Flamuri në Egje, rindizen tensionet Ankara-Athinë

April 16, 2018 14:03

Flamuri në Egje, rindizen tensionet Ankara-Athinë

Duket se një tjetër shkak ka dalë në skenë për të përforcuar kështu tensionet midis Turqisë dhe Greqisë.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, njoftoi se roja bregdetare turke ka hequr një flamur grek ditën e hënë nga ishulli i pabanuar i Didimit, në Detin Egje.

Ky flamur është vendosur në këtë ishull, që sipas Athinës është territor grek, por Ankaraja nuk e diskuton sovranitetin e tij.

“Ka ishuj shkëmborë të pabanuar që nuk kanë përkatësi të përcaktuar. Shikojmë që ka iniciativa të ngjashme me ato të Karadakut për këto ishuj. Në ishullin e Didimit ka një përpjekje për të vendosur flamurin grek. Roja jonë bregdetare kreu ndërhyrjen e nevojshme. Atë flamur e hoqën prej aty”, tha Yldirim në një prononcim për mediat.

Ai kërcënoi Greqinë duke e paralajmëruar që të qëndrojë larg provokacioneve që rrisin tensionin midis marrëdhënieve për fqinjësi të mirë, si dhe të veprojë brenda normave të fqinjësisë.

“Presim që të gjithë ta dinë se ne nuk bëjmë kompromis me sovranitetin e vendit tonë. Pavarësisht nga kushtet, ne jemi të angazhuar për të dhënë përgjigjen e merituar për çdo veprim”, ka shtuar së thënuri ai.

Ky lajm duket se ka bërë bujë edhe në mediat greke. Ata përcjellin burime të ministrisë greke të Mbrojtjes, të cilët shprehen se po verifikohet lokacioni ku ka ndodhur ndërhyrja.

s.a/dita

April 16, 2018 14:03
Komento

4 Komente

  1. era April 16, 16:42

    Aferim turkut! YXHYM ERDO ! Vetem me dru merr vesh janulla.

    Reply to this comment
  2. Zzzzzz April 16, 16:49

    PO GREKU QEKA I MBARUM TURKU I KA VAJTUR TE BTHA E ATA SE KANE MBROJT DOTE ….??????????????

    Reply to this comment
  3. Arben April 16, 17:34

    O shoket e dites,

    gabim ishte se u vu flamuri, atje ku nuk i takon,

    apo se u hoq sepse nuk i takonte????!!!!!

    Meqenese e dhate si lajm, keni detyrimin te

    sqaroni kete te dhene.

    A duhet te jete flamuri i greqise aty a jo????!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*