Fleckenstein: Duhet një ministër në krye të MB, jam pozitiv ndaj Lleshit

November 9, 2018 11:07

Fleckenstein: Duhet një ministër në krye të MB, jam pozitiv ndaj Lleshit

“Informacioni që unë kam rreth zotit Lleshaj është pozitiv”

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Kunut Fleckenstein ka reaguar për herë të parë pas “përplasjeve” të krijuara mes Presidencës dhe Kryeministrisë së i takon çështjes së dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Në një konferencë për mediat në Tiranë Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.

Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ia japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

Po ashtu Fleckenstein tha se reforma në drejtësi po vijon. “Reforma në drejtësi po vijon pavarësisht se e dimë se ka disa probleme që duhen zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Një reformë e tillë është mjaft e veçantë pasi nuk shikojmë që një përpjekje e tillë të jetë bërë në ndonjë vend tjetër ndaj nëse dalin probleme duhet te jemi të kujdesshëm për t’i zgjidhur ato.” – u shpreh Fleckenstein .

Duke komentuar situatën politike në vend, Fleckenstein tha se partitë kanë këndvështrime të ndryshme për situatën në vend.

“Vitin që vjen kemi zgjedhje në PE dhe një nga pyetjet është çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, dhe unë jam i sigurt se pavarësisht zgjedhjeve do ketë një maxzhorancë që do të jetë pro procesit të zgjerimit, përveç partive të ekstremit të djathtë, të cilat asnjëherë nuk duan asgjë. Problem është ndonjëherë Këshilli, pasi jo të gjitha shtetet anëtare bien dakord në të njëjtin moment. Zgjedhje ne PE do te sjellin shumica të tjera por do të jenë besoj gjithnjë pro rrugëtimit të Shqipërisë në BE.” tha Fleckenstein, ndërsa zgjodhi më pas t’iu përgjigjet interesit të gazetarëve.

l.h/ dita

November 9, 2018 11:07
Komento

7 Komente

  1. Po mër po, besa po November 9, 11:35

    “Informacioni që unë kam rreth zotit Lleshaj është pozitiv”… pavarësisht se akoma nuk arrij të kuptoj, se përse disa analfabetë funksionalë të punësuar me miq nëpër gazeta as mbiemrin nuk ja shkruajnë me saktësi z. Sandri, dhe jo më të presësh prej tyre informacion të mjaftueshëm rreth karierës së tij politike.

    Reply to this comment
  2. Socialisti i Ndershem November 9, 12:50

    Ju gjithmone pozitive keni qene per te gjithe por pastaj ankoheni dhe qurraviteni per drogen qe po j’u mbyt, per bandite shqiptare qe jane te dhunshem, per vale te paprecedente azilkerkuesish.
    Asnjehere nuk keni folur me maturi, me fakte dhe me logjike por sipas trashesise se zarfit qe merrni nga te interesuarit per fjalen dhe prezencen tuaj.
    Aq e dukshme eshte bere kjo se fundmi sa n’a e keni shpifur dhe humbur edhe ate pak besim qe kishte mbetur.
    Mos u dukni me ne anet tona me mire, n’a lini ne hallin tone.

    Reply to this comment
  3. socialisti November 9, 14:22

    Rrofsh sa malet o Flake qe na gjindesh sa here qe Rama e Meta kane mosmarrveshje. Na kujton ate militanten tone socialiste beratase qe thosh “Rrime pa uje, pa drita vetem ju mos prishni unitetin”. Danke, Flake

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic November 9, 17:33

    Tani me edhe ju po e kuptoni qe Presidenti yne nuk ka deshire qe figurat kryesore te jen te pastra.
    Keta jan mesuar te vej ne detyre kuadro qe i kapin perveshi dhe i detyrojen te bejn sic ua don interesi i tyre. Kjo eshte shume e gabuar.
    Vec kesa Presidenti yne ke frige pasi ne familjen e tije ka pasuri te madh qe nuk justifikohet percese shkeljeve te tjera.! Ndakj keto jan edhe arsyet qe keta nuk duan Sander Lleshin pore kerkojn nje qe ja shkelin bishtin sa hetre te duan.!

    Reply to this comment
  5. 33 November 9, 19:15

    Meta po perpiqet te fitoje kohe dhe te bjere dakord per garanci ndaj betes dhe ushtareve te tij

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*