Flamurtari do të firmosë me Sulley Muniru në verë

February 2, 2015 13:41

Flamurtari do të firmosë me Sulley Muniru në verë

Flamurtari bën një tjetër goditje në merkato, vetëm se këtë herë për në verë. Klubi vlonjat bëri të ditur se do të firmosë në merkaton e verës me ganezin Sulley Muniru, që aktualisht aktivizohet në skuadrën rumune të Cluj. Fillimisht u fol se lojtari do të firmoste këtë të hënë, por më pas klubi bëri me dije se futbollisti do të mbërrijë gjatë merkatos së verës në Vlorë. Muniru është vëllai i mesfushorit të njohur ganez të Milanit, Sulley Muntari. 22-vjeçari ka luajtur që prej vitit 2013 me formacionin rumun të Cluj, një klub i bërë i njohur vitet e fundit dhe në Europë.

Në moshë të re Sulley është aktivizuar dhe me skuadrat e moshave të Ganës. Afrimi i tij shikohet si një përforcim mjaft cilësor në verë, aq më tepër që ka dhe përvojë ndërkombëtare dhe është një lojtar me një përgatitje të lartë fizike. Në total me rumunët e Cluj, Muniru është aktivizuar në 30 ndeshje pa mundur të shënojë asnjëherë. Në moshën 18-vjeçare, ai realizoi dhe një provë me Realin e Madridit, por që nuk e kaloi me sukses.

February 2, 2015 13:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*