Flamurmbajtësit e neofashizmit

September 5, 2019 11:29

Flamurmbajtësit e neofashizmit

Nga Mihal Kalia

Krijimi i një terreni të përshtatshëm për forcat e errëta neofashiste për të vepruar në lirshmëri dhe ligjshmëri të plotë është konfirmim i ngjyrimit antipopullor të “demokracisë” në vendin tonë.

Kryetari i PS, E.Rama, në mandatin e tij të dytë, e ka hedhur poshtë maskën duke iu kundërvënë hapur ideve dhe interesave socialiste, duke arritur deri atje sa t’u kërkojë të ulin kokën përpara atyre që historikisht përfaqësojnë të kundërtën e këtyre ideve dhe interesave, në krye të të cilave (çfarë paradoksi!) gjendet pikërisht Rama.

Por shmangia – tashmë e qartë – nuk është vetëm ideologjike.

PS e Ramës ose siç njihet, Rilindja, njëjtë me pseudo-opozitën e saj politike tashmë është shkëputur nga problemet e shtresave shoqërore që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë. Sot shendi dhe kënaqësia janë të pushtetarëve, vuajtjet dhe zymtimi – të “zhelanëve”. Sheh “liderin e opozitës” ngrefur me shaminë pak të nxjerrë prej xhepit të vogël të xhaketës së kostumit shik palosur me merakun e xhentëllmeni. Flokët të ngrirë si manekin vitrine, këpucët lustra që shkëlqejnë.

Pastaj sheh megallomaninë po kaq boshe të kreut të qeverisë, me shallvare dhe atlete. Të qeshet, por ndihesh shpirtlënduar. Shqipëria është pa alternativë qeverisëse.

Kryetari i PS, brejtës i traditës dhe vlerave të majta realizoi “me sukses” atë që nisi S.Berisha, “prijësi” i demokracisë së pas 90-s, individi që i ka hapur aq shumë telashe dhe brenga këtij vendi, sa nuk dihet se kur do ta marrim veten prej ligësisë, veseve dhe urrejtjes që ai mbolli.

Rama e pozicionoi qartë veten në krahun antipopullor, antikombëtar, është shfaqur tanimë qartë si renegat e besëprerë, duke shndërruar në një parti pa bosht e pa nivel forcën politike më vitale të vendit.

E majta tashmë nuk ekziston, nuk përfaqësohet.

Qeverisja nuk është as këmishë, as çorape dhe as pantallona ekstravagante, qeberisja e mirë i ndryshon gjërat në thelb dhe në afatgjatë, jo për aq kohë sa ndizen e fiken blicet e kamerave.

Historia e popullit tonë, e luftës së tij kundër kriminelëve nazifashistë, puqet me historinë e vendeve dhe popujve të botës që krijuan  bllokun antifashist, duke shënuar kështu ndarjen përfundimtare  ndaj kësaj bishe të tërbuar, barbaria e së cilës kurrë nuk mund të jetë “trendi”.

Popujt duan të jetojnë. Ky ideal i bashkoi në luftë për shpartallimin e nazifashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe të mos mendojë kush se, kjo aleancë do të mund të shpërbëhet si “relike e së shkuarës”. Ajo është garanci e së sotmes dhe e së ardhmes për shkak të simbolikës së mos-nënshtrimit që mbart.

I pari, Sali Berisha do të mbahet mend si manipuluesi më banal i historisë. I ngriti monument A. Zogut, tradhtarit të interesave të vendit e të popullit. Edi Rama bëri të njëjtën gjë me Mitat Frashërin dhe nuk është ndalur aty.

Nën efektin e euforisë së të “gjithëpushtetshmit”, e sheh të arsyeshme, të nevojshme, të detyrueshme të këshillojë popullin të ulë kokën para kujtimit dhe veprës së kryekolaboracionistit shqiptar. Kjo është britmë, ulërimë, kujë.

Kanosja nuk shfaqet në formën e së mundshmes; tashmë është realitet, është ulur këmbëkryq në sofër dhe ngre dolli për të ardhmen e saj fatlume. Çfarë ironie! Çfarë tallje! Çfarë cinizmi! Çfarë përmbysje!

