Fleckenstein: Drejtësi për 21 janarin. Zvarritja e çështjes, e çuditshme

January 22, 2015 15:14

Fleckenstein: Drejtësi për 21 janarin. Zvarritja e çështjes, e çuditshme

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, në një intervistë për Top Channel komenton si të çuditshëm faktin që ende pas 4 vitesh drejtësia nuk ka përfunduar punën me çështjen e 21 janarit. Ai thotë se qeveria, Prokuroria dhe aktorët e tjerë do të na sigurojnë jo vetëm me fjalët për drejtësi, por tashmë edhe me fakte.

TCH: Z. Fleckenstein, familjarët e Aleks Nikës që ju takuat së fundmi në Tiranë kërkojnë drejtësi që prej protestës së thirrur kundër korrupsionit, siç theksoi Rajmonda në letrën ndaj jush, çfarë i premtuat ju?

Knut Fleckenstein: Unë premtova se do vëzhgoj nga afër me mjaft kujdes se si do të ecin gjërat. Por, e pritshme është që të jepet drejtësia për familjarët e tyre. Pas 4 vjetësh, ende 3 raste janë në pritje para Gjykatës së Lartë dhe një ende nën hetimin të Prokurorisë. Kjo ngjan disi e çuditshme, shumë e çuditshme në këndvështrimin e Brukselit. Unë shpresoj me të vertetë se qeveria, Prokuroria dhe aktorët e tjerë do të na sigurojnë, jo vetëm me fjalët për drejtësi, por tashmë me fakte.

TCH:
Qeveria shqiptare njohu përmes pensioneve të posaçme ndaj familjarëve të viktimave krimin shtetëror ndaj tyre 4 vjet më parë. A përfshin ndihma juaj për dekriminalizimin, një çështje e ndjeshme e opozitës për arritjen e marrëveshjes politike, edhe shqyrtimin e deputetëve të sotëm përgjegjës, sipas familjarëve, për 21 Janarin 2011?

Knut Fleckenstein:
Nuk jam gjykatës dhe as shtetas në Shqipëri. Kështu që nuk më takon mua të gjykoj se kush është fajtori, e cili duhet dërguar para gjykatës. Kjo i takon Shqipërisë. Ajo që unë dua është që familjarët të kenë ndjeshmërinë se po trajtohet seriozisht kjo çështje, duke u dhënë atyre në njëfarë mënyre drejtësi. Së dyti, e çmoj vërtet këtë njoftim të kryeministrit Edi Rama për pensionet e familjarëve, por kjo është vetëm një pjesë e historisë. E mirë, por e pjesshme. Ajo që ju e quani “dekriminalizim” është një çështje tjetër e për ne, më e përgjithshme. Si të trajtohen në parlament, në administratë, në pozita të ndryshme të rëndësishme të shërbimit civil, personat me të dhëna penale në të shkuarën. Ne u premtuam kolegëve shqiptarë se do t’u tregonim si funksionon kjo praktikë në vendet e Bashkimit Europian. Janë pak të ndryshme, por mjaft të ngjashme në të gjitha shtetet dhe ata mund të zgjedhin modelin që u përshtatet më mirë sipas realitetit shqiptar.

TCH: A do të përfshiheni sërish me politikanët shqiptarë për të zgjidhur shqetësimet e tyre, apo vetëm si raportues i PE-së?

Knut Fleckenstein: Unë do ndjek si raportues. Jo vetëm për këtë rast, por as për të tjera nuk ka automatikisht ardhje në Tiranë për të gjetur zgjidhjen e problemit. Mendoj se asnjëra palë nuk ka nevojë për dado. Ata janë parlamentarë të votuar nga populli dhe tashmë ata duhet të marrin përgjegjësitë përsipër e t’i trajtojnë çështjet në mënyrë konstruktive e të ndershme.

TCH: A ndani mendimin e mediatorit tjetër nga PPE, Kukan, se nëse dialogu politik funksionon në Shqipëri gjatë 2-3 muajve të ardhshëm, ka shanse që BE-ja të nisë negociatat e anëtarësimit para fundvitit me Shqipërinë?

Knut Fleckenstein: Unë shpresoj të jetë kështu. Por, nuk mund t’ju them nëse kjo mund të ndodhë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër. Shpresoj kështu. Nëse gjithçka shkon mbarë dhe reformat ecin, ky parlament do ta mbështesë nisjen e negociatave. Por, të dy e dimë se në fund Këshilli thotë fjalën e fundit, ndaj nuk do të ishte serioze t’ua premtoja këtë. E sigurtë është që ne do e mbështesim.

January 22, 2015 15:14
Komento

7 Komente

  1. shkrimtari January 22, 15:47

    ZVARRITJA E CESHTJES 21 JANARI ESHTE NJESOJ SI TE GJITHA CESTHJET E TJERA.

    -Saliu vrau Remzi Hoxhen dhe nuk e ka kerkuar KUSH
    -Firma private Saliu&Son vrau 26 vete ne Gerdec dhe ASKUSH nuk i kerkoi llogari
    -Saliu vrau me likuidim mafioz Kosta Trebicken me ane te Kulicit te tij dhe doli i lare
    – Fatos Nano vrau nje kalimtar ne autostrade me makinen e tij dhe e hodhi te gjalle ne kanal si nje qen dhe sot ka njerez qe duan kthimin e tij ne pushtet.
    -Enver Hoxha mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe sot mbahet akoma nga Parlamenti i Likes si HERO i popullit dhe i punes socialiste megjithe Piramiden e tij ne mes te Tiranes.

    Prandaj

    Edi Rama me 21 janarin, por luan me mjeshteri si te gjithe paraardhesit e tij rolin e SHEJTAN-BUDALLAIT dhe po perpiqet t’ja hedhe Llalles dhe Prokurorise gjithe fajin e vullnetit politik per te ndeshkuar banden vrastare te Saliut, njesoj si Enveri kur thonte:

    KETO KRIME I KA BERE MEHMETI ME KOKE TE VET

    Per keto arsye doli ministri i brendeshem duke akuzuar Prokurorine si fajtore per 21 janarin, por duke harruar se populli i dha qeverisjes se Edvinit nje pushtet absolut pikerisht per te ndeshkuar vrastaret dhe zullumqaret e Saliut dhe jo per t’u justifikuar, njesoj dhe ashtu sic bente Enver Hoxha vite me pare.

    Per keto arsye doli Spartak Ngjela me deklarate ne media se Edi Rama nuk ka pushtet DE-FACTO megjithese DE-JURE absolute ja ka dhene populli ne 23 qershor me vote plebishitare dhe me kete deklarate kontradiktore nonsens Spartak Ngjela hodhi idene se Edi Rama ose eshte kryeminister i paafte, ose hiqet si dede allogjik dhe hesht per ceshtje te medha me rendesi kombetare. Reagimi i Edi Rames per keto akuza te drejtperdrejta nga media ishte pensioni prej 500 USD qe qeveria u akordoi familjeve te viktimave duke e trumbetuar kete bamiresi me te madhe pa e kuptuar fare sa poshteruese eshte per familjaret e viktimave te 21 janarit blerja e heshtjes se tyre me INDULGJENCA ne dollare, njesoj si pasaniket mekatare ne Mesjete qe blenin INDULGJENCA nga Papa i Vatikanit qe t’i falte Zoti per zullumet dhe mekatet e kryera.

    Per kete arsye morri guximin dhe doli PD-ja komuniste e Sali Berishes ne deklarate te hapur me ane te me Grida Dumes dhe akuzoi Edi Ramen dhe qeverine qe nuk ben ASGJE per te gjetur dhe ndeshkuar kriminelet dhe vrastaret e 21 janarit, njesoj sic akuzoi Hitleri Gjergj Dimitrovin per djegjen e Rajchstagut (Parlamentit) gjerman, nderkohe qe zjarrin ja kishte vene vete Partia Nacional-Socialiste.

    Sepse o milet:

    ASGJE TE RE NUK KA NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT.

    Reply to this comment
    • roberto January 22, 22:09

      O, nastradin fashisti!
      Ne se ne kohen e ENVERIT ke ngrene gjelle me qepe,sot po e ha PRESHIN NGA BYTHA,gruan dhe vajzen e ke tek SEMAFORI,djalin e ke ne burgjet e Europes per droge e vrasje,babain dhe nenen po te vdesin te vetmuar pa nje lek per te pire nje kafe,qe kur semuren nuk ke miliona t’u besh nje operacion dhe perfundimisht jetoni…. si QEN!!!
      Ti me derdellit per UJKUN,qe hengri delen,sepse te intereson qe njerezit te mos kuptojne se CAKALLI PO BEN KERDINE NE NJEREZ!
      E degjon Sali FASHISTIN?
      E ka fajin Edi Rama qe u pushkatuan 4 protestuesit e 21 janarit!
      ENVER HOXHA per 2 mije leke dificit apo suficit e fuste shitesin ne burg.ndersa KAPITALIZMI e fton ne BALLON E VITIT TE RI HAJDUTIN E 7 MILIARD LEKEVE TE BANKES SE SHQIPERISE!!
      Dhe populli NUK KA BUKE TE HAJE!!
      As lumenjte e te gjithe botes nuk i lajne KRIMET E KAPITALIZMIT SHQIPTAR keto 24 vjet dhe ti na derdellit per ENVERIN!
      PO TI CFARE KE BERE ME MIRE SE ENVERI PER POPULLIN,O MAVRI ME BLOZE???
      NJE MUT TE MADH!!

      Reply to this comment
      • KORÇARI January 22, 22:41

        Berti, po aman bre si nuk përton që merresh me njerëz pa llogjikë,ose me pak llogjikë dhe atë primitive, VARJU BIDONAT CA TË KËTILLËVE BERTI.

        Reply to this comment
      • shkrimtari January 23, 06:55

        Nuk zgjidhen problemet me MUT dhe me KAKE, por me debat inteligjent dhe kulture qytetare, prandaj degjo ketu nje te VERTETE qe duhet ta mesojne edhe enveristet fanatike ne DITA:

        SALIU NUK MUND TE NDESHKOHET PO NUK U NDESHKUA LIKE FLORIRI DHE TE DY KETA KRIMINELE BASHKE ME BANDEN E TYRE PAS NUK MUND TE NDESHKOHEN PO NUK U DENUA ENVER HOXHA DHE VEPRA E TIJ GJAKATARE NGA POLITIKA JONE KOMBETARE

        Si ta denoje Edi Rama Saliun, kur dekoron kriminelen e Enverit Vito Kapo me medalje trimerie dhe kur ministrat e tij qajne nate e dite si kukumjacka pylli me fotografine e Enverit ne dore? Kur Ben Blushi dhe Pandeli Majko shkojne dhe bejne homazhe tek lapidaret komuniste me shallin e kuq ne qafe dhe me grushtin bolshevik larte mbi koke njesoj si ne kohen e Qepes te Enver Hoxhes? Kur pushteti i INDOKTRINON femijet ne Permetnjesoj sic bente Enveri ne Kohen e tij te Qepes te Partise se Punes?

        Prandaj o enverista te pabuke dhe brekecjerre ne DITA mbyllni squpin dhe mbajeni Saliun me shendet se eshte pjella dhe produkt i Partise suaj te Punes dhe Mik famlijar i Enver Hoxhes qe komandon akoma shtetin dhe pushtetin me “DRAGONJTE” qe la pas. Apo nuk e keni degjuar historine e Xibrakes te Ermal Hoxhes per Klanin e kokaines HOXHA qe ka mbjellur vdekjen ne Gjermani dhe Bote nen hunden e Taulant Balles katunar prej Librazhdi dhe BOS i Rilindjes socialiste qe i njeh me emer futbollistet e Librazhdit nje per nje, por nuk e morri vesh fare per Laboratorin e VDEKJES me te madhin ne Ballkan qe punonte brenda ne shtepine e tij.

        Sali Berisha nuk eshte Sali Fashisti, por Sali Komunisti qe ishte edhe Sekretar Famoz i Partise se Punes. Prandaj mos i be carap gjerat.

        Reply to this comment
  2. SuloKapedani January 22, 20:01

    Detyrimisht i pafuqishèm Edi Rama kur gjykatat ne dorè te sales dhe prokurori frikacak nuk ben dot gjè.Reforma pa diskutim do te sjelle diçka tè re dhe premtuese ne tè ardhmen.

    Reply to this comment
  3. Lleshi January 22, 21:57

    Po ky Frankeshtaini , nuk I qep dot prape “ata” te katert qe shqepi Sala ? Po iu mungon ndonje pjese le t’ia marre Sales se e kemi “burre shteti” ! Dhe keshtu nga nje burre shteti , na behen pese…..!

    Reply to this comment
  4. socialisti bythpambuk January 23, 04:07

    1000% dakort me shkrimtarin .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*