Fleckenstein: Është momenti të startojnë negociatat me BE

April 19, 2016 16:41

Fleckenstein: Është momenti të startojnë negociatat me BE

Eurodeputeti Knut Fleckenstein tha në përfundim të takimit me deputetin Taulant Balla se duhet të miratohet reforma në drejtësi dhe se është momenti për të startuar negociatat për në BE.

Ndërsa socialisti Balla tha se reforma në drejtësi duhet të miratohet përpara verës dhe se palët politike duhet të lexojnë mirë mesazhin për këtë reformë.

“Kërkohet impelmentimi i reformës në drejtësi. Brukseli i ka sytë tek Tirana pasi reforma në drejtësi është një nga më të rëndësishmet e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Është momenti për të startuar negociarat për në BE, pasi ka më shumë se një vit  që Shqipëria është kandidate për në BE. Kam impersionime të mirë pasi të gjitha palët kanë vullnet të mirë” u shpreh eurodeputeti.

Ai u pyet edhe në lidhje me vizitën që Rama zhvilloi në SHBA.

“Marrëdhënia mes Ramës dhe Obamës është dukshme e ngushtë dhe SHBA janë të interesuara për atë që po ndodh në Shqipëri dhe ambasadori amerikan është shumë i përfshirë në miratimin e reformës në drejtësi. Kompromisi është shumë i rëndësishëm, duhet të bëni detyrën tuaj këtu në Shqipëri” perfundoi Fleckenstein.

April 19, 2016 16:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*