Flasin dy profesorët e Veliajt në Amerikë: Ishte student i shkëlqyer, më i miri që kemi pasur

May 29, 2018 18:22

Flasin dy profesorët e Veliajt në Amerikë: Ishte student i shkëlqyer, më i miri që kemi pasur

Të ftuar për të mbajtur një leksion të hapur me studentë shqiptarë mbi Politikën e Jashtme të administratës amerikane, dy pedagogët e “Grand Valley State University” SHBA, John Constantelos dhe Polly J. Diven (universiteti ku ka përfunduar studimet edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj), dhanë edhe një intervistë të shkurtër për median.

Ata kujtojnë periudhën kur kryebashkiaku ka qenë student, flasin me krenari për arritjet e tij asokohe, por edhe për faktin se sot drejton kryeqytetin shqiptar. Të pyetur për Veliajn, pedagogët shprehen se ai shkëlqeu që në fillimet e tij si një student shumë i mirë dhe se i ka përfunduar me sukses studimet në SHBA.

Një vit më parë, kryebashkiaku Veliaj ishte i ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit të 3 mijë studentëve të “Grand Valley State University”, ku u vlerësua me titullin “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e tij në shërbimet publike. Titulli iu dorëzua nga vetë Presidenti i “Grand Valley State University”, i cili e vlerësoi Veliajn si shembullin e një historie suksesi mes studentëve që kanë mbaruar studimet në “Grand Valley State University”.

Intervista e plotë:

– Si ishte Erioni gjatë periudhës së studimeve? A ishte një student i mirë? Cila është përshtypja juaj, si ish pedagog i tij?

John Constantelos, Ph.D. Departmenti i Shkencave Politike: Disa njerëz do të dëshironin që unë të thoja se ka qenë një student i keq, por në të vërtetë ishte një student i shkëlqyer, ose më mirë, studenti më i mirë që kam pasur. Ai shkëlqeu që në fillimet e tij, ishte i veçantë dhe e kuptuam menjëherë këtë. Një herë mora disa nga studentët e mi për një prezantim në Indiana, për të marrë pjesë në një model të ngjashëm të Bashkimit Europian, dhe Eri ishte një nga liderët e delegacionit. Aty mbajti fjalimin kyç dhe të gjithë profesorët e tjerë pyetën: Nga ka ardhur?

– Si ishin studentët shqiptarë, studentët e tjerë përpara Erionit? Pra, mendoni se Shqipëria ka studentë të mirë?

Polly J. Diven, Ph. D., Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Ne kishim 3 studentë shqiptarë, të cilët i mbaj mend mirë sepse ishin me të vërtetë studentë shumë të mirë. Ndoshta, edhe më të mirë se sa studentët tanë amerikanë përsa i përket përgatitjeve për kolegjin, në të shkruar dhe në të folur në anglisht, kështu që ishin realisht studentë të shkëlqyer.

– Shumë të rinj do të donin të shkonin në Amerikë dhe të studionin atje. A është kjo një zgjedhje e mirë, apo jo? Çfarë do t’u sugjeronit atyre?

John Constantelos: Unë mendoj se është një zgjedhje shumë e mirë. Gjithashtu, mendoj se është një zgjedhje e mirë edhe për studentët tanë të shkojnë jashtë vendit, që do t’u vlejë për disa pjesë të edukimit të tyre, mëson kaq shumë gjëra që nuk do t’i mësoje dot pa udhëtuar jashtë vendit. Ka zgjedhje shumë të mira si Europa, por edhe Shtetet e Bashkuara janë një mundësi që duhet marrë në konsideratë, pavarësisht disa problemeve që kanë dalë në pah në 2 vitet e shkuara.

– Është një problem që shumë nga studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, nuk dëshirojnë që të kthehen më në Shqipëri.

Polly J. Diven: Tre studentët që ne kishim nga Shqipëria u kthyen pas; njëri punon si vullnetar këtu, tjetri është profesor, ndërsa i fundit është Kryetar i Bashkisë. Pra, të 3 studentët që unë mbaj mend, janë kthyer.

– Çfarë mbani mend nga Erioni në kohën kur kryente studimet?

John Constantelos: Ka kaluar shumë kohë, por di t’ju them se ai u rrit aty, me grupin tonë, dhe çdo student që ka pasur njohje me të, ka qenë shumë i impresionuar prej tij, shpenzonte kohë me të gjithë dhe në të vërtetë ia doli të diplomohej aty në Grand Valley State University.

– Dhe pyetja e fundit sepse këtu ka hapur pak debat: A është diplomuar Erioni?

Polly J. Diven: Kësaj pyetjeje po i përgjigjem unë, duke qenë se prej 20 vitesh mbaj detyrën e Drejtoreshës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Grand Valley State University: Ai iu bashkua programit tonë mësimor dhe e përfundoi atë. Mund t’ju them se ai është i diplomuar në Grand Valley State University, në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. /Marrë nga Vizion Plus

o.j/dita

May 29, 2018 18:22
Komento

14 Komente

  1. Niko May 29, 18:31

    hahahahhhhhaaahhhaaaahhahha. Gaz paci more djem, se na shkrite!!!

    Reply to this comment
  2. Dibrani May 29, 18:36

    Normal ashtu do thojn ,..Po lobove cdo gje ralizohet.

    Para se ta bente Rama Kryebashkiak Velin asnje nga Profesoret nuk e permendi Velin

    Sot te gjith ne gadishmeri !!!!! Nga vjen gjith kjo dashuri e pa-kuptimt pa-pritur dhe pa-kujtuar.

    Mos vall politika Veliaj dhe Rama po lobon te kapi frenat e pushtetit te perjetshem

    Perfundimish njeriu eshte qenje interesi sesa parimi

    Mjer populli qe bie viktim e lojes se piset politike

    Reply to this comment
  3. analfabeti May 29, 18:38

    a ka ndonje diplome ky mjaftisti yne i dashur si perfundim apo ????

    Reply to this comment
  4. Perball te ARSH May 29, 18:44

    Erjono hallall e ke cmimin nobel
    Ktu te rr sami frasheri para teatrit turbina ka 1 muaj qe shqy trotuaret e s,puno njeri
    Ktu kalo cdo dit gjysma tirones plako dhe sakatohen njerzit

    Reply to this comment
  5. Profesori May 29, 18:44

    Ore qe ka aftesine e falxhores per oratori e llafollogji ket e dime , por ka dhe nje aftesi tjeter qe fallxhoret se kane. Ky eshte qen besnik qe e se tradhtonnte zotin qe e mori e riti e edukoj e instruktoj dhe e futi ne politik . Pa per nxenes te shkelqyer por qe kan karakter e nuk duan te perdoren nga te tjeret i kemi pare ku punojn e si punojn.

    Reply to this comment
  6. Socialisti i Ndershem May 29, 18:59

    Nje zonje vjen nga Franca dhe n’a thote “Edi Rama mahniti Parisin”.
    Keta profesoret n’a thone “Student si Erioni ne nuk kishim pare kurre”.
    Pjesetare te firmave te huaja qe kane marre me koncension sherbime apo shfrytezim pasurish ne Shqiperi, thone ” Ministra kaq te zote sa Ahmetaj dhe Gjiknuri nuk kemi hasur ne te gjithe boten”.
    A nuk do te ishte mire, o “Dita”, qe te n’a i kursenit kete lloj TALLJEJE ?

    Reply to this comment
  7. Laveri May 29, 19:05

    Kaq i mençur te jete lali Leshi valle ????

    Reply to this comment
  8. Zzzzzz May 29, 19:29

    KA MBARUAR KY SHKO;;E TE LARTE..??????? PO JO VETEM KY EDHE MOPSTRA TJETER LULI ….??????….KJKO ESHTE PER TE QESH KETA KUJTOJNE SE I GJITHE POPULLI ESHTE DRU ME PRE….????!!!!

    Reply to this comment
  9. Arben May 29, 19:35

    O zot o zot

    Ky DHE enver hoxha Kane patur

    Rezultate te tilla

    Reply to this comment
  10. kuksiani May 29, 19:58

    Pyetja me e sakte do te ishte: Kur i ka mbaruar studimet Erion Veliaj? Se si jane universitetet ne Amerike dihet, qe provimet jepen online edhe kjo dihet. Per t´i vene kapakun ketij debati Erioni do t´ju botoje nje kopje te diplomes se mare me daten e fillimit dhe mbarimit te studimeve, apo jo lali Eri?
    Nuk besoj se do t´i lesh akoma njerezit duke pyetur veten i ka kryer studimet apo jo!!!

    Reply to this comment
  11. Cun i lagjes May 29, 20:16

    Duhet me maru Universitetin per ” Marrdjenje Nderkomtare ” n’Amerik me qene ne gjendje me bind Fondacionin Turk me ju dhone pilafin e Erdoganit kalamojve shqiptar!! Per s’mari !

    Reply to this comment
  12. Arben May 30, 06:24

    Keto deklarata paguhen me parate tona

    Reply to this comment
  13. Nardi May 30, 12:24

    Te kesh ne krah rektorin e Kristalit,qe i mbyti diplomat fallco duke i firmosur dhe shitur,nuk ka sens.Nuk i takonte Erionit te kishte te ftuar mashtruesa qe rrine si hiena t’buta,si Maringlen Spiro.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*