“Aliu i Hankos do kthehej përmbys në varr po ta shihte këtë flamur”

August 19, 2018 10:18

“Aliu i Hankos do kthehej përmbys në varr po ta shihte këtë flamur”

Nga Artan Lame

Përsiatje flamujsh.

Bajraku i Junanit mbi karakoll të Janin’ kalasë. Ose e thënë në shqipe më të llagartë: Flamuri grek mbi kullat e kalasë së Janinës.

Duket pak kiç ai flamur mbi ato kulla, se gati asgjë se lidh Janinën me Greqinë.

Ndoshta më shume aty do shkonte bajraku i Baba Dovletit, që të paktën e mbajti qytetin për plot 500 vjet, i dha fytyrën osmane që e ka edhe sot dhe në fund e lëshoi me luftë.

Natyrisht që patriotet e fb-së do sulen të thonë se aty do shkonte flamuri me zhgabë, mirëpo me thënë të drejtën, ne shqipot pak ose aspak bëmë për ta mbajtur atë qytet këndej kufirit në ato vite që ndaheshin sinorët e shteteve.

Aliu i Hankos, që tani u shërben grekeve për të ndjellë turistet, ndoshta kthehet përmbys në varr kur sheh flamujt me kryq të kaltër që valojnë përreth kullave të sarajeve të veta, por atë meriton.

Historia ndëshkon jo të padrejtët, por të pazotët. Dhe Aliut, asllanit të Janinës, ditën e larjes së hesapeve, ja hodhën të gjithë. Ja hodhën turqit, që ai i kish shfrytëzuar gjithmonë, ja hodhën grekët që ai i kish nënçmuar po aq, madje ja hodhën dhe shqiptaret që, siç e kanë adetin, të lënë në baltë kur kërcet dyfeku…

Fundi i historisë, mbi kala të Janinës valon e do valojë bajraku i grekut, Aliu do shërbejë si dordolec trendy për të bërë foto erotike me Vasiliqinë, turqit pasi humbën sulltanët e vërtetë sajojnë sulltanë me kravatë, ndërsa ne… arnautet zulmemëdhej, neve s’na vë njeri në refene.

August 19, 2018 10:18
Komento

22 Komente

  1. Arben August 19, 11:04

    Aliu I hankos, dha ndihmen e vet qe ai flamur te valevitej

    Mbi ate kala. Ky eshte fakt ne diten me diell.

    A do ti vinte mire a keq, keto jane endrra per naten me

    hene.

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane August 19, 11:18

      Aliu i Hankos donte te krijonte shtet shqiptaresh jo te ngelj mbetje osmane si puna juaj sot e kesaj dite.

      Reply to this comment
      • Arben August 19, 14:53

        Por ne fakt perpjekjet e tij sherbyen per ndertimin e nje

        shteti grek, mbi te gjitha antishqipetar. Kete them edhe une

        Reply to this comment
    • Gjergj August 19, 11:51

      Mirè ma ke Janullèn more “Arben”?

      Dègjo xhan. Lèri shqiptarèt se i zgjidhin vetè punèt e tyre. Aliu, kish Vasiliqinè. Me tè, i bènte netèt ditè.
      Janulla tè ka ty o katran. Vazhdo gojoren ti dhe mos iu ndaj allatave nèn veladon.

      Reply to this comment
  2. Gjergj August 19, 11:52

    Mirè ma ke Janullèn more “Arben”?

    Dègjo xhan. Lèri shqiptarèt se i zgjidhin vetè punèt e tyre. Aliu, kish Vasiliqinè. Me tè, i bènte netèt ditè.
    Janulla tè ka ty o katran. Vazhdo gojoren ti dhe mos iu ndaj allatave nèn veladon.

    Reply to this comment
  3. Besniku August 19, 12:55

    Z Artan,
    Dikur te lexoja me kersher, se shkruan gjera te veçanta. Te pelqej ne kuriozitetet qe nxjerr, nuk te pelqej se je admirues I Zogut dhe bemave te tij.
    Ne shkrimet e fundit, nje here ne dy tre muaj qe te lexoj, nuk te pelqej fare , se e ndyn gjuhen e bukur shqipe me fjale te vjetra turke.
    Po ku I gjen more I uruar, ti nje burre I ri ke lindur ne nje kohe kur xhaxhi e kishte pastruar shqipen nga turqizmat. Te ishe ne te 100- tat , he, do te kishe te drejte, por ti, europian I kulluar, ç’ne!
    Apo shikon telenovelat turke tek klani , dhe te kujtohet turkishaku Zog, e mqse je kunder Enverit dhe uren sa ka bere ai, na flet per flamurin grek, ne shqipe te “ llagarte”. Po ne shqipe te paster a te kjarte , thuhet o lumemadh, nuk e di?!
    Flamuri grek, s’me pelqen as mua qe ngrihet ne kullen e Ali Pashes, por eshte ne token e tij sot .
    Keshtu ai ka te drejte legjitime te vihet ku ja do qefi fqinjeve tane.
    Por ty s’te kemi degjuar te flasesh per varret greke ne token tone! Me ato merru, se po duan te bejne histori greke ne Shqiperi ne kohe mederne, kur une e ti jemi gjalle. Lere kohen e Pashait se nuk zgjidh gje, por foj me Shqipe te paster, se ç’duan telenovelat turke qe kane zene ekranet e televizioneve, dhe aq me teper ç’duan turqizmat e tua ne ligjeratat shqipe.

    Reply to this comment
  4. l’a Boris Karpiçkov August 19, 12:56

    BRRAVO !!!!!

    Me ne fund nje shkrim me dinjitet

    Reply to this comment
  5. goni August 19, 13:11

    aliut mire ju be se i besoi grekeve dhe u lejoi gjithe administraten dhe shqiptaret i donte vec per dyfek.. aliu nuk e kishte idene e kombit shtet por donte nje familje shtet ku te gjithe ti bindeshin atij..po ti kish luftuar aliu greket qe ne fillim, greqia do ish krijuar me vone dhe andrrallat tona.. do ishin me te pakta..po gjithsesi nje gje beri ky..shoi faren suliote, edhe pse shqiptare me gjuhe ata moren trute e kishes dhe u bene me greke se greket dhe na masakruan camerine..po sikur te ishin atje do ishin kthyer ne nje crna gora jugore dhe do na copetonin me keq

    Reply to this comment
  6. BLACK SWAN August 19, 13:24

    fundi historise se Aliut dihet, por fillimi i historise se Thaqit druajme se do kete te njejtin fund ….

    historia ndershkon te paaftet…..

    Reply to this comment
  7. meditim.... August 19, 13:37

    ti gjergj, quhesh karamahmut, ndersa arbeni, mahmut . hani m.ut e ngopuni te dy . nuk duam “patriot”…TURQ .

    Reply to this comment
  8. me gjithe aliun e "dashur" te sabri godos . August 19, 13:44

    kujtojne se kishte flamur shqiptar, qe e mbanin shqiptaret qe e quanin veten turq . ps duhen diskredituar ata “patriote” qe shqyejne vellane e vete per t’u bere vete ….pasha …nen flamurin turk .

    Reply to this comment
  9. demo August 19, 13:45

    Aliu jeten dhe pasurine e shkriu per ate flamur.Qekur ishte bejlerbej i Terhalles,ndihmoi shejtan Kozmane te greqizonte shqiptaret e krishtere.Aliu e mbushi Janinen me tregtare dhe keshilltare greke dhe kur po ngordhte te gjithe pasurine e fali per revolucionin grek.Te gjithe qehallaret e tij u bene heroj te revolucionit,qe nga Andruci,karaiskaj,bocari e Ago Vasjari,Zylyftar Poda..
    Cfare e di ti Ali shqiptarovrasesin o Lame,mos e di Skenderbe?Ka lene nja dy manastire ketu ne kerthize te shqiperise per mikun e tij grek antishqiptar shejtan Kozmane,si GOZHDA E NASTRADINIT.

    Reply to this comment
  10. I krishteri August 19, 20:25

    Nga ty, o copë myslimani 24 karat, është e pritshme t’i ngatërrosh shenjtorët e krishterë me hallvaxhinjtë pashallarë që dhe çallma u vinte era përç. Palcë e trashë!

    Reply to this comment
  11. info analitike August 20, 08:25

    Mos u merzit o Lame se me ty dhe kriepsikon nuk eshte cudi qe ai flamur te valevitet edhe ne Himare. Di gje si po shkojne bisedimet per kufijte me Greqine mo Lame apo ti merresh vetem me ato fletushkat e legalizimeve qe legjitomojne hajdutet ne pronen e pronareve te ligjshem? A ka me shqipo se ti qe nuk ke guxim ti dalesh hapur kripesikos per shkaterrimin e Tiranes por ama ngrihesh si kacagjel per flamurin e grekut mbi kalane e Janines. Ngele duke qelluar si kalama o Lame!

