Fjalitë më të bukura të dashurisë, nga Charles Bukowski

January 5, 2018 13:16

Fjalitë më të bukura të dashurisë, nga Charles Bukowski

Henry Charles Bukowski ka qenë një poet dhe shkrimtar i njohur. Ai ka lënë pas 6 romane, disa tregime, dhjetëra poezi dhe aforizma që citohen kudo në rrjetet sociale, apo në portale të ndryshme.

Në vazhdim do të keni mundësinë të lexoni disa nga thëniet më të bukura të Bukowskit për dashurinë :

“Doja ta thoja me zë të lartë atë që ndieja, por qëndrova i heshtur nga frika se nuk do të më kuptonin”.

“Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë dhe ai person të shtrëngon akoma më fort mbrapsht”.

“Unë nuk kam nevojë për dikë që të më përsërisë vazhdimisht se do të jetë aty, se nuk do të më lëshojë, apo se nuk do të më tradhëtojë kurrë. Më mjafton dikush që në të gjitha rastet që të më dërgojë në djall, sërish të rikthehet tek unë”.

“Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal asnjë. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, dhe për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë”.

“Mua më pëlqejnë personat e hutuar, ata që sapo i përqafon duken të plotë, ndërkohë që më parë të dukeshin të thyer në mijëra copëza”.

“Mund të them se dashuria është si alkooli. E provon një herë, të trullos kokën, por sërish do një gotë tjetër, një tjetër, e kështu me radhë. Të bën të ndihesh keq, aq keq sa nuk do ta provosh më. Por, më vonë, që me gotën e parë do të tundohesh dhe nuk do të thuash dot “Jo””.

“Asnjë marrëdhënie nuk është një humbje kohe : nëse personi tjetër nuk të ka dhënë atë që kërkoje, dije se të ka mësuar gjënë për të cilën kishe vërtet nevojë”

January 5, 2018 13:16
Komento

2 Komente

  1. Hey Charli...Nji nder prurjet me spektakolare . (dankeschön) January 5, 15:55

    I madhi Bukovski …!

    Duket qarte ,se kjo permbledhje ,
    e thenjeve nga me pikantet mbi ndjenjen ,(prej Bukovskit) mbi Dashurine ,
    emocionin e te jetuarit ate perqafim e ndjesh nga afer ate pritshmeri , enderuar gjate ,nga shpirtrat e vertete njerezor ,qe ne zemrat e tyre pompojne ate te kuqe te flakt dashurie , – duhet te jet bere nga nji person …qe i ka jetuar e jeton magjine e shpirtit rebel ,shuar shpesh her nga egoizmi personal i nje zemre qe jeton gjithmon mes Flakes se emocioneve .

    Nuk mundet mos t’me ndezi emocione kjo prurje mbi Bukovskin.
    Dikur kam pas nji Motto ; Basta un sguardo per scatenare la Passione .-seshte imja (Provinienca Italiana)

    Imja eshte Heshtja e atij shpirti shqiptari i rene ne Koma ,qe ne tilla raste jep shenja jete e belbezon ;

    (Duhet te exzistonin te tille si ne Rrebele & Viktima
    ne shoqerine njerezore qe mendjet e ndritura si Bukovski ,te arrinin ne te tilla Definicione mbi ndjenjat tona )

    Ne,ishim ato zerma rebele
    disa nga viktimat e asaj ndjenje .
    Ne, qe i besuam qorr asaj dhe prej saj larg rendem,
    ne qe, vrapuam drejt fati-t e ne Grack te saj ngelem.
    Ne.
    Rebelet ,
    qe saher u larguam shpirtrat tane kurr s’e kuptuan ,
    e ne heshtje si te mpira nga ajo ndjenje ,me shume u afruan …Un & Amore .

    qe e perkedhela me ato duar e ngrohta te ndjenjes,
    qe i bertita fort Poezise e zgjata duart drejt saj me mall ,puthur ,lozur perkedhelur si femije,fjetur ne endrat e saj e befasuar ,ne ate zgjim Brutal …

    Flm per kte prurje te te madhit Bukovkci

    Reply to this comment
  2. E PABESUSHME !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! January 5, 18:30

    nganjiher ,komentojm ktu ,
    tema si kjo ,qe i takojn Literatures Boterore ,l
    apo ndjenjes njerezore ,i ndodhur ne shoqeri ,duke ngren dreken ose pir ndonji gote vere ,jo fort i koncentruar ne ate cfar shkruan dhe mbasi ke dal nji xhiro qytetit ,kthehesh ne shtepi dhe kerkon ti hedhesh nji sy ,per asaj qe ke komentuar ne temen Literature . Per cudi ,nuk gjen asnji gjurme .Por ngushellohesh kur mendon ,se je perball nji Bote mediatike ,qe funxionon ndryshe nga rest i ksaj Bote dhe se nuk njeh/ndjen asnji lloj pergjegjesie vs qytetarit qe merr kohe dhe komenton ktu ,por as njifar rresoekti per temen e hedhur vete .
    Dikur komentoja ke Tema dhe ndodhte e njejta llogjike allogjike e asaj bote .Ose censurohej sepse keshtu i thoshte kaptina moderatorit te tems ,ose ndodhte edhe me komikja qe, komentin tim e bllokonin ,sepse e Trafikonin jo vetem Idene e asaj cfar un komentoja ,por ndoshta gjithcka qe un komentoja shkruaja . Me kte nuk kerkoj qe patjeter duhet te behen te ndergjegjshem ata tipa qe s’jan apo nuk behen dot kurr ,por ,s’e kuptoj dot kte idiotesi te papare .Nqs nuk duan te komentojme X-teme , eleminoni Option-in Komento – beju i pari etj … Eshte pabesushme nji arrogance e tille ,nji mashtrim i tille me publikun .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*