Flamuri i shpërfytyruar në Kalanë e Shkodrës dhe rrethimi nga malazezët

June 3, 2017 09:54

Flamuri i shpërfytyruar në Kalanë e Shkodrës dhe rrethimi nga malazezët

Auron Tare i njohur për lidhjen e tij me trashëgiminë kulturore ka reaguar ashpër pas një vizite që ka bërë në Kalanë e Shkodrës. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, flamuri që valëvitet në kala është kinez. “Fund Maji 2017. Në Kalanë e Shkodrës valëvitet flamuri i shpërfytyruar porositur në Kinë nga Qeveria Berisha. Unë nuk e di se kush e ka në administrim Kalanë e Shkodrës, por nuk mund të mos i them dy fjalë për këtë turp që i bëhet Flamurit Kombëtar. Në 2012 së bashku me kolegun Tahiri kemi bërë një debat të gjatë në Parlament për të demaskuar përdhosjen e simbolit kombëtar.

Nga një Qeveri e papërgjegjshme apo siç do mbahet mend Qeveria e Tortës. Nuk ka keqardhje më të madhe për mua kur shikoj ende Flamurin e shpërfytyruar (nga papërgjegjësia e Qeverisë Berisha) të valëvitet në Kalanë simbol të rezistencës shqiptare, Shkodrës”, shkruan Tare.

Më pas ai kthehet në kohën kur kalaja ishte e rrethuar nga malazezët.

”Kur kalaja e Shkodrës ishte rrethuar nga malazezët, komandanti i trupave otomane dhe vullnetarëve shqiptarë, Hasan Riza Pasha iu propozoi malësorëve të ngrinin flamurin shqiptar në bedenat e kalasë. Ngritja e flamurit ishte një prej momenteve më të rëndësishme të Rrethimit të Shkodrës. Kronikat janë paksa të turbullta nëse flamuri u ngrit apo jo por me dorëzimin e Shkodrës malazezët të parën gjë që bënë ngritën flamurin e tyre.

Respektimi i Flamurit kombëtar është një nga shenjat e para të civilizimit të një kombi. Me largimin trupave malazeze, Flamuri shqiptar u ngrit më në fund krenar në Kalanë e Shkodrës. Kanë kaluar mbi 100 vjet nga kjo luftë dhe historia e Flamurit përmendet gjithmonë nga historianët”, – shkruan Tare.

 

June 3, 2017 09:54
Komento

2 Komente

  1. Zzzzzz June 3, 16:44

    TURP E F AQJA e zeze per maslok sali ram brisha…

    Reply to this comment
  2. demo June 3, 17:58

    Ka te drejte Tare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*