    Reply to this comment
  12. Sokol August 20, 09:31

    Si ka mundesi Gazeta Dita boton idiotesite e ketij “historianit” gjeolog. Ky adoleshenti vazhdon te luaj me pulla dhe mendon se duke luajtur me pulla di edhe historine. Ky eshte nje nga njerezit me te korruptuar te qeverisjes se sotme dhe ben mire te flasi per detyrat qe ka dhe se si i zbaton ato. Vete merret me pulla dhe punet e shtetit ja drejton e shoqja qe eshte drejtoreshe de facto. Keta lloj njerezish pa asnje vlere profesionale dhe shoqerore e kane bere zakon te flasin larte e poshte per gjithshka, duke mos ditur asgje, dhe jane vene sot nga Edi Rama ne te gjitha hallkat e pushtetit, vetem e vetem qe ta kontrollojne dhe ta vjelin ate.
    Ju lutem gazeta mos botoni opinionet e ketyre njerezve te cilet ulin reputacionin e mire qe keni.
    Modele si i ketij Lames jane modele te deshtuara, te cilat tashme mbajne ere nje ore larg.

    Reply to this comment
  13. T. Voda August 20, 10:16

    — .Ndersa ti more ”Zullummaddhi Lama-qis” …!!!..
    .. Kam vene re , se me ate ”birko” mendjje qe ke , dhe per ate ”kontri[bu][mu]tacion ” qe i ke dhene e jep histografise shqiptare dhe ndjenjes kombtare do te shperblehesh si gjak-pshurrur, bisht-perdredhur , kurriz-perkulur…………
    ………
    — PERSA I PERKET SHPREHJEVE QE KE PERDORUR…………….
    .”….dhe shqiptaret që, siç e kanë adetin, të lënë në baltë kur kërcet dyfeku…”
    …………ose—
    …”ndërsa ne… arnautet zulmemëdhej, neve s’na vë njeri në refene.”
    — Persa kohe ka patur e ka njerez qe mendojne e shprehen si ty, CFAR ”refeneje” kerkon TI mor zoti Lama-qis
    –Ne se nuk ke lexuar , po kenget i ke ndegjuar ; – ……………….
    –JANINES CI PANE SYT ..!!
    Ish e Premte ajo diite.
    Zenel Celua vet i dyte.
    Zeneli me te Velcjone.
    Cane mes permes taborre.
    Kur e shtrine Pashane i njohne ……

    ……………..Ne se e ke per shiptaret qe dezertuan ne luften Italo– greke , ai qe nje akt pozitiv, te cilin qarqet shoviniste greke e vleresuan ne te kundert , dhe mbajne akoma nje ligj lufte absurd , qesharak.
    – Bashke me ”Kuajt” e tjere ”te Trojes” , kini ligjeruar varrezizimin grek te shqiperise jugore , gradualisht edhe pushtimin teritorjal.
    — Ti qe percmon aftesine luftarake te shqiptareve , perse nuk mer persiper te cbirilosh e sqarosh ; — Para 1990 ish rene ndakort , ushtaret grek te rene gjate L2B u ngrit nje lapidar ne Qafen e Kicokut . Ndresa, per ligjin e luftes pritej kalimi ne parlament .
    — Si e spjegoni ju z. Lama-qis qe me gjithe se pas 90 Shqiperija ndryshoi jo vetem sistemin por shkaterroi dhe cdo organizim e potencial ushtarak dhe Ligji luftes u harrua …!!!!.. Ne vitin 2000 , lapidari ne Kicok ish prishur ,ndersa ne gryken e Kekcyres u ngrit nje goxha manastir dhe eshte uzurepuar teritori per varrezat e ushtareve pa emer e pa eshtra .
    — SI i PRONAVE qe je, a mund te sqarosh si eshte uzurpuar ai teritor. !!! A te duket normale qe teritori i vendit am te atyre ushtareve nuk eshte me shume se 1-3 ore larg dhe ata varrosen ne ne nje teritor ku greqija ka bere 2 luftra per pushtimin e Jugut , ne vecanti e para qe u shoqerua me djegie shkaterrime e barbari te pa shoq .
    , Apo ja ke bere parapriten me shkrimin ne DITA – 28/3/18 – A . LAME;= ”NE SE TOKA ESHTE E SHITUR, NUK MUND TE REFUZOJM PRONESIN.”
    — Mos valle me keto lloje ligjesh I hapni rrugen pronovimit te katekorive e tipave si ai ‘’FRANCEZI PA IDENTITET ‘’ I RAMES !!!!… QE KISH LENE FRANCEN E PER TU INSTALUAR NE ZGEQKAT E BALLABANIT TE PERMETIT..!!!!!.. E nder kohe vazhdon politika e largimit te banoreve autoktone si rezultat I politikave shkaterruese per mos kthimin e tyre PRANE VATRES PRANE PUNES…!!—LERE JANINEN , SE AJO HIKU ME GJITH ALIN DHE CAMERIN. Por meru me te sotmen e te ardhmen e shqiperis .

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit August 21, 00:02

    dua te them se me pelqen shume zhanri i fejtonit, por jo cinizmi. Se eshte mire qe ne shqiptaret te mos mbulojme me mballoma difektet tona, por ti deftejme e ti reduktojme, por jo te nihilizojme gjithshka, psh zoteria fejtonist duhet te dije (mesoje) me mire qe kryesisht shqiptaret nuk te lene ne balte, se pergjithesisht e quajne te padenje si veprim. Zoteria fejtonist kam shume besim se e di mire historine dhe e di mjaft mire sesi u arrit pavaresia e Greqise nga perandoria turke, shtetet evropiane qe e bene te mundur kete duke i sjelle Greqise edhe mbretin Otto, e se qene ata qe ne pazar me Turqine vendosen kufijte(sinoret) ne dem te shqiptareve, qe u munduan shume per mundesite dhe rrethanat, por nuk i paten shpatullat e ngrohta siç greket. Zakonisht arixhinjte dhe evgjitet i drejtohen tjetrit si i biri i te emes, se ne shqiptaret e kemi pasur shume te forte principin e atesise, psh Aliu ishte i biri i Veliut. Perfundimisht, per fakte shume te thjeshta Janina konsiderohet territor grek dhe gjendet ne Greqi, normalisht atje valon flamuri grek, siç ne Malvine valon flamuri britanik edhe pse ne skajin tjeter te botes, po siç ne Alaske valon flamuri amerikan se ruset ua shiten territorin se ashtu e gjykuan me perfitim ne kohen e shkuar.

    Reply to this comment
  15. Onkezmi August 21, 04:44

    Janina sot eshte ne territorin grek,dhe flamurin e tij do kete.Pa Lame,Nano dhe Co,i dine te gjitha,historine,gjeolpgjine,folklorin,shkencat ekzakte etj.prandaj dhe vendi yne me ju can ne tramundane.Hani ate buke ne canaken tuaj dhe pini ate uje se edhe keto i kini qyl,ju qylaxhinjt,”patriot”…

    Reply to this comment
  16. Aliu nga Selenic August 21, 11:19

    c`JANE KETA SHOVINISTE gREK QE AKOMA QENDROJNE NE GJUMIN lETARGJIK. fLINI O SHOPVINISTE FLINI PORE BOTA SHQIPTARE DO T`JU LEJ PRAPA DHE KURE JUVE DU DALE GJUMI DO KOHE PER TA MESUAR SE C`FARE KA NDODHUR.! pRANDAJ SHIFNI ENDRRA TE THELL NE GJUMIN LETARGJIKE.!

    Reply to this comment
  17. Iliriana Mezini August 23, 03:10

    Qe ne dhjetor te v.2015 kam filluar korespondencen personalisht me ju ne lidhje me nje shtese pa leje qe komshiu im ka bere poshte ballkonit te shtepise time.
    Nga Aluizni i Tiranes,ku ju ia derguat ankesen time,erdhi pergjigja se ky ndertim informal eshte verifikuar nga specialistet dhe eshte pranuar dosja per proces legalizimi qe ne v.
    2014.
    Une ju nisa juve dhe Aluiznit vendor shkresen qe kryetari njesise bashkiake i kishte drejtuar Pilicise ndertimore,ne v.2007, per prishjen e ketij ndertimi pa leje.
    Gjithashtu ju tregova se kur inspektori policise ndertimore erdhi te lajmeronte per prishjen e kesaj shtese,komshiu im qe ate kohe punonte ne Doganen e Tiranes si SHOFER I ANTIKONTRABANDES filloi nje trafik telefonatash dhe si rezultat ndertimi pa leje nuk u prish.

    Ne 26 dhjetor te v.2016 ju shkrova ne profilin tuaj dhe ju m’u pergjigjet se :
    ” Ky ndertim i shemtuar NUK eshte ceshtje legalizimi por duhet prishur si ndertim pa leje”
    Me poshte vazhdonit” Ju duhet t’i drejtoheni IKMT-se per nderhyrje.”

    Pergjigje sa per te me percjelle mbasi une ju kisha shkruar me heret se IKMT nuk mund te nderhynte pa u shprehur Aluizni mbasi dosja ndodhet atje .
    Nuk me kthyet pergjigje.