Të vlerësosh rolin e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, do të thotë të çmosh objektivin e Hitlerit, stabilizimin e rendit të vet nëpërmjet krijimit të qeverive kolaboracioniste.

Sot jemi para situatash si të para tridhjetë viteve që, edhe pse stisim ligje me tepri, edhe pse “liria” rrjedh lumë e po na zë frymën me harbimin e saj, kërkohet të fillojmë nga e para, “aty ku e nisëm në vitin 1990”. Dhe nga kush? Nga ata që ia lidhën këmbët Shqipërisë, që e vodhën, e zhvatën dhe që tani rreken për një transplantim të historisë së saj, të lavdisë së saj, të heroizmit e madhështisë, të gjuhës së saj të mrekullueshme e të kulturës autentike të një populli vital.

PS e Ramës, Rilindja, tashmë i ka zhveshur dorezat dhe po e godet fort dhe hapur Luftën Çlirimtare. Çfarë duhet të bëjë më tepër kjo parti, së cilës vetëm mbiemri i ka mbetur “socialiste” deri sa të pagëzohet tërësisht me emrin “Rilindje”, që Komiteti Kombëtar i Veteranëve të shohë çfarë po ndodh dhe të përballet pa hezitim?

Kush më tepër se  pasardhësit e  veteranëve duhet t’i bien kambanës së alarmit kundër E. Ramës dhe qeverisë së tij pa asnjë lidhje me të majtën?

Lërini fjalët e bojatisura, veprat flasin qartë. Qëndrimi kundër vlerave të LANÇL  është tanimë qëndrim shtetëror dhe veprues. Partia Socialiste ka pushuar së ekzistuari si parti e majtë.

Kjo është e vërteta që, duhet pranuar e deklaruar me zë të lartë e jo t’i fërkohen krahët si “forcë progresive”, duke e inkurajuar kështu Edi Ramën të vazhdojë më tej zhdukjen e vlerave të majta krahas me simotrën e vet, Partinë Demokratike.

Jeta pa të shkuar sjell zbrazëti. Dhe pas kësaj vjen jeta pa të ardhme që sjell arrati!

E tashmja është pa krahë, e rrënuar dhe e dërrmuar. Kemi pasiguri për jetën, për të ardhmen, vrasje nga më mafiozet, papunësi, rini pa busull, krimi dhe korrupsioni duken të pandalshëm, ushqimi krejtësisht jashtë parametrave njerëzorë, arsimi dhe shëndetësia edhe pas koncesionesh miliardshe janë në nivele skandaloze.

Renditemi të fundit në shumë renditje europiane dhe rajonale. Vendi shumë i pasur, njerëzit shumë të varfër. Çfarë komedie, kemi dhe miliarderë! Hajdutë të nderuar e të respektuar.

Mal me vargje, mal me dashuri ka ngritur i urti Arben Duka, dëshmia e gjallë e një mrekullie që lind nga mrekullia, e një trimërie që lind nga trimëria, e një lavdie që lind nga lavdia, e një madhështie që lind nga thjeshtësia dhe nga shpirti i vegjëlisë.

Dëgjojeni këtë zë!

*****

Versioni i plotë i shkrimit mund të lexohet në Dita print

September 5, 2019 11:29
Komento

22 Komente

  1. Komunisti September 5, 11:53

    Komunist i gjalle koke e kembe,pare nen kendveshtrimin
    e pikpamjeve ideollogjike dhe opinioneve personale te autorit,”analize”e ulur ne nivelin e ulet te propagandes axhitative komuniste

    Reply to this comment
  2. T. Rakti September 5, 12:06

    Ky nuk ishte shkrim. Ky ishte kushtrim. Ky mund të shërbejë për të parandaluar përhapjen e diaresë zogolljane. Provoni ta printoni, ta shumfishoni dhe ta shpërndani dorazi në formë trakti në qendra banimi, qendra turistike, shkolla, universitete, stadiume, etj.

    Reply to this comment
    • Emigranti September 5, 14:30

      Ketu eshte instaluar nje mafje 30 vjecare qe po TALL BYTHEN ! Ata jane bere te gjithe multi miljonere,ju ju ka ngelur pa zgjidhur e merreni me biografine e ballistave.
      “PD.me parime PS.per drejtesi LSI e ndershme ” Po po te ishin kaq “patriote e atdhetare”nuk do ishin kthyer ne hajdute qe vjedhin popullin dhe vendin e tyre.Vazhdoni ju me partizane e balliste se atyre ju plasi shume,Ata mbushin bankat ju mereni me dekoratat. Popull bageti

      Reply to this comment
  3. Tomas September 5, 12:13

    O kjo pune ka marr fund o mik, populli eshte i gjunjezuar, lufton per mbijetese, vetaranet jane te pjerdhur dhe i sjell Edvin Rama si te doje, tall bythen me ta e ata i jargaviten se i jargaviten, e votojne se jane te qorruar nga mosha dhe urrejtja per Berishen qe i ben automatikisht te lidhen me nje te degjeneruar si Rama.

    Reply to this comment
  4. ME EMER September 5, 12:23

    Socialistet e vertete , ata apo prinderit e tyre qe nuk kursyen as jeten per te miren e popullit dhe te atdheut , qe me mundin e tyre bene te mundur ate qe nuk ishte pare ne historine e njerezimit , qe populli te ishte “zot ” i fateve te veta , duhet te distancohen sa me shpejt nga politika e tradhetise se idealeve te shenjta qe vlojne ne ndergjegjen e njerezimit ,qe sot po zbaton nje grup qe as me mafien nuk mund te krahasohet , qe dihet se ku e ka “koken”, me ne krye shume te pa llogjikshmin Edi Rama .Lavdi ideve te socializmit , poshte tradhetia ..!

    Reply to this comment
  5. Aleksander Thana September 5, 12:58

    Veprimtaria antikombetare e Sali Berishes fillon me shkaterrimin e gjithe ekonomise, institucioneve, kultures dhe shoqerise shqiptare qe nga qeliza e saj, familja. Do te plotesohej me pranimin e pushtimit grek dhe hapjen e dyerve ndaj armikut me te eger te kombit, gjuhes e pavaresise sone, te kishes obskurantiste greke me kurorezimin e kryepriftit, emisarit te helenizmit ne Shqiperi, Janulles. Kjo do te zgjerohej me faljen e truallit shqiptar te Jugut, per varret, kishat dhe monumentet e krimineleve greke, si dhe bujarine e lejimit pa asnje lloj problemi, te konverimit te shqiptareve ne greke, te hapjes se shkollave greke pa asnje lloj kriteri dhe reciprociteti, nepermjet fondeve te posacme te kishes greke dhe qeverise greke me pensionet e famshme te treqind eurove, si nje precedent I pa pare ndonjehere, por qe u plotesua me mbushjen e xhepave gjithashtu te qeveritareve shqiptare, me mijera dhe, ne taste specifike, me miljona dollare per “politikane” e veprimtare te “shquar” ne veprimtarine progreke. Ne kete atmosfere, shitja e Detit, pa ju dridhur qerpiku, ishte nje veprim I hapur zyrtar antikombetar.
    Filli I politikes antikombetare ne keto tridhjete vjete eshte I gjate, por nga veprimet me te spikatura do te vecohej ngritja e shtatores se renegatit Ahmet Zogolli, duke dale haptazi me anatemimin e krijuesit te shtetit te pavarur shqiptar, Ismail Qemalit, te shpalljes “nongrata” te mendimtarit dhe kryedemokratit te pare shqiptar, Fan Nolit, duke rehabilituar tradhtarin e njohur Esat Toptanin dhe duke perfunduar tek rehabilitimi dhe paraqitjen si figure progressive kryeballistin dhe kolaboracionistin me pushtuesit, E.Frasherin dhe vendosjen e tij krahas rilindasve te medhenj Fasherllinje, te cilet u dergjen dhe u treten burgjeve per kombin shqiptar.
    I gjithe ky ditiramb I pafund antikombetar, natyrisht qe do t’i krijonte, dhe duhej t’i krijonte, shtratin e ngrohte per te vegjetuar e ringjallur kufomat e se kaluares, te cilet me mbeshtetjen e plote te “politikaneve” tane te “shquar”, do te nisnin, qysh ne fillim sulmet dhe “argumentet” e tyre per hedhjen poshte te gjithe plejades se atdhetareve shqiptare, sidomos kunder luftes nacional-clirimtare dhe vecanerisht krijimit te mitit te “djallit” ndaj udheheqesit e ndertuesit te shtetit modern shqiptar, Enver Hoxhes.
    Keto dhe shume te tjera, e bejne historine e Shqiperise ne keto tridhjete vjete, nje histori regresi, ne shume drejtime dhe fakti qe Shqiperia eshte ne gjendje kaotike, mezerabel dhe e fundit ne rajon (pa diskutuar per European), ne te gjithe treguesit, nuk ka nevoje per shume arsyetime.
    Shqiperia, nga nje vend ku nje ne kater vete shkonte ne shkolle, sot eshte shnderruar ne vend ku analfabetizmi lulezon, ku sistemi shkollor dhe kulturore eshte hedhur ne ere me tritolet e ushtrise shqiptare qe nuk ekziston me. Nga nje vend me mbi kater milione banore, eshte katandisur ne me pak se dy milione dhe emoragjia vazhdon e nuk ka ilac ta ndale.

    Reply to this comment
  6. plaku September 5, 12:59

    KJo eshte e verteta jone sot. Autori ka te drejte dhe nuk mendoj se duhet ta gjykojme kush eshte. A jane te verteta ato qe thote? Po, jane plotesisht. Tomas dhe T. Rakti thone nje te vertete, ashtu eshte. Ne jemi katandisur ne ate pike sa qe te verbuar nga babezia per leke e te tjera, kemi harruar te ardhmen…Ja nuk ngeli sirian apo shtetas tjeter pa u bere shqiptar ne kohen kur shqipetaret largohen e ata qe kane ngelur po shuhen se nuk bejne femije, per te shijuar jeten (!?!)…Pas dy brezash do jemi njesoj si Franca ku numri i te huajve eshte duke kaluar gjysmen e popullsise, e pastaj i thone France. Keshtu dhe me Shqiperine.
    Kete ja dime per nder Rames, si i pari i te nderkryerve per te shkaterruar cdo gje, per te shuar Shqiperine, vendin tone ku do jetojne femijet e femijeve tane e me gjate. Po jo vetem Rama, jane te gjithe bashke pavaresisht se duket sikur jane armiq mes tyre. Ata kane vetem nje armik, kete vend dhe kete popull.

    Reply to this comment
  7. ME EMER September 5, 13:17

    E KAM DERGUAR .

    Reply to this comment
  8. MH September 5, 13:21

    Rame ore piktor mavija.Arkivolin duhet ta kishe mbulue me flamurin e Ballit Kombetar dhe te ati fashiz-nazismit per te cilet dha jeten plehu qe nderon dhe gjindet ne arkivolin e shpenzimit qeveritare.

    Reply to this comment
  9. demo September 5, 13:42

    Cfare masash jeni ju o Mihal Kalia?Ju jeni bashibozuket e fundit te nje Junte kriminale,qe mori pushtetin me banda te armatosura.Bandat tuaja terroriste,te ashtuquajtur,ushtri nacional clirimtare,masakruan popullin atdhetar,inteligjencen dhe fisnikerine shqiptare.
    Vendosen regjimin e dhunes,spiunimit,skamjes dhe urise.Asnjehere ne historine e tij populli shqiptar nuk ka qene me i skllaveruar dhe me i uritur se nen junten e kuqe te Diktatures se Proletariatit.
    Bishat zbriten nga mali.
    Cfaredo perkujtimi,pervjetori,qe i behet bishave te KMERE-ve te kuq qe zbriten nga mali per te skllaveruar shqiptaret duke zbatuar programet famekeqe serbo-greke per cfarosjen e popullit shqiptar,do te kete reagimin e opinionit publik,pjeses me te shendoishe dhe intelektuale te popullit,qe nuk duron me te kujtohen kriminelet e ushtrise nacional clirimtare te rekrutuar dhe indoktrinuar nga serbet.
    Qeveria shqiptare te mos ndermarre hapa aventureske,nen presionin e xhelateve te diktatures,qe bien ndesh me parimet themelore te drejtave njerezore,qe jane themeli i demokracive evropiane.

