Fleckenstein: Fola me Kryeministrin për Lleshin, do flas dhe me Presidentin

November 8, 2018 16:49

Fleckenstein: Fola me Kryeministrin për Lleshin, do flas dhe me Presidentin

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein  i cili gjendet në Shqipëri për forumin e konektivitetit të Ballkanit Perëndimor, është pyetur nga mediat për çështjen “Lleshi”.

Fleckenstein tha se kishte folur me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Ministrit të Brendshëm të pa dekretuar nga Presidenti. Ai tha gjithashtu se përpara se të japë mendimin e tij për këtë çështje, do të presë të flasë dhe me presidentin Meta.

“Pata mundësinë të flisja me Kryeministrin dhe shpresoj të kem mundësinë të flas edhe me të tjerët dhe pastaj mbase do të kem një mendim për këtë.”

Fleckenstein u shpreh se Bashkimi Europian po ndjek me vëmendje zbatimin e reformës në drejtësi, edhe pse do të kishin dashur të përparonte me shpejt.

Ndërsa për të treguar se vendi është gati për negociatat, Fleckenstein tha se duhet miratuar ligji elektoral.

“Shpresoj shumë që politikanët të gjejnë gjuhën e përbashkët për ligjin elektoral për t’i treguar Bashkimit Europian që ky vend është i përgatitur, por do përqendrohemi së pari në reformën në drejtësi, sepse prioritetet e tjera mund të nisin paralelisht nëse ekziston një gjyqësor i pavarur.”

Në forumin e konektivitetit, Fleckenstein kërkoi që liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhen bashkë për të rrëzuar barrierat në mënyrë që integrimi i plotë në Bashkimin Europian i këtyre vendeve të përshpejtohet.

l.h/ dita

November 8, 2018 16:49
Komento

5 Komente

  1. Zylo November 8, 17:11

    Fol me Liken fol por derisa Edi Rama te paguaje cizmet e Mones nuk ka marreveshje kryeministeri-president.Nuk eshte e lehte te heqesh cizmet ne kuvend dhe mos te paguaj kush

    Reply to this comment
  2. socialisti November 8, 17:12

    …mos harro me fol dhe me shokun Balla o Flake se asht politikani me ma shume poste ne Shqipni sot per sot…

    Reply to this comment
  3. Krist November 8, 19:29

    Socialisti-si e harrove edhe Spiropalin,sic duket nuk e paske pare emesionin e Xhunges,ku filloi dhe mbaroi,i gjithe emisioni,vetem me “fjalimin” e saj,(sikur te ishte perpara rinise socialiste),te gjate,por qe permbante vetem pese fjali,qe i perseriti mbi njeqind here.

    Reply to this comment
  4. Europa kurve plake me pamjen e Doris Pack. November 8, 22:16

    E shikoni o milet se cfare kurve eshte Evropa.
    Ky cari Knut qe nuk e keput do te kete nje mendim pasi te flasi me burrin e Baxhelles Mona, Likja i Cepanit,…… hajde car hajde.

    Reply to this comment
  5. Lili November 9, 00:45

    Po vete Rama gjithe kete rremuje e krijon : mbas metes President ramambas doreheqjes se xhafajt rama,mbas nominimit te nje gjenerali aktiv Rama prape…
    Pra kerkoni pergjegjesit aty ku jane tem Rama .askkund tjeter..i cili siç e tha nje komentues dje flet per gjithcka e per asgje pos gjerat qe duhet te flase..
    Pse e beri president like floririnPse i kerkoj doreheqjen xhafajt,pse e nominoj duke ditur vellaun trafikant,etj etj ur nuk flet per keto gjera po cdo dite na lodh ne fb me idiotsite e radhes…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*