Fleckenstein: Mos u habisni nëse shtyhen sërish negociatat

February 21, 2019 09:18

Fleckenstein: Mos u habisni nëse shtyhen sërish negociatat

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i quan të rrezikshme vendimet e opozitës për të djegur mandatet, aludimet për bojkot të zgjedhjeve vendore, por edhe dhunën në protestë.

Fleckenstein e quan shqetësuese këtë fakt, veçanërisht djegien e mandateve, kur thotë se me një parlament jofunksional dhe një opozitë që nuk do të kontribuojë, Shqipëria nuk duhet të habitet nëse negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian i shtyhen sërish.

“Anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar votuesit e tyre në parlament, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, por kjo nuk është e re, të gjithë e dinë që ky është opinioni im, edhe i Eduart Kukanit nga EPP, dhe nga dy parti të mëdha në Europë”, shprehet Fleckenstein në një intervistë.

Pjesë nga intervista e tij per mediat

Për momentin, ajo që kam dëgjuar unë tingëllon shumë e rrezikshme. Kam dëgjuar që opozita jo për herë të parë, do të djegë mandatet dhe këtë nuk e kuptojmë në Bruksel. Politikanët, anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar në parlament një alternativë më të mirë se politikat e qeverisë. Si mund të bëjnë këtë nëse nuk marrin pjesë?

E dyta, kam dëgjuar që mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve gjithashtu, por shpresoj që ky të jetë vetëm thashethem, sepse mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.

E treta gjë janë protestat. Në parim është gjë e mirë sepse tregon se njerëzit duan të vihen re, e për sa kohë është paqësore mendoj se është e drejta e njerëzve dhe ata duhet të shprehin ndjenjat

Kam parë kryesisht njerëz shumë paqësor në protestë, por pashë edhe disa që përdorën dhunë kundër Kryeministrisë. Duhet të jemi të qartë të gjithë, qoftë opozita, qoftë mazhoranca, që dhuna nuk lejohet.

Dhe duhet të jemi të qartë që janë përgjegjës ata që ftojnë për protesta, ata duhet të kujdesen që protestuesit në rrugë janë paqësorë.

Më shqetëson më shumë bojkoti apo djegia e mandateve, nuk jam i sigurt që s’do të jetë shqetësuese… nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë, prandaj po mendoj se do të ndikojë dhe mund vetëm të shpresoj, që kushdo ta kuptojë, s’duhet të habiten nëse negociatat shtyhen sërish.

o.j/dita

February 21, 2019 09:18
Komento

9 Komente

  1. Shefqet Cela February 21, 10:26

    Që tani mund të themi që është e sigurtë shtyrja,. Briukselli ka të drejtë. Nuk mund ta futin sherrin në Evropë. Kanë hallet e tyre.
    Opozita e Saliut, me sejmene Minikën, në këtë drejtim, ja arriti qëllimit ogurzi për shqiptarët. Kanë arsyet e tyre.
    Shpresojmë të mos e arrijnë ta prishin Reformën në Drejtësi që do tifshijë nga skena politike shqiptare. Atere do marrim frymë lirisht, sepse u bë gati tre dekada që po i japin dërmën këtij vëndi.

    Reply to this comment
  2. fery February 21, 10:37

    Hiq mos keni mersk z.Fleckenstein se klasa politike shqiptare kete qellim ka , ti shtyje negociatat dhe ta shtyje tranzicionin idiotesk edhe per nja 300 vite , te shtyje reformen ne drejtesi ne menyre qe aslush mose te petgjihjet per krime te bera dhe kapjen e shtetit nga banda kriminale te lidhura ngushte me pushtetin si nga te djathtet ashtu edhe nga te najtet ne menyre qe keta te mblesin perjetesishte ne pushtet. Shqiperija e shendruar ne Kolumbi te Europes zor se mund ta fitoje kuften kunder bandave kriminale shumefish me te forta se shteti i nderuar z. Fleckenstein andaj logite jane be shume te qarta. Ma mire te shtyhen negociatat dhe ato kurre mose te filloje se sa ata nji nga nji te fillojne te pergjigjen

    Reply to this comment
  3. intelektuali February 21, 10:47

    BOBO! E LA PA RROGE DHE PA TE ARDHURA EDI RAMA KETE QYLAXHI TE OSBE-SE!

    prandaj:

    Mos i vini faj se eshte ne hall i ngrati.

    Reply to this comment
  4. Tom February 21, 11:03

    Te dy palet e kanë ketë Interesse.
    Europa dhe pozit/opozit. Këto janë teatrot që bën EU me këta banditet tan bashkë.
    Serbia ka Probleme me Kosoven dhe zgjidhje akoma NUK ka????
    Sa kohë që Serbia nuk është gati për EU ata organizojne pislliqe të tilla.
    Dhe thonë sjeni gati akoma. Intrigante me supen e tyre.
    Por flliqësira tona skan Format shtetëror serioz. Se doch ishim Futur ne kohë ne EU.

    Reply to this comment
  5. MH February 21, 11:30

    Ju i shtyni negociatat.Por dije mire qe shtyrja asht fitore e opozites.

    Reply to this comment
  6. Lulzim Basha February 21, 12:40

    Ne kete duam !

    Reply to this comment
  7. valentina February 21, 13:20

    Europa kurva plake ferkon duart sa here qe banditet politikane ne sinkron te plote me njera-tjetren majtas dhe djathtas krijojne trazira,do mjaftonte shembulli i anetaresimit te Bullgarise dhe Rumanise ne kohen e anetaresimit te tyre per te kuptuar se kurva Europe pret nje shkak sado te vogel per te penguar shqiperine te anetaresohet ne BE,mjaft me me deklarata,nese kerkoni te jeni te besueshem ne syte e popullit,dhe demokratizimin e vendit,refuzoini duke i pritur ne selite nderkombetare140 banditet politikane+presidentin hajdut dhe bandit te shqiptareve.

    Reply to this comment
  8. Sali Berisha February 21, 16:45

    Po une si do e shpetoj bythen ndryshe? Sa me gezove mor Flakenshtajn.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim