“Flamur Noka ka firmosur në zyrat e UDB-së si i penduar”

Mero Baze May 24, 2016 21:11

“Flamur Noka ka firmosur në zyrat e UDB-së si i penduar”

Ky është i veti shkrim serioz për Flamur Nokën, në respekt të ligjit dhe institucioneve të shtetit shqiptar. E di që të gjithë nuk e marrin seriozisht një shkrim për të, por ky është rasti, se si në krye të shtetit e politikës shqiptare, mund të ketë depërtuar përmes rolit të “shejtan budallit”, dikush që i ka bërë shumë dëm këtij vendi.

Flamur Noka rezulton të jetë ndaluar nga policia e ish Jugosllavisë në Mars të viti 1991, dhe është marrë në pyetje nga UDB, shërbimi sekret jugosllav, për disa javë derisa është rikthyer në Shqipëri, pasi ka formosur para tyre. Gazeta Tema disponon dokumentet zyrtare, që provojnë ngjarje të cilat hedhin dritë në mënyrë të pakundërshtueshme për dy fakte.

E para që Flamur Noka është mbajtur në burg, dhe e dyta që është marrë në pyetje nga UDB, dhe nuk ka kundërshtuar bashkëpunimin me ta, por ka kërkuar që të kthehet në Shqipëri, çka është një skemë klasike e bashkëpuntorëve të UDB në Shqipëri.

Dokumentet të cilat gjenden në arkivat zyrtare në Tiranë, provojnë përmes deklaratve të vet Flamur Nokës, i cili në atë kohë përshkruhet si “Flamur Noka, nga fshati Novesoj, me shkollë të mesme, i padënuar….”. Më poshtë në dokument ka deklaratë të vet Nokës, i cili thotë se është marrë në pyetje në disa zyra të UDB dhe është pyetur për situatën në Shqipëri, e gjëra të tjera.

Tani historia është serioze. Ky njeri ka qenë Ministër i Brendëshëm i Shqipërisë, dhe pjesë e Këshilit të Sigurimit Kombëtar për shkak të detyrës dhe është pajisur dhe me çertifikatë garancie për mos nxjerrje sekreti, ndërkohë që nga deponimet e tij, ai është qartazi një bashkëpunëtor potencial i UDB për të cilën dhe ka nënshkruar për t’u kthyer në Shqipëri.

Së dyti ky njeri e ka pas detyrim ligjor në bazë të ligjit të dekriminalizimit ti përgjigjet pyetjes, “a ka qenë i arrestuar në ndonjë shtet të huaj”?

Ky ka gënjyer duke e mohuar atë. Në ligjin e dekriminalizimit përfshi dhe në formularin e dekriminalizimit, thuhet se mosreferimi i të dhënave përbën vepër penale që dënohet me burg, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Në nenin 190 të Kodit penal thuhet se … paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”.

Së treti ky fakt tregon se duhet ndërmarrë një hetim i thellë për cilindo deputet të dyshuar për të shkuarën e tij, pasi mund të kenë bërë fshehje të tilla të rënda të së shkuarës së tyre.

noka-udb-1

Rasti i Falmur Nokës është i ënd, jo vetëm se ka kryer një vepër penale, duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit, por se duke qenë një njeri që ka firmosur në zyrat e UDB, si i penduar dhe ka kërkuar të kthehet në Shqipëri, ai është rast tipik i depërtimit të shërbimeve sekrete në politikën shqiptare. Jo rastësisht ky “shejtan budalla”, në shumë raste ka qenë nxitës i veprimeve radikale, apo destabilizuese, duke pasur si imunitet faktin që të gjithë e merrnin për idjot. Në fakt ai që e vuri Ministër të Brendëshëm e dinte që ishte idjot, por e vuri. Dhe fakti që tani bën sikur nuk e di të shkuarën e tij, e bën më të dyshimtë situatën.

Sidoqoftë jam duke pritur një deklarim zyrtar nga Flamur Noka, pse ka fshehur burgosjen në një vend të huaj. Me apo pa dëshirë, ai do të largohet nga politika me faktet që ne kemi, por fakti që po i japim kohë ta pranoj vet, është thjeshtë një test, se sa seriozisht e ka ai, dhe partia e tij, dekriminalizimin. Nëse e pranon dhe ikën, do tia kursejmë publikut, dhe do mjaftohemi me kaq, pasi dokumentet ido ti kenë organet zyrtare. Nëse e mohon do të keni mundësi të shikoni dosjen dhe deponimet e tij pranë oganeve tona zyrtare kur është kthyer nga burgu i UDB që përbëjnë shkelje flagrante të ligjit të dekriminalizimit. Dhe nuk do themi më “një budalla më pak” por dhe një mashtrues më pak” në Kuvend. / TEMA

Mero Baze May 24, 2016 21:11
Komento

13 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... May 24, 21:21

    Pra disa vitesh Kryetari i UDB-s ne Shqiperi dora vete Krimineli Sali ka thene qarte, se Flamur Noka eshte nje nga bashkepunetoret e mi me te ngushte. Kjo thenie i permbledh te gjitha dhe nuk ka nevoje per asnje koment, jemi ne pritje te arrestimit dhe gjykimit te spiunit te UDB me pseudonimin “Patatja”, pra te Mu* Nokes.