    Reply to this comment
  10. astrit September 5, 14:09

    Te besh propogande feminore, te palogjikshme komuniste ne nje gazete te nje sistemi demokratik borgjez eshte e pa kuptim Redaksia e gazetes duhet te kuptoj qe financohet e mbahet ne kembe fale ketij sistemi borgjez. Komunistet le te kene gazeten e tyre por jo te financuar nga armiqt e tyre borgjezet! Ne te kunderten sipas Enver Hoxhes jane ose revizionista ose tradhetar.!!!

    Reply to this comment
  11. Ylli September 5, 14:25

    Pinjollet e komunizmit ne Shqiperi jane skllever te fyellit qe beri Enver Hoxha i urdheruar nga 2 emisaret jugosllav Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha dhe kane mbi 70 vjet qe i bien te njejtes vrime !!
    Nuk kane faj sepse Enveri ja u la me nje vrime dhe o mesoi qe fyelli me nje vrime eshte me i perkryeri ne bote ….” per ideal te Partise”
    !!!
    Shqiperia nuk ka as neofashizem dhe as neonazizem .Keto jane sajesa idiote komuniste per te justifikuar diktaturen me te peshtire qe u vendos ne Shqiperi nga “çlirimtaret” komuniste .
    Shqiperia ka patur fillesa te fashizmit dhe organizim te njejte vetem te organizata ” Bashkimi” e Avni Rustemit ,anetaret e se ciles visheshin si rinia fashiste italiane .E dine shume mire kete pinjollet e komunizmit ,por nuk o le vrima e fyellit te thone te verteten .
    Edhe Nexhi Hoxha ka qene anetare e Rinise Fashiste ,por sklleverit e se njejtes vrime fyelli nuk duan ta pranojne .
    Partia Fashiste Shqiptare ishte nje sajese italiane te cilet shqiptaret i varen trapin ose e perdoren per ndonje vend pune.
    As Balli Kombetar dhe as Legaliteti nuk kishin piken e lidhjes me programet fashiste.
    Madje Balli Kombetar programin e kishte social – demokrat .
    Te vetmit qe i ngjajne nazizmit ( se fashizmit i hajne mutin ) jane komunistet dhe sistemi i tyre qeverises ,ekonomik ,shoqeror e politik komunist .Madje nazizmi lejonte pronen provate iniciativen personale
    E vetmja iniciative personale e komunistit ishte premtimi….per Partine ,une therr djalne !!
    Them se komunizmi i han mutin fashizmit sepse qindra komuniste e nacionaliste u kthyen nga kampet e internimit ne Itali shendosh e mire .
    Sesi ishin kampet e komunizmit ne Shqiperi ,BRSS ,Kamboxhia ,Kine etj dhe si jane ne Korene e Veriut tani qe nszizmi ka mbi 70 vjet qe ka cofur ,atij fyellit te shokut Enver shtoj dje nje vrime tjeter o i ngrati Mihal Kalia !!

    Reply to this comment
    • Protesta September 5, 20:36

      O Ylli!
      Se pari te uroj sherim te shpejte qe te dalesh nga psikiatria si njeri se deri tani vetem samari te mungon!
      Se dyti qenke shume i zgjuar se nuk ha mut kot!
      Se treti.ne se nuk gjen dot samar te pershtatshem,ta jap une te gomarit tim se eshte shume perdorimsh!
      Ate samar e ka perdorur edhe intelektu-HALEJA,por tani i dhame nje me te mire

      Reply to this comment
      • Ylli September 6, 09:56

        Kur gomari te kete mbaruar pune me ty …..ma dergo ta pyes si ja ka kaluar siper teje ???
        Pergjigjen tende e di ….nuk ka gomar qe nuk marrin komunistet ,por jam kurioz per pergjigjen e gomarit !!
        Besoj se nga marredhenia me ty i ka hequr “lakrat nga koka” dhe “i ka zhdukur shfaqjet e huaja” !!!
        Mos harro autokritiken ne organizaten – baze per marredhenien me gomarin ne frymen e Punimeve te Pleniumit te 1 ,te 2 ,te 8 ose vari trapin te 12….si te doja bytha tynë !!

