Flamurtari eviton heqjen e 6 pikëve, shlyen Bajevskin

February 24, 2016 09:16

Flamurtari eviton heqjen e 6 pikëve, shlyen Bajevskin

Pas heqjes së tre pikëve në kampionat, për pagesat e prapambetura të ish-futbollistit, Toni Pezo, Flamurtari vihet në lëvizje për të evituar një tjetër penalizim.

Klubi vlonjat i është përgjigjur ultimatumit të fundit nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të shlyer detyrimet financiare edhe ndaj ish-lojtarit Aleksander Bajevski, i cili ka mbrojtur ngjyrat kuqezi në sezonin 2010-2011.

Bajevski fitoi gjyqin në FIFA, për detyrimet që arrijnë në afro 48 mijë euro nga vlonjatët.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Flamurtari njoftoi që pavarësisht se borxhet lidhen me keqmenaxhimin nga Bashkia e qytetit në vitet e kaluara, pagesa do të kryhet nga presidenca aktuale, që ka në administrim klubin.

Shlyerja e pagesave të prapambetura eviton në këtë mënyrë që Flamurtari të penalizohej me heqjen e 6 pikëve nga renditja, që praktikisht do të vuloste rënien e skuadrës nga kategoria.

“Presidenca aktuale vendos të kryeje pagesën, me qëllimin për të vijuar ecurinë pozitive të skuadrës gjatë këtij sezoni futbollistik”, shkruhej në njoftimin për shtyp të klubit kuqezi.

Sipas gjasave, drejtuesit e Flamurtarit mund të gjejnë akordin me ish-sulmuesin maqedonas, Bajevski, që shlyerja e 48 mijë eurove të realizohet me këste.

Borxhet e mbartura nga vitet e kaluara kanë qenë problemi më i madh i Flamurtarit gjatë këtij sezoni, me skuadrën që në merkaton e janarit u rindërtua nga e para, sepse prej bllokimit të llogarive bankare, klubi nuk mund të paguante në kohë futbollistët.

Fatura e borxheve te Flamurtari vijon të mbetet e gjatë, ku nga sezonet e kaluara klubi i detyrohet mbi 18 mijë euro Blazho Rajoviç.

Për t’u shlyer janë edhe ish-trajneri Stanislav Levi, gjeorgjianët Gelashvili e Popkhadze, por edhe lojtarë të tjerë të huaj të cilët e kanë ndjekur çështjen pranë instancave të FIFA-s.

February 24, 2016 09:16
Komento

1 Koment

  1. spata February 24, 10:07

    Turp per Flamurtarin .Drejtues pa tru qe e katandisen kete ekip me blerje mercenaresh. Hiqni dore nga te huajt se Vlora ka djem te talentuar.Beni fusha e kende sportive qe te trainohen femijte tone se keshtu do ti shihni hairin. .Cjane keto blerie si ne vendet me kulture sportive. Imitoni si majmunet dhe paguani pasojat e rregullave nderkombetare .Dilni nga kategoria e nisni nje kulture te re sportive .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*