    Reply to this comment
    • Ksenofon May 25, 06:12

      Nuk ka qeder spiunazhi nga nje idiot. Idioti demin e ben ndryshe, por jo duke spiunuar, Aq me shume Muli. Muli demin e ka bere ne opozite, ku me rolin e tij te idiotit, ai ka bere dem duke krijuar imazhin e nje parlamenti gallate.

      Reply to this comment
  2. aifkoburja May 24, 21:26

    Prandaj e mean after Saliu,past e ke urdher nag tub-ja
    Pa shikoni se edge Luli me porosi nega ai dalla vend
    rezone tere keto gradime nga Saliu,i cili pati ehe vajzen
    andei nega fshati i Gruas.prandaj punet kane shkuar
    per Mut ne Shqiperi.Po tani qe ka plasser,perse duet
    pretor Saliu the Luli?kur jane ingranazhe te UDB-se?
    Jedi Spartak se doc di ti.

    Reply to this comment
  3. sejfi May 24, 23:04

    Histori e perseritur andaj edhe kurr nuk patem shtet te mirefillt.

    Reply to this comment
  4. Darius May 25, 01:27

    ?Derisa shkrimi vjen nga CORAPJA alias Mero Baze,ky shkrim duhet marre teper seriozisht mga nje ish-sigurims,ose ne te kundert do marre si nje perralle.
    Dhe sot ne 2016,ne cdo polici te EU merresh ne pyetje nga Specialiste ne rast shkeljeje.
    Corapja/Baze a ka ndonje dokument qe Mul Katnari ka shkrue e firmue me doren e vet qe do punoje kunder Shqiperise????
    Keto ll;j prrallash alla Corape jane kot,kur Shqiptaret kane patur mbi koke gjysmen e Byrose Agjente te mirefillte qe punonin per te huajt,qe nga Enveri qe ishte agjent anglo-amerikan i pari.

    Reply to this comment
  5. DASH CUBAKU May 25, 06:40

    keta jane 007 e vikingeve dhe malokeve

    Reply to this comment
  6. MeteH May 25, 06:52

    Ja dhe MULI.Na qenka bere spiun i UDB-se dhe na shet dengla ne kuvend,kudo qe del ne foltore si gjeli maj-plehut.Pra,SB nuk qenka vetem,Muli,Luli e ko jane “KOBURE” ne doren e tij per te goditur kundershtarin politik,si armik- per vdekje,pasi BERISHIZMI eshte metode fashiste,kriminele,shkaterruese,vrasese..qe nuk njeh “A”-ne e demokracise.Dhe eshte e kuptueshme:Ne te gjitha qelizat qe komandon SB eshte futur fryma e UDB-se,qe ne shekuj i kan urryer shqiptaret.Pra,kur themi Sali-nenkuptojme UDB,ndaj ky vend eshte kthyer ne rrumpall.Mulit i duhet çjerr maska shpejt,duhet shkarkuar si n/kryetar i komisionit te sigurise(si Fazlliçi nr.2)dhe si deputet.

    Reply to this comment
  7. Kola May 25, 08:06

    Dhe presim e shpresojme ne qe keta felliqesira te UDB te punojne per te miren e Shqiperise e te miratojne reformen ne Drejtesi. Edi Rama, te placin syte qe pret akoma duke i mbajtur neper kembe keto ferra qe do te hane koken nje dite.

    Reply to this comment
  8. Dashnori May 25, 08:17

    MERO BAZE SIC E THOTE A DUKA ESHTE KOKE PA QIME.

    KY QYMURI I ZI BEN VETEM SHPIFJE.

    KETE MERON E KANE RRAF AQ SHUME SA E KANE LENE SAKAT NGA KOKA.

    UNE ME GAZETEN TEMA UNE FSHI BUTHEN.

    TE DHJEFSHA TEMEN E MEROS.

    TE DHJEFSHA MERON.

    TE DHJEFSHA QEROSIN.

    Reply to this comment
  9. Agroni usa May 25, 11:30

    I vetmi koment qe mund te besh pershkruhet me nje fjali;PD=UDB

    Reply to this comment
  10. info analitike May 25, 13:29

    Po mire more trima keshtu i bie qe ky Meroja kur i sherbeu me zell Berishes e PD-se i paska sherbyer UDB-se. Tani lind pyetja : kush vazhdon te punoje ende per UDB-ne Meroja apo Muli? Cudia me e madhe se pikerisht ne kohen kur qeverisnin keta sherbyesit e UDB-se Kosova arriti pavaresine. Te flasesh ende sot per UDB-ne kur vendet e ish Jugosllavise jane shkartisur si mos me keq me duket me te vertete dicka anakroniste.

    Reply to this comment
  11. Cudirat e saliqenit May 25, 14:24

    Mos u Habitni kur saliqeni tju pershendese juve ne Pallavrament Serbisht dhe keshilloj qe te mbani veten se do te ofendoheni thelle
    Amani mbani veten se jeni me seder ju ajka e pallavrave pa fund
    Vashdo punen saliqen se qent qe lehin nuk kafshojne

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*