        Reply to this comment
  12. Pellazgos September 5, 14:29

    Identitet per Al-banasit?
    Zoti Kalia,te paret tane kishin tjeter Identitet,quheshin Epirote sipas Marin Barlettit.
    Dhe ky vend me shumice islamike dhe viktime e Republices se Vatikanit qe i ka futur rrenjet thelle ne Epir,nuk ka tjeter alternative pervec deshtimit,shkaterrimit te historise tone para turke.
    Me indokrinimin e nje figure politike si Tereza ky vend eshte i degjeneruar complet.
    Thua se Identiteti yne eshte katolike,pa histori dhe pa heronj!
    Fashistet e Romes nuk i harruan keto troje qe ne kohen e Romes Barbare te gladiatoreve,i humben me Kostandinin e Madh per 1100 vjet Bizant Greke me qender ne Kostandinopol dhe ferkuan duart me renien e saj tek Osmanet.
    Keshtu nisi Rilindja Greke Evropiane dhe fashistet e Romes nuk hoqen dore nga qellimet e tyre cnjerezore.
    A nuk vendosi gjuhen Greke ne Bizant Ilyri Kostandin dhe hoqi ate Laneten?
    Pse nuk vendosi Gluhen e bukur Al-banase (Glosan e buatiful Al-banese)?
    U lidhen me Camet e Thesprotise kunder Epiroteve dhe Greqise,u lidhen me Ballistet myslimane dhe katolike dhe kunder Greqise,moren Dhodhekanisen 12 isujt e Greqise me ikjen e Turqise nga humbja e luftes me Rusine dhe i humben se humben luften e dyte boterore.
    Nuk harruan Pirron e famshem te Epirit,pinjoll i Tij ishte Jeorgios Kastriotis per clirimin e Magna Grecias.
    Ne nje vend jo Laik si Albanistani me cnderimin qe i bejne me nje figure politike me prapaskena titujsh si “Shenjtore” etj,ky vend ka mbaruar,vetem do “egzistoje” po te kete fatin dhe te katandiset si jugu i Italise qe eshte complet ne zhdukje dhe i italianizuar.
    Alfabeti latin eshte e keqja me e madhe e Kombit tone Ilyre te Epirit.

    Reply to this comment
    • Ylli September 5, 16:20

      O Pellazg….manavikos ( frutashites ) apo taksixhis ( shofer taksie) punon ne Greqi o i mjere ( fjale me dinjitoze se MAKALA ??
      Nuk kam gje me zanatin ,te respektuara qe te dyja por me llojin e komentit tend qe zakonisht ne Greqi i degjon nga njerez qe ushtrojne keto profesione .
      Qe je injorante duket nga faktet historike qe i shkruan sikur i ke mesuar nga dy malakat qesharake te Greqise …Liakopulos dhe Velopulos .Por qe te besh te ligun nga e gjen frymezimin ?? Besoj se je shqiptar nga ata qe ishin enë bosh kur shkuan ne Greqi dhe greket i mbushen me malakiet e tyre qe skane te mbaruar !!
      Rilindja Greke Evropiane ????
      Kete nga e sajove o i mjere se ka patur vetem Rilindje Evropiane se Rilindje Greke …..ishte vetem ajo kur katundaret greke vidhnin mermeret e tempujve dhe rredhonin bagetite me to.
      Si mund te kishte Rilindje Greke kur Rilindja Evropiane ishte ne rradhe te pare antifetare dhe greket ishin nje popull fund e krye fetare te prapambetur !!
      Me thuaj nje veper te Rilidjes Greke nga fillimet e Iluminimit Evropian ne shek e 14 e deri ne mbarim te saj ne fillim shek e 19 ??
      Afresket me shenjtor apo prifti i fshatit qe pallonte grate ?? Kjo ishte Rilindje Greke ??
      Po thuaj o i mjere qe jam injorant dhe protagonizem te gazeta Dita se ne lagje e familje ste degjon njeri !!
      Ata burra qe vendosen qe alfabeti shqiptar te ishte me shkronja latine ishin aq te mençur sa kishin parashikuar ligesine historike greke ne marredheniet politiko – historike me shqiptaret ,nese larg qofte shkronjat do lejoheshin te ishin cirile .
      Edhe diçka o o mjere….epiriotet ishin epiriote .Greke nuk kane qene kurre ,asnjehere .
      Ashtu sikur as Thraka dhe as Makedonia !!
      Jane vendimet e Fuqive te Medha qe formuan Greqine dhe shume mire ben se greket….aha ,rajat me te shtypur ne gjithe Perandorine Turke ishin .

      Reply to this comment
  13. Hysni September 5, 17:37

    Gjuha e ketij shkrimi eshte gjuha e antishqiptarizmit.

    Reply to this comment
  14. demo September 6, 00:11

    O Yli!Pellasgosi eshte nga keta druvaret vllahe.Ne fillim iku ne Greqi me te paret dhe tani eshte vendosur ne SHBA.Aktivizihet me keta vorioepirotet e Niko Gaxojanis,qe e ushqejne me kulture empirike,se vete eshte analfabet.Cfare ka degjuar ne restorantet e grekofoneve te Amerikes i perserit shatra patra sipas menyres se tij.Pirro Epirit ,Georgos Kastriotis, Konstandinopoli.
    Kurre s`ka per te mesuar se Epirote,quheshin shqiptaret.Se Marin Barleti quante epirote jo vetem Skenderbeun dhe ushtaret e tij,por edhe mbrojtesit e Shkodres.Kurre nuk ka per te lexuar historianet greke te lashtesise,qe deshmojne ndarjen e qarte ethnike midis grekeve dhe epiroteve.Kujton se Skenderbeu ka mbrojtur Konstandinopolin dhe jo Krujen dhe kurre s`ka per te ditur se Skenderbeu nuk ka qene kurre ne Konstandinopoje,por ka qendruar disa kohe ne oborrin e sulltanit ne Adrianopoje(polis e do ky)Ederne sipas turqve.Eshte e kote t`i shpjegosh se emrat e ketyre qyteteve jane edhe emra te perandoreve romake dhe nuk kane te bejne fare me gjuhen dhe traditen greke,sepse kane qene qendra te perandorise romake te lindjes.
    Pellasgosi mund te mesoje aq sa mesoi kapterr Orhani i rekrutim mobilizimit ne vitet 60.
    Ne vitet 60 mesuesit qe kishin perfunduar Normalen nuk i merrnin ushtare,per nevoja te mungeses se kuadrove..Kapterr Orhani therriste rekrutet:-Ormalen e ke mbaruar?Jo! -Hip ne makine.
    Njeri kishte mbaruar Universitetin dhe e kishin futur gabimisht ne liste.-Ormalen e ke mbaruar?
    -Kam mbaruar Universitetin,-thoshte ky.-Hip ne makine!
    Mor po kam mbaruar Universitetin.
    Hip ne makine! -perseriste Orhani.Se Orhani nuk hante pyka qe Universiteti ishte shkolle e larte dhe mesuesit me Universitet perjashtoheshin nga sherbimi ushtarak.

    Reply to this comment
  15. demo September 6, 09:43

    Komentin moderator!

    Reply to this comment
    • Pellazgos September 6, 14:16

      Zoti Ylli.
      Ik e numuro sa Arberesh kane mbetur ne Magna Grecia.
      Dashuria duket me vepra,jo me llafe.
      Mos moho dhe historine e botes!
      Per clirimin e Magna Grecias luftuan Epirotet e Pirros,ju pse e vini kufirin ne Prevezen e Sulltanit?

      Reply to this comment
  16. Pellazgos September 6, 14:16

    Zoti Ylli.
    Ik e numuro sa Arberesh kane mbetur ne Magna Grecia.
    Dashuria duket me vepra,jo me llafe.
    Mos moho dhe historine e botes!
    Per clirimin e Magna Grecias luftuan Epirotet e Pirros,ju pse e vini kufirin ne Prevezen e Sulltanit?

    Reply to this comment
  17. Aleksander Thana September 7, 02:20

    Pellazgjikosi, te gjitha I ke nga prifti. Mos shkruaj me se nuk ta var njeri. Nuk e kupton qe edhe kalamajte e lagjes tallen me ty? Na i lere neve qe te hame koken e njeri tjetrit dhe po mbeti shqiptar I gjalle, do vijme e do vijme ne heladha t’ju dhjesim mu ne koke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*