Fleckenstein: Kam sinjale të qarta nga Merkel, Gjermania do thotë “po”

June 21, 2018 13:05

Fleckenstein: Kam sinjale të qarta nga Merkel, Gjermania do thotë “po”

Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një “po” të qartë për negociatat”. Kështu është shprehur socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein në një intervistë për Deutsche Welle.

Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, do të ishte e padrejtë thotë në intervistë me Deutsche Wellen, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein.

Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein po afrohet finalja e debatit disa javor, do të hapen apo jo negociatat e anëtarësimit BE – Shqipëri?

Knut Fleckenstein: Nuk mund të them saktë, sepse nuk jam anëtar i Këshillit të BE-së, por di që diskutohet, se ç’formë duhet të ketë vendimi përfundimtar, kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë.

Pse po diskutohet ende, ku ka rezerva?

Ka disa rezerva, sidomos nga pala franceze, që Bashkimi Europian duhet të reformohet njëherë vetë më parë, pastaj të bëhen hapa të tjerë. Mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.

Si vendos Gjermania? A është pro hapjes së negociatave?

Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një “po” të qartë për negociatat.

Ka edhe një dokument të publikuar së fundmi, se negociatat do të vijnë, por me kushte. Cilat janë këto kushte?

E kam të vështirë të përfytyroj kushte, por natyrisht, nëse mund të flitet për kushte, do të ishte që procesi i vetingut të vazhdojë e që të tregohet, se kjo reformë në drejtësi nuk është thjesht për fillimin e negociatave, por për vetë vendin. Nëse është vetëm kjo, atëherë mund të rehatohem e të buzëqesh.

Por a mund të jetë një kusht tjetër, thënë ndryshe një dëshirë e BE-së, që Shqipëria të pranojë kampe refugjatësh në territorin e saj?

Për këtë nuk kam informacion, por edhe pyetja juaj të thotë, se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, e ardhmja e eurozonës, si ta rregullojmë çështjen e migrimit, dhe për çështjen se si të biem dakord për hapat e tjerë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. E në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë. Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, se nuk i njoh detajet.

Ka një plan për ngritjen e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së, në media është përmendur Shqipëria dhe Libia. A është Shqipëria ndër këto vende, zyrtarisht qeveria nuk ka pranuar asgjë…

Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që do të pyeten. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj, se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatave, kjo do të ishte plotësisht e padrejtë.

Vetingu ka filluar të veprojë, si e gjykoni zhvillimin e tij deri më tani?

Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe unë vetë shohim një përparim të mirë në këtë proces. Ne e shohim si shpresëdhënëse atë që është filluar. Interesante është se edhe partitë popullore mendojnë kështu, ashtu si socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët. Ka një miratim të gjerë në Parlament dhe Komision dhe shpresoj që edhe Këshilli i BE-së ta vlerësojë këtë.

Vetingu zhvillohet, por paralelisht pati skandale që përfshinë qeverinë, akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, përmendja e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Xhafaj në çështjen e drogës, sigurisht askush nuk dënon kolektivisht e vendosin gjykatat, po më e pakta a nuk është kjo një performancë e shëmtuar për një qeveri që trumbeton me të madhe luftimin e krimit të organizuar…

Po, sigurisht që nuk është gjë e mirë, por për këtë janë prokurorët dhe gjykata që të shohin, nëse një ministër, si çdo qytetar tjetër ka shkelur ligjet, dhe nëse është kështu, ai duhet të largohet, nëse jo, nuk ka dënim kolektiv. Për këtë është e nevojshme reforma në drejtësi, që të vendosin gjykata të pavarura dhe të mos ketë vendime favoresh.

Opozita e quan qeverinë Rama të kapur nga krimi dhe se është e korruptuar, qeveria e quan opozitën të dështuar, si mund të flitet për bashkëpunimin e shumëkërkuar, kur pozicionet janë kaq larg njëra-tjetrës?

Nuk dua të përzihem në politikën e brendshme në Shqipëri, por në fund vetë njerëzit duhet ta dinë në zgjedhjet e ardhshme, se kujt i besojnë dhe kujt jo. Ne nuk shpërblejmë qeveritë, nuk bëhet fjalë se do t’i japim Ramës një titull nderi. Por për atë që njerëzve në Shqipëri t’u hapet një perspektivë e vërtetë, jo vetëