Flamurtari e nis nga stoli, zyrtarizohet Levý

June 4, 2015 10:00 Updated

Flamurtari e nis nga stoli, zyrtarizohet Levý

Ishte në ajër prej ditësh, por mungonte zyrtarizimi, që ka ardhur pasditen e së mërkurës: trajneri i ri i Flamurtarit është Stanislav Levý.

Trajneri 57-vjeçar nga Republika Çeke kthehet në Shqipëri, aty ku në sezonin 2011/12 drejtoi Skënderbeun, duke fituar titullin kampion me këtë skuadër.

Puna e mirë në Korçë ka bërë që Levý të kthehet në Shqipëri, pas një aventure në Poloni, ku prej shtatorit 2012 deri në shkurt 2014 drejtoi Slask-un, ku mori me vete edhe sulmuesin Sebino Plaku.

Në karrierën e vet si trajner Levý ka drejtuar edhe shumë klube gjermane e çeke, ndaj drejtuesit vlonjatë kanë vendosur t’ia besojnë atij drejtimin.

Zgjedhja e Flamurtarit ishte e vështirë, pasi në listë ishin shumë emra, disa prej të cilëve shumë të njohur, si italianët Serse Cosmi e Massimo Ficcadenti, pa harruar edhe emra nga kampionati shqiptar.

Megjithatë, u zgjodh një trajner i huaj, por që e njeh mirë ambientin në Shqipëri.

Përveç kësaj, Levý nuk ka pasur pretendime të mëdha ekonomike, një arsye më shumë që ka bindur drejtuesit vlonjat, që gjithsesi nuk kanë publikuar shifra.

Të enjten Levý ‘zbarkon’ në Vlorë, ku do të firmosë kontratën e re dhe do të nisë nga puna për rindërtimin e skuadrës, që me sa mësohet, do të ribëhet nga e para, me shumë pak lojtarë që do të konfirmohen.

June 4, 2015 10:00 Updated
Komento

1 Koment

  1. kujtesa June 4, 10:30

    Me ekipin Slasky,ky trajner e mbylli ne vendin e 4 ne Poloni.
    Mendoj se do jete zgjedhja e duhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim