Flamur Bime reagon pas padisë: IKMT, në Gjirokastër më kërkesën time

February 25, 2015 10:02

Flamur Bime reagon pas padisë: IKMT, në Gjirokastër më kërkesën time

Kryebashiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, ka reaguar pas kallëzimit penal në drejtim të tij për një pallat shtatë katësh, të cilit i janë shtuar edhe pesë kate të tjerë në mënyrë të paligjshme.

Bime falenderon ata që e kanë mbështetur, ndërkohë që thotë se në çdo rast ka respektuar ligjin.

Madje, Bime shprehet se ka qenë vetë ai që ka kërkuar nga IKMT që ta shtrijë veprimtarinë e vet për ndërtime e paligjshme edhe në Gjirokastër.

Të nderuar miq !

Në respekt të qindra telefonatave e mesazhe të dërguara prej jush e në pamundësi për t`ju përgjigjur të gjithëve, ju falenderoj nga zemra dhe ju informoj se:

Me kërkesën time personale, më në fund IMKT erdhi edhe në Gjirokastër .

 Ky është një tregues i funksionimit ligjor e demokracisë.

Ne disponojmë të gjithë dokumentacionin ligjor që provon punën dhe aktivitetin e Bashkisë të mbështetur mbi rregullat, rregulloret e legjislacionit në fuqi.

Të gjithë dokumentacionin jemi të hapur ta vëmë në dispozicion të IMKT dhe Prokurorisë.

Jam i bindur se në të gjithë punën dhe veprimtarinë tonë jemi të udhëhequr nga respektimi maksimal i ligjit.

Ju falenderoj për mbështetjen tuaj”, shkrua Bime në faqen e tij në FB.

February 25, 2015 10:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim