Flasin ish-presidentët pas takimit për paktin detar: Ja çfarë i thamë Metës

February 16, 2018 21:46

Flasin ish-presidentët pas takimit për paktin detar: Ja çfarë i thamë Metës

Ish-presidentët që këshilluan presidentin Ilir Meta për plotfuqinë në negociatat për paktin detar me Greqinë, kanë shprehur në një intervistë për Top Channel mendimet e tyre lidhur me këtë çështje dhe kanë treguar mbi bisedimet e kryera me Presidentin e vendit.

Qëndrimet e tyre janë të nuancuara, kurse zëvendëskryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit përjashton çdo negociatë direkte.

Ish-presidenti Bamir Topi tregon se çfarë i tha presidentit Ilir Meta për çështjen paktit detar me Greqinë. Sipas ish-presidentit, ka një vullnet pozitiv qe gjerat te ecin përpara.

Biseda qe jashtëzakonisht konstruktive. U njoha me materialin që ministri i jashtëm Bushati i ka dërguar Presidentit. Një nga sugjerimet që unë i kam dhënë Presidentit Meta, është shume e rëndësishme që të zbatohen detyrimet kushtetuese, që do të thotë, se në çdo hallkë ose pas çdo raundi bisedimesh duhet patjetër që të involvohet Komisioni Parlamentar i Politikes së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare. Pashë një predispozicion që gjërat të ecin, sepse është detyrim nga të gjitha institucionet”, u shpreh Bamir Topi Ish President i Shqiperisë.

Për ish-presidentin Topi e rëndësishme është që kjo negociatë nuk i ngjason asaj të 2009-ës ku u anashkalua plotfuqia e presidentit dhe si rrjedhojë Gjykata Kushtetuese anuloi marrëveshjen.

“Në momentin që fillojnë negociatat mbi hartë, do të thotë se ti nuk mund të negociosh pa marrë plotfuqinë. E rëndësishme është qe ky proces ndryshe nga procesi i vitit 2009 ka filluar me një korrektësi institucionale dhe konstitucionale. Që problemet që kanë mbetur pezull me Greqinë të mbyllen, po delimitimi i kufijve i hap patjetër rruge një komunikimi pa paragjykime”, tha Topi.

Ndërsa ish-presidenti Rexhep Mejdani, i thirrur edhe ai nga Presidenti Meta, tha se konsultimet paraprake janë një praktikë normale në vende të tjera.

Por zoti Mejdani nuk dha detaje për bisedën, duke thënë se vendimi për të dhënë më shumë detaje dhe një qëndrim të qartë i përket presidentit Ilir Meta.

Kurse ish-presidenti Bujar Nishani publikoi një status në “Facebook”, ku i kërkon Prokurorisë që për marrëveshjen e detit me Greqinë të nisë verifikimin ligjor se kur realisht kanë nisur negociatat.

I fundit me të cilin u konsultua presidenti Meta ishte Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, i cili ka një mendim radikal, që përjashton negociatat direkte me palën greke.

Unë gjykoj se rruga më e mirë tashmë për të arritur në një marrëveshje të tillë me Greqinë është kalimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë. Të dy palët me mirëkuptim, i kërkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me qendër në Hagë, të përcaktojë ajo kufijtë ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, tha Tritan Shehu.

Tritan Shehu tha se duke mos ia kërkuar plotfuqinë presidentit Meta që në fillim, qeveria ka shkelur Kushtetutën.

l.h/ dita

February 16, 2018 21:46
Komento

7 Komente

  1. Preshi dhe Leshi February 16, 22:06

    O Tritan. Me mire kete pune e nda gjykata myzeqare e preshit me seli ne Lushnje e krijuar me 1997.

    Reply to this comment
  2. Flutura February 16, 22:29

    Tope-tope o papagalos.
    Te marresh mendimin e Saliut, qe akoma thote se e mbroj marrveshjen e 2009, eshte te tallesh me shqiptaret ose
    Ilir Meta eshte i paafte, ose bashkepunetor me Berishen dhe dakort me 2009

    Reply to this comment
  3. drejtesia po vjen February 16, 23:19

    Dmth Nishani dhe Tritani nuk duan qe problemet te zgjidhen, lemsh i duan si i kane bere vete. Por perendoi ajo kohe se dhe Nishani ka perenduar pa dale, ndersa Tritani qe kur i ngeli preshi ne dore. Aman o president, nuk te vjen turp me ke bisedon per probleme kaq te medha?!

    Reply to this comment
  4. MH February 16, 23:51

    Aspak nuk cuditem nga kjo sipermarrje keshellimore qe kerkon presidenti Meta per ceshtjen e detit.
    Mbasi keto sipermarrje i ka krye me shume devocion ish Presidenti Nishani qe ndryshimi ishte per ta falur dhe jo per ta ndare ligjrisht me te drejtat qe percakton ligji nderkombetar per te tilla ceshtje.Ndaj ish presidentet nuk i vlente te ulin veten para nji kapterrit President dhe e lan pa ceremoni.Meta si kopil ne politika huazoj msheftesit e Nishanit dhe i bani publike..Ndaj Nishani teper modest nuk i hyri kesaj forme pompoze po e zgjidhi me Mareshall Berishen ne gjendje gaditu sic ia pervehteson profesioni kapterr para eprorit:Si urdheron,zotri/shoku Komandant.Nishani ishte rregjistrue me bythe ne presidence,si nexanesi ne shkolle,per ti sherbye Marrshall Berishes.Te cilet u diskredituan nga gjykata kushtetuse.

    Reply to this comment
  5. Malsori February 17, 03:12

    Po çhyn prokuroria ketu more kapter Bujari?Kaq shpirtzi qenke more kapter?Por fajin e ka Like floriri qe eshte me dy surrate.O Like mblidhi te gjithe zagaret e Saliut dhe merr mendim.Like!Vetingu!Çhizmja e Monikes.Malsori Boston.

    Reply to this comment
  6. Servet February 17, 03:44

    O my,nuk ishte Nishani ne 2009 por Topi megjithate ti per ti sherbyer partise mund ti nderrosh si te te pelqeje.

    Reply to this comment
  7. Arberia February 17, 10:50

    Lutemi perktheni dijetarin e kafsheve Bamir Topin per fjalet:
    1. involvohet Komisioni Parlamentar i Politikes së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare.
    2. Pashë një predispozicion…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*