Fleckeinstein, sot në Tiranë. Takon dhe gruan e Aleks Nikës, një nga viktimat e 21 Janarit

January 7, 2015 09:51

Fleckeinstein, sot në Tiranë. Takon dhe gruan e Aleks Nikës, një nga viktimat e 21 Janarit

Knut Fleckeinstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe ndërmjetës në zgjidhjen e krizës politike në vendin tonë, mbërrin sot në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë 3 ditore.

Vizita vjen në kuadër të përgatitjes së progres-raportit për vendin tonë, por edhe për të parë nga afër zbatimin e rezolutës që Kuvendi miratoi në mbyllje të sesionit, marrëveshje që ktheu në Kuvend opozitën.

Fleckeinstein pritet të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeparlamentarin Ilir Meta, me zv/kryeministrin Niko Peleshi, ministrat Ditmir Bushati, Sajmir Tahiri dhe Milena Harito, kreun e PD Lulzim Basha, si edhe me Avokatin e Popullit dhe përfaqësues të institucioneve që merren me luftën kundër korrupsionit, administratën publike, minoritetet.

Raportuesi për Shqipërinë do të marrë pjesë në tryezën e organizuar me ambasadorët në Tiranë, ndërsa do të ketë edhe një takim me kreun e OSBE-së.

Gjatë vizitës 3 ditore të Fleckenstein në Tiranë, mësohet se kryeministri Rama do të jetë jashtë vendit në një vizitë zyrtare.

Të premten është parashikuar konferenca për shtyp pas takimit që Fleckenstein do të ketë me deputetët Taulant Balla dhe Majlinda Bregu në lidhje me ecurinë e zbatimit të marrëveshjes mazhorancë-opozitë.

Mësohet se raportuesi për Shqipërinë kërkon të takojë dhe familjarët e një prej viktimave të 21 Janarit, të ndjerit Aleks Nika, – raporton Ora News.

Kërkesa vjen pasi bashkëshortja e të ndjerit, Rajmonda Nika, i ka dërguar një letër Fleckenstein, ku i kërkon ndërhyrjen e përfaqësuesve europianë që të bëhet drejtësi për 21 janarin.

January 7, 2015 09:51
Komento

3 Komente

  1. Ericson January 7, 11:27

    Rajmonda e dashur, ne radhe te pare ju shpreh simpathyne time ,sic I thone ketu ne Shtetet e Bashkuara, per vrasjen kriminale te burrit tuaj Aleksit, ne mes te dites, ne mes te Tiranes, te filmuar nga te gjitha Tv-te shqiptare e te botes,e te tre fshatareve te tjere krejtesisht te pafajshem, e plagosjen e keqtrajtimin brutal te dhjetra e qindra protestuesve nga hafijet e Salih Berishes e Lulezim Bashes!

    Me siguri absolute matematike , nese ju takon ky Fleckeinstein , do t’ju thote, pas mirseardhjes e shprehjes se ngushellimeve per humbjen tragjike te shokut tuaj te jetes se ….mos u merzitni, keto jane evenimente tragjike ,ku personi gjendet ne vendin e kohen e gabuar, se keto ndodhin edhe ne Amerike e France, se kryeministri Rama eshte I angazhuar per zbardhjen e kesaj ngjarjeje, se gjykata ka denuar vrasesit, se nuk disponohen prova te mjaftueshme per te marre te pandehur Z.Berisha e Z.Basha, se keta jane persona VIP ,se ambasadori amerikan Arvizu ne kete rast shprehte qendrimin e Governmentit te tij, se ….juve besoj jini nje familje europiane e civilizuar ,e kini lene pas Kodin e Dukagjinit……e te tjera pallavra si keto!

    Ju lutem,nese konstatoni ndonje lajthitje, hajde e me beni lanet e qepaze, nepermjet gazetes Dita!

    Reply to this comment
  2. Alfade January 7, 23:58

    Z.Ericson , keni plotesisht te drejte …..!!!

    Reply to this comment
  3. eri January 8, 20:17

    Z.Rajmonda ju falenderoi qe luften e vazhdoni per te ndeshkuar vrasesit e A,Nikes,ketij deshmori te lirise te atdheut tone,por jemi ne kohe kriminelesh qe vete drejtesia ne shqiperi eshte bande kriminale .Nuk zgjidhe asgje ,raportuesi europjan Fleckentein,e kame provuar vete kete para 4 vjetesh te raportuesi i O.K.B-se per krimin ne ate kohe ne shqipri ,edhe te raportuesi i B.E -se ,dhe s’kane bere asgje veçse ,ka bere qe prokuroria dhe gjykatet shqiptare ta thelloin me shume demin,kjo organizat kriminale qe vret çdo dit popullin e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim