Flamurtari, Gjoka e Veliu: Superkupa vlen për dinjitet

August 17, 2014 10:25

Flamurtari, Gjoka e Veliu:  Superkupa vlen për dinjitet

Flamurtari zbarkon në “Qemal Stafa” për finalen e Superkupës, me synimin për të ngritur një tjetër trofe, ashtu si më 18 Maj në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit. Pikërisht nga ai trofe i fituar kjo skuadër kërkon të frymëzohet për të nisur sezonin e ri, që pritet ta shohë si protagonist, dhe përballë një rivali direkt. “Po vijmë nga një trofe me Kupën është kënaqësi e madhe për një trajner të kalojë tek trofetë. Është një tjetër titull që vlen për dinjitet dhe për më tepër ndaj një ekipi si Skënderbeu që është në krye të futbollit shqiptar, për ne është një motivim ekstra”, deklaron trajneri Ernest Gjoka, teksa kapiteni Franc Veliu shprehet se janë përballë një prej dueleve më të forta në Shqipëri në vitet e fundit. “Në radhë të parë një ndeshje e tillë është nga më të fortat në Shqipëri për ecurinë gjatë këtyre viteve. E rëndësishme është të ruajmë vazhdimësinë nga trofeu në trofe. Nuk kemi presion por nuk është diçka e keqe ta kemi këtë trofe aq më shumë ndaj Skënderbeut”, deklaroi mbrojtësi i Flamurtari.

Rivaliteti i viteve të fundit midis dy ekipeve ka prodhuar polemika por mbi të gjitha ndeshje të një niveli të lartë. Kapiteni Flamurtarit Franc Veliu që ka provuar gjithçka në këtë duel mendon se ndaj Skënderbeut luhet edhe për trofe por edhe për kënaqësi personale. “E rëndësishme është t’i fitosh të dyja, edhe miqësore me Skënderbeun është kënaqësi plus për ne”, shton Veliu.

Të njëjtën linjë mendimi me kapitenin ka edhe trajneri Gjoka, që shprehet i bindur se kjo sfidë do të dhurojë emocione të mëdha për tifozët, ashtu siç ka rezultuar edhe në të shkuarën.

“E di çdo të thotë kjo përballje. Unë personalisht kam qenë këto ndeshje ndaj Skënderbeut, kemi bërë keq dhe mirë, siç është eliminimi në Kupë dhe më pas e fituam atë. Këto janë përballje të bukura sidomos kur dalin me sukses dhe kjo do të ishte e bukur nëse i dhuroj një tjetër sukses tifozëve vlonjatë”, vijoi Gjoka. Flamurtari i këtij sezoni pritet të jetë një nga skuadrat më të mira të futbollit shqiptar, duke parë ndryshimet jo vetëm në skuadër por edhe në infrastrukturë. Kapiteni Veliu mendon se po projektohet një e ardhme ndryshe për Flamurtarin, që pritet ta shohë klubin kuqezi si modelin për t’u ndjekur. “Gjithë ky investim do të thotë një e ardhme ndryshe, ekip shembull për të gjitha ekipet. Ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Vlorën por si shembull edhe për ekipet e tjera”, përfundoi Veliu.

August 17, 2014 10:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim