Fleckenstein: Hapje negociatash në fillim të 2018-ës. Çështja “Tahiri” nuk ndikon

November 28, 2017 15:58

Fleckenstein: Hapje negociatash në fillim të 2018-ës. Çështja “Tahiri” nuk ndikon

 

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar gjatë një interviste për Report Tv se Shqipëria mund të hapë negociatat gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018.

Sipas tij, çështja “Tahiri” nuk ndikon në vendimin e Komisionit, ndërkohë që vettingu duhet të vazhdojë.

Më poshtë disa nga përgjigjet e Fleckenstein:

Në këtë klimë dhe situatë politike hapja e negociatave me Shqipërinë në 2018 është diçka e lehtë apo e vështirë?

Jo, nuk duhet të jetë e vështirë, nëse Bashkimi Europian është i besueshëm dhe shpresoj vërtet që Komisioni të jetë i besueshëm atëherë ne duhet të hapim negociatat në gjysmën e parë të vitit 2018, sepse populli shqiptar e meriton dhe se qeveria dhe Parlamenti kanë bërë shumë për atë çfarë nevojitej.

-Duke mbetur në këtë argument, në Shqipëri ka nisur tashmë zbatimi i ligjit të Vetingut ku po merren në shqyrtim dosjet e para të prokuroreve dhe gjyqtarëve? A mjafton Vetingu për hapjen e negociatave?

Mos vallë kjo do të thotë që ju tani të ndaloni punën në Shqipëri? Natyrisht jo. Sigurisht ne presim nga qeveria dhe Parlamenti të vazhdojnë punën dhe nëse kjo ndodh nuk do të ketë asnjë argument kundër procesit për hapjen e negociatave në 6 mujorin e ardhshëm të 2018.

-A mendoni se çështja Tahiri përbën një problem për këtë proces?

Nuk mendoj kështu, nëse çdo kush bën punën e tij është në rregull. Ne nuk jemi prokurorë në Bruksel. Gjithashtu nuk jemi në gjendje të gjykojmë asnjë çështje të veçantë, por gjëja kryesore është. A është në gjendje prokuroria të bëjë punën e vet? Unë mendoj se është në gjendje.

 

 

November 28, 2017 15:58
Komento

1 Koment

  1. intelektuali November 28, 18:06

    MERRENI EDI RAMEN ME GJITHE DROGEN E TIJ DHE BEJENI SHEF TE BE-SE QE TE SHPETOJE VATANI

    por:

    Me pare na e hiqni sysh kokekuqen tuaj Vllahutini qe predikon si Papa Piu qe ishte pirat:

    BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BEJ UNE!

    PO PSE ME LIKE FLORIRIN DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    sepse:

    Ja po e fshijme Sajme Qorrin e Edvinit edhe Habilajt e tij edhe Balilajt e Rilindjes edhe Fullan Kusarin e Bankes se Shtetit, por edhe Elvisin e Kavajes edhe banditin kryebashkiak te Durrsit me gjithe Frrokun dhe Vellezerit e tij,

    PO LIKE FLORIRIN SI TA GELLTISIM QE E PA GJITHE BOTA ME RYSHFET NE DORE DHE QE RILINDJA ENVERISTE E HODHI ME PARASHYTE DESANTI NE KARRIKEN E PRESIDENTIT?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*