Flamurtari barazon me Teutën

April 2, 2016 21:34

Flamurtari barazon me Teutën

Një pikë e artë, duke parë si po ecën kampionati, ajo që ka marrë flamurtari sot në Durrës ndaj Teutës.

Derbi i bregdetarëve i shihte të dyja skuadrat në nevojë urgjente për pikë: Teuta për të mos lëshuar terren ndaj Kukësit në garën për vendin e tretë dhe Flamurtari për të përfituar sadopak nga humbja e Bylisit. Doli në dritë një ndeshje e bukur, me lojë, raste e gola, ndërsa në fund të dyja palët kanë dalë ndoshta disi të zhgënjyera.

Teuta duhej të fitonte, edhe nga fakti se luante në shtëpi dhe shpesh ka dominuar ndaj Flamurtarit në dekadën e fundit, ndërsa vlonjatet luajtën mirë dhe mbi të gjitha në shtesë patën shansin e artë të fitonin, raporton Sportal.al.

Rustem Hoxha shënoi për durrsakët në pjesën e parë, por Danilo Alvesh shënoi golin e parë sezonal, duke u zhbllokuar për Flamurtarin, që në fakt pati edhe shumë raste të tjera, ku natyrisht në minutën e 94­t nuk duhej të gabonte, kur Zhoao Henrike i vetëm me Moçkën u ndal nga vlonjate, hero në Durrës

April 2, 2016 21:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*