Fjalori i gjepurave dhe gjykimeve të gabuara

July 11, 2018 10:11

Fjalori i gjepurave dhe gjykimeve të gabuara

Nga Arkiva

Moikom Zeqo

Ky është një fjalor i hartuar për 14 vjet me radhë, duke lexuar 20 libra në ditë, nga 2 autorë francezë: G. Beshtel dhe Zh. K. Karier.

Prej 6000 teksteve të nxjerra në fjalor u futën vetëm 2500 thënie të gabuara, të cilat, sikundër mendojnë autorët e Fjalorit, japin diçka nga shijet e kohëve dhe shekujve të kaluar.

Po japim disa nga thëniet që kanë të bëjnë me letërsinë dhe artin.

Mbi Bodlerin

Ç’shoqëri është ajo dhe ç’literaturë është ajo që e quan Sharl Bodlerin si poetin e vet?

  • de Ponmartin “Revista e dy botëve”, gusht 1861).

Një poet shumë i neveritshëm, që ka lënë pas një kritikë të mrekullueshme.

(Moris Leblon, “Revista e amatorëve të natyrës”, maj 1900)

Mbi A. de Vinji

Nga ky Vinji nuk do të mbesë gjë tjetër, veçse gjepurat me të cilat do të tallen pasardhësit.

(Zhan-Pol Vjenë, “Ditar”, 1829)

Mbi Volterin

Ajo që më çudit më shumë nuk janë librat e tij, por fakti që ato gjejnë lexues dhe bile admirues nga radhët e njerëzve që pretendojnë se janë të zgjuar.

(Abati Gijon, 1759)

Mbi Gëten e Shilerin

Gëteja dhe Shileri janë poetë të mëdhenj, por si shumë janë ngritur në qiell. Sa brilant falsë dhe sa plumb ka në kapakun e tyre të artë?!

(Kamil Sent-Saens, „Eko e Parisit“, shtator 1914)

Mbi Bajronin

Gjeniu i Bajronit, të them të drejtën, më duket thjesht budalla.

(Lui Veji, “Mendimtarë të lirë”, 1848)

Mbi Berliozin

Zoti Berlioz, jo vetëm që nuk ka kurrfarë mendimesh muzikore, por edhe kur rastësisht i vjen ndonjë mendim i tillë në mendje, ai nuk di të përfitojë.

(Pol Skudo, « Kritika muzikore dhe letërsia», 1850)

Mbi Bethovenin

Në Simfoninë e Nëntë të Bethovenit unë shoh një dëshmi të qartë të faktit, se Bethovenit i mungon krejtësisht përfytyrimi estetik dhe ndjenja e së bukurës.

(Lui Spor, 1861)

Bethoveni për mua ka qenë gjithmonë njëlloj si një thes me gozhdë, të cilin herë pa here e qëllojnë me një çekan të rëndë.

(Xhon Raskin, „Korrespondenca“, 6 shkurt 1881)

 Mbi Venerën e Milos

Sikundër Venera e Milos, ajo ngriti dorën e saj të bardhë e të ndritshme, si të prerë prej mermeri karar.

(Zhyl de Kastin, „Shtypi“, 7 tetor 1888)

 Mbi gjeniun

Të gjithë njerëzve gjenialë u pëlqen të kenë nga një tipar zbavitës. Homerit i pëlqente të quhej i verbër, kurse Çezarit – perëndi.

(M. Meri, 1860)

Mbi Molierin

Molieri duhet të mos përdorë zhargone dhe barbarizma e të shkruajë në gjuhën e rregullt franceze.

(Zhian de Labrye, 1689)

Mbi Mopasanin

 Ky njeri fatkeq, i goditur para kohe nga një paralizë e përgjithshme, meriton të zihet në gojë jo për talentin e tij shumë të pakët e të trashë, por për atë popullaritet të pazakontë, që mundi të fitojë duke iu nënshtruar krejtësisht shijeve të ulëta të publikut.

(Leon Dode, “Budallai i shek. 19”, 1922)

Mbi A. de Mysenë

Burrëria – ja ç’i mungon këtij njeriu dhe artisti.

(Ogyst Vakeri, “Profile grimasa”, 1866)

Mbi darvinizmin

Domethënë Napoleoni, Aleksandri, Çezari, Aristoteli, Arkimedi, Njutoni, Shekspiri, Homeri, Zolai, Demosteni, Ciceroni – s’janë gjë tjetër veçse majmunë me rrobë tjetër?

(Filadelf Gosilla, “Njeriu e ndërgjegjja”, 1893)

Darvini duke gjykuar për njeriun vetëm sipas anglezëve, nuk vuri re ndryshimin midis njeriut dhe majmunit.

(Lui Martini, 1895)

 Mbi impresionistët

Kur macja fillon të shëtisë mbi tastet e pianos dhe kur majmuni armatoset me palitër e bojëra – rezultati është impresionizmi.

