa here qe merrnin fryme ;;;;;;;; luften hitlerit ja humbi ;;;sepse AMERIKANET ME NDIHME E TYRE NE ARME NE TEKNOLLOGJIE NE CDO GJE … I BENE GJERMANET TE HUMBISNIN LUFTEN …. FRANCA EUROPA CENTRALE SKISHTE ASNJE USHTRI ASNJE BRIGADE QE TE LUFTONTE NAZISTAT … DHE LOGJISTIQUA .. HITLERIT NE 39 ISHTE NGA ME MODERNET NE BOTE .. DHE AMERIKA SKISHTE USHTRI ARME .. SI SHTE PREGATITUR PER LUFTE …. NJE GJENERAL GJERMAN I KAPUR ROB … THA GABIMI JON ISHTE QE E SULMUAM RUSIN NE DIMER …. NAPOLEONI E HUMBI LUFTEN KUNDER CARIT SPSE I ZURI DIMRI I EGER … DHE HITLERI BERI TE NJEJTIN GABIM …. PASTAJ LUFTA NUK BEHEJ VETEM ME TRIMA ….. NGA ANA E LOGISTIQUES … GJERMANIA I KISHTE PLANIFIKUAR KEQ GJERAT … TANKET AVIONAT KAMIONAT DONI TI FURNEZOHZSHIN ME KARBURANT .. DHE KJO GJE I MUNGOI …. HITLERI DONTE TE SULMONE BAKUN NE FUND TE BOTES ….. VETEM SE ATJE KISHTE PETROL …. NAFTE ….DHE KJO E PENGOI TE ECTE PERPARA …. GJRMANET U SULMUAN NGA TE GJITHA ANET … SE FASHISTET FALIMENTUAN SHPEJT … DHE MOS HARRONI SE I MADHI WISTON CHURCHILL MBAJTI NJE FJALIM NE MES TE ENSEMBLESE NE AMERIKE ..PARLAMENTIT….. DHE JA BERI TE QARTE SE PA ATO EUROPA MORRI FUND … LOGISTIQUA ANGLO AMERIKANE E BERI QE LUFTA TE PERFUNDONTE … DHE MOS HARRONI SE AMERIKANET GJEMONIN 2 LEPUJ NE NJE KOHE HITLERIN DHE JAPONEZET … QE I SULMUAN PABESISHT NE ISHULLIN NE PACIFIQUE …. ….MERCI …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*