    E deshperuar konstatova se nuk do zgjidhja gje ndaj iu drejtova Avokatit te Popullit.
    Por edhe ai nuk arriti te gjeje zgjidhje te Aluizni ,perkundrazi, pergjigjet disa here vonoheshin nga Aluizni vendor dhe nga ju.

    Ne tetor te v.2017 erdha ne zyren tuaj dhe kur ju tregova fotografine qeshet e me pyetet:” Ju jeni ajo qe me beni rrezil ne fb❓”
    Dhe une me te qeshur jua ktheva” Ju jeni ai qe lexoni cfare ju shkruaj e nuk me sillni pergjigje❓”.
    Ate dite ju i thate punonjese tuaj te dergonte shkrese ne IKMT qe te prishej ajo shtese dhe mua m’u desh t’ju rikujtoja se ” IKMT NUK MUND TE VEPROJE PA U SHPREHUR ALUIZNI ,KETE PERGJIGJE I KA DHENE DHE ZJ.ETILDA GJONAJ KUR AJO ISHTE KOMISIONERE TEK AV.POPULLIT”.
    Ju me pyetet nese e kisha kete shkrese dhe kur une pohova,me thate t’jua sillja te nesermen.
    Shkresen e dorezova te nesermen te zonjusha qe ishte me ne.
    Pas nje muaji erdha te marr pergjigje,nuk kishte asnje pergjigje per mua.
    Bera ankese,e keni pare sepse jua kam postuar…
    Asnje pergjigje .
    Me pas,Avokati Popullit dhe une morem pergjigje se ne ate vend nuk bie plani ndaj nuk ka shkelje ligjore dhe procesi per legalizim do te vazhdoje.
    Sa pergjigje absurde,komplet ne kundershtim me ligjin e legalizimit mbasi dy kriteret per moslegalizimin jane:
    1- Zaptimi hapesirave publike
    2- Mbyllja e kolektorit te ujrave te zeza.

    Hapesira publike eshste zaptuar sepse banoret e lagjes kalonin Ndej ae ne v. 1982 kur u ndertua pallati mbi ish shtepine e gjysherve te mi.
    Kolektorin nuk po e pastrojme dot prej gati 20 vjetesh,eshte mbyllur me mur.

    Sot e kesaj dite dosja ndodhet per vazhdimin e procedurave te legalizimit ne nje kohen qe ajo dosje me kohe duhej te ishte skualifikuar!

    Nuk eshte justifikim moskualifikimi dosjes nga procesi legalizimit se nuk paska plan ne kete zone…
    Perderisa ky ndertim pa leje ka zaptuar hapesiren publike dhe ka mbyllur kolektorin qe po na helmon se era rende futet ne banesat tona prej vitesh,nuk duhej ta zgjasnit nje sekonde mbajtjen e asaj dosjeje.

    Faji kryesor bie mbi specialistet tuaj se ata qe ne fillim nuk duhej te pranonin ate dosje per proces legalizimi!
    Keta matrapaze po mbrohen nga institucioni juaj i cili as emrat e tyre nuk i tregoi!
    Ndoshta nuk kane ardhur fare…
    Ne perfundim,ju drejtohem juve se keni neperkembur te drejten e nje familjeje autoktone tiranase,nje familjeje intelektualesh ,duke mbrojtur nje kusar qe ndonese ka punuar ne Doganen e Tiranes si SHOFER I ANTIKONTRABANDES e qe duhej te ishte shembull,nuk eshte i tille!
    Vite me pare ,ne profilin tuaj ju kam uruar te shkuara sepse shpetuat nga vdekja!
    A e keni menduar qe Zoti ju solli perseri ne kete jete duke ju provuar se a do benit perseri gjynahe ndaj pronareve te ligjshem apo do perkrahnit zaptuesat e trojeve…
    Me keni zhgenjyer shume,por faji nuk eshte vetem i juaji,faji bie dhe mbi Avokatin e popullit i cili nuk kembengul t’ju tregoje se po beni shkelje…
    Gjithsesi tashme jeni i publikuar ne fb,ne Edi Rama group,ne shoqeri,miqesi,krushqi,si njeri jo korrekt!
    Do ishte mire sa te merreshit me histori neper gazeta e ekrane televizoresh,te benit mire detyren tuaj .
    Ne kete jete te gjithe jemi mysafire,nuk keni asnje te drejte te na shqetesoni .
    Mos mbeshtesni,mos favorizoni kusaret,batakcinjte!

    Reply to this comment
  18. Iliriana Mexini August 23, 07:47

  19. Mark.UK August 24, 18:28

    Po sikur te ishte flamur turk o do i thoje kto fjale.Edhe Ali pasha turkut i sherbeu bile me detotshmeri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*