(Albert Volf, “Figaro”, 25 mars 1875)

 Mbi Hygoin

Unë jam ndër ata lexues, numri i të cilëve rritet pa ndërprerje dhe që e quajnë famën e jashtëzakonshme të zotit Hygo si një mistifikim të jashtëzakonshëm.

(Lui Vejo, “Gjithësia”, 2.2.1842)

 Me rastin e “Të mjerëve” “Shpesh ai që e bëri ndër mend dhe e përgatit krimin është më shumë fajtor se ai që e kryen. Me librin e tij “Të mjerët” Viktor Hygoi i ka bërë shoqërisë një dëm më të madh se sa vetë të mjerëve, që u ngritën kundër saj…”

  • de Lamot, “Mendime” 1877)

 Viktor Hygoit: “Ju mund të hiqni dorë nga gjuha frënge, ajo nuk do të fyhet, sepse ju keni kohë që e shpërdoroni. Shkruajeni librin tuaj të ardhshëm në gjuhën gjermane”.

(Zh. B. d’Orevili, “Figaro”, prill 1872)

 Mbi Zolanë

Ç’pornograf ky Zolai…

(Zhibjo, “Revista e përjavshme”, 15 maj 1809)

 Ç’mund të gjesh në librat e Zolait veç gjuhës së neveritshme dhe detajeve të turpshme?

(Antuan Laport, “Zola kundër Zolait”, 1896)

Mbi Lamartinin

Lamartini nuk ka të drejtë të ankohet. Ai mbolli snobizmin dhe rriti përbuzjen.

(Gustav Plansh, „Revista e dy botëve“, korrik 1836)

Mbi Lafontenin

Lafonteni mbetet prapa Fedrit vetëm me budallallëkun e vet.

(L. de Roshfor, „Kujtime…“ 1825)

 Mbi romanin

 Vetëm damat me sjellje të lehtë pranojnë të jenë konsumatore të librave të tillë.

(Gystav Klosher, “Kujtimet e mia” 1840-1871)

 Mbi Zhorzh Sandin

Ah, madam! Një herë e një kohë ishit vajzë e rregullt. Mos shkruani më, që të keni mundësi të bëheni edhe grua e rregullt!

(P. Zh. Prudon, „Mbi drejtësinë në revolucion dhe në kishë“, 1858)

 Kjo Zhorzh Sand e përbindshme – tip e përkthyer i një qenieje disharmonike, e cila njëherazi është edhe burrë edhe grua, sikundër centauri – edhe njeri, edhe kalë.

(Zhorzh Pelladan, „Shkenca mbi dashurinë“, 1911)

Mbi Danten

Gjithçka të mirë kjo vepër e çuditshme („Komedia Hyjnore“) ia detyron kristianizmit, kurse gjithçka të keqe – shekullit dhe shijes së keqe të autorit.

(Fransua – Rene de Shatobrian, „Gjeniu i kristianizmit“, 1802)

 Mbi stilin e gazetarit

Dje, në orën dy të mesditës, autobusi pati fatkeqësinë të shtypë një fëmijë.

(Konstitusjonel” 15 korrik 1859)

 Mbi Malarmenë

Malarme, i papërkthyeshëm as në gjuhën frënge.

(Zhyl Renar, “Ditari”, 1 mars 1898)

 Mbi Floberin

Autori i “Salambos” ishte bir i doktorit të famshëm Bovari.

(Lapsus d’Emil Fage – në “Revista universale Larussit”, 1903)

 Unë do të jepja gjithë Floberin për dy qindarka.

(Leon Dode, i cituar nga Zhyl Renari në “Ditar”, 29.1.1895)

 Mbi Shekspirin

Shekspiri nuk është aspak i arsyeshëm.

(Xhon Drajzer, 1631-1700)

Në tragjedinë e Shekspirit me emrin “Othello”, vetë Otellua negër, e puth dy herë gruan e vet para se ta mbysë. Njerëzve të moralshëm kjo u duket e neveritshme. Por përkrahësit e Shekspirit mendojnë se kjo është një natyrë e mrekullueshme, aq më tepër se është negër.

(Volter, “Fjalori filozofik”)

 Mbi realizmin

 Klasicistët shkruanin për të bukurën, romantikët alternonin të bukurën me të shëmtuarën, kurse realistët përshkruajnë vetëm të shëmtuarën.

(Pol Deshanel, “Deputeti”, 1889)

 

July 11, 2018 10:11
Komento

5 Komente

  1. Ja okey ...rrespekt per punen e palodhur te Moikomit July 11, 11:23

    me kto prurje mjaft interesante
    mbi Figurat me te shquara te Letersise e Filozofise
    Boterore.

    Por,

    qe ti spjegoj njeri kto shprehje ,
    pra ti perkthej ne gjuhen e qytetarit exuesit te thjeshte
    atij te interesuarit per Artin e Filozofise

    kush e ben ktu ?

    Psh thenja e fundit Mbi Realizmin eshte nga me

    te thjeshtat per tu komentuar sepse eshte nji teme

    me te cilen perballet ne cdo epoke shoqeria njerezore .

    Thot dot dikush dicka mbi kte Thenje ?

    Sepse t’i lexosh thjeshte dhe mos kuptosh asgje
    perse behet fjale ,do ishte si nji shetitje ne kotesi 😉

    ku fshihen ata te pellasin neper media te ndryshme mbi Literature , mbi Cmime , etj pseudo .

    Perse kann frik ta provojne vehetn njiher ktu ke Blogu i Moikomit !

    Ku jeni pseudo dilni nga ato vryma ,se s’ju kafshon asnji Macok hahah

    Reply to this comment
  2. Pellazgos July 11, 14:19

    Nuk e “kuptova” Venera e Milos zoti Zeqo.
    Qe je i infektuar nga antigreqizmi kete e kam kuptuar ne shume shkrime dhe i perket grupit qe e ka percaktuar me shume te drejte Fridrih Nitche.
    Dhe ky grup “njerezish” per Nitchen nuk e kane gjetur akoma helmin per te cfarosur Greket dhe Greqine per tu “cliruar” nje here e mire.
    E verteta eshte nder,eshte respekt,eshte vete Zoti i vertete zoti Zeqo.
    Greket e Lashte apo edhe te sotem qe kane te drejten ekskluzive per Bustin e vjedhur nga Francezet Barbare e quanin Afroviti tis Milou dhe jo Venera dhe per kete vjedhje vrane rreth 200 Greke ne Portin e Pireut qe nuk donin tua vidhnin Varvaros Franceze.
    Dhe kur dihet qe quhet Mithollogji dhe jo Perrallofjale,qe perralla ne greqisht eshte Paramithos d.m.th perpara historise.
    E njejta ndodhi edhe me Barbarizmat e Parthenonit nga Barbaret angleze qe i dhane para Sulltanit,kjo eshte Evropa dhe ju zoti Zeqo.

    Reply to this comment
    • katarakti July 11, 23:50

      Po kush po e rruan per Greqine mor idiot. Greket te shikojne te paguajne ato qindra miliarda euro borxh, ate te bejne. Na çave trapin me gjithe Greqine. Nuk e ka kush ne refene. Ketu po ulej dhe shahej Volteri, Shekspiri, Hygoi e Bethoveni dhe ti po na lebetitesh se u merrka neper goje statuja e Milos. ik mor debil.

      Reply to this comment
  3. Pellazgos July 12, 16:25

    Per Greqine e rruan Epiri i Kastriotit zoti katarakti,nuk ka nevoje ta rruajne myslimanet apo katoliket e pabese,hipokrite,servile,spiune,tradhetare.
    Dhe keto pak ” poco” fjale qe shkruajta me larte “alto” jane te huaja,se nuk ka petur ndonje here gjuhe,gluhe “glosa” shqipetare.
    Pa bese do te thote vasi,base anglisht,d.m.th pa taban,pa kat te pare.
    Hipokrite greqisht Ipo kritis,d.m.th vlereson,vlere value anglisht.
    Servile do te thote servis,te jep,te ofron.
    Spiune eshte spy anglisht.
    Tradhetare anglisht taitore etj.
    Te vleresosh nje nneri te mire dhe te dobishem eshte nder,respetto,njerezore po ashtu per Greqine qe kur thone qe pa Greqi nuk ka Evrope dhe civilizim Evropiane.
    Tani eshre e drejra tende te zgjedhesh te mbetesh ne nje kasolle derri me ere te qelbur apo te marresh fryme nga Akropoli,Parthenoni.Dhimomratia etj.
    Po ta rikujtoj qe,eshte e drejta “straight” tende.

    Reply to this comment
  4. Pse Fjalor quhet ky ?! July 12, 19:25

    hahaha ,

    i shkreti tru qe di me bo vetem muuuuuuuuuuuuuuu !

    kto jane thjshte kritika ,qe ne shume raste shprehin thjeshte anen e kundert te filozofise X Filozofi ose Shkrimtari ,Mendimtari apo ..
    dhe ne disa raste thot te verteten , por per ju aty ,
    eshte teper e veshtire te deshifroni kte gjuhe filozofike ,
    ju mjafton me bo nji copy -paste diku ,sillni ktu dhe kaq ishte e gjitha .
    Referuar vetem definicionit mbi Realizmin .
    – Realiteti ksaj Bote ka qen ne cdo epoke te njerezimit
    i shemtuar ..psh – nji tip i nje definicioni mbi Realizmin ,per te tjerat sdo desha te shpreh asgje ,
    sepse minjt inteligjent , s’dalin me kercy Bel Danc
    e me diskutu mbi temen .
    Bote e mjere ,bote nastradinesh .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*