Flamurtari prezanton trajnerin e ri, Zekerija Ramadani

January 5, 2016 20:04

Flamurtari prezanton trajnerin e ri, Zekerija Ramadani

Zekerija Ramadani është zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtarit deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 37-vjeçari i lindur në Shkup u prezantua në një konferencë për shtyp, ku shoqërohej nga drejtori i klubit, Ardi Behari, i cili deklaroi: “Jemi këtu për të prezantuar trajnerin e ri, Zekeria Ramadani.

Ai është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, pasi ka luajtur këtu pesë vjet më parë.

Kontrata është deri në pjesën e mbetur të sezonit, me opsionin për rinovim edhe vitin e ardhshëm. Është një zgjedhje e menduar mirë dhe shpresojmë shumë që në këtë pjesë të mbetur të sezonit t’i arrijmë objektivat e klubit. Për stolin tonë, Ramadani u largua nga FC Shkupi në Maqedoni.

Trajneri e ka të qartë peshën e klubit Flamurtari, nuk premton se do të bëjë magji, por beson se Flamurtari i ka shanset ti largohet zonës së rënies nga kategoria dhe ta mbyllë sezonin me trofe”.

Ndërsa trajneri Ramadani tha: “Është një privilegj të jem trajner i Flamurtarit, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe. Megjithatë mendoj se jam i gatshëm të drejtoj këtë ekip të madh. Nuk bëj premtime që do të fitojmë këtë apo atë, të gjithë energjinë time do ta shpenzoj për ekipin. Objektivi i klubit është që të largohet nga zona ku ndodhet në renditjen e kampionatit dhe pse jo të fitojmë edhe Kupën”.

January 5, 2016 20:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*