Flamurtari, “pa mbrojtje”, ndaj Skënderbeut

May 17, 2016 09:34

Flamurtari, “pa mbrojtje”, ndaj Skënderbeut

Ndaj Skënderbeut me mungesa në mbrojtje. Flamurtari është praktikisht i shpëtuar pas atij barazimi shumë të rëndësishëm që arriti në Ballsh të shtunën dhe në ketë kontekst ndeshja e fundit ndaj korçarëve mund të ketë pak vlerë për vlonjatët. Megjithatë motivimi nuk mungon në radhët e kuqezinjve të Ramadanit të cilët do të përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre në fushë edhe në duelin ndaj kampioënve të Skënderbeut, që do të vendosë fatet e titullit të këtij sezoni.

Flamurtari në fakt nuk do të jetë i plotë në ndeshjen ndaj Skënderbeut, sepse për sfidën e të mërkurës, trajneri Zekerija Ramadani nuk do të ketë të gatshëm dy titullarë të prapavijës, pikërisht dy qendërmbrojtësit Entonio Pashaj dhe Pablo Lacoste. Ish-futbollisti i Tiranës, por edhe shtatlarti uruguaian, u ndëshkuan me karton të verdhë në takimin e “Adush Muçës” ndaj Bylisit duke plotësuar numrin e 3 tillëve që do të thotë një ndeshje skualifikim.

Në këtë mënyrë si Pashaj ashtu edhe Lacoste do të mungojnë përballë korçarëve. Alternativat për trajnerin Ramadani nuk mungojnë gjithsesi, me këtë të fundit që pritet ti japë një fanellë titullari në qendër të mbrojtjes Debatik Currit, i cili mund të luajë përkrah Taulant Kuqit ose Kristi Markut.

Lajmi i mirë për trajnerin e vlonjatëve Ramadani është se rikthehet në dispozicion pas mungesës për arsye shëndetësore ndaj Bylisit, kapiteni Bruno Telushi. Me probleme në Vlorë do të jetë edhe Skënderbeu që për arsye skualifikimi nuk do të ketë të gatshëm sulmuesin Hamdi Salihi dhe qendërmbrojtësin Tefik Osmani, ndërkohë që do të mungojë kroati Marko Radas, i cili e ka mbyllur përpara kohe sezonin.

May 17, 2016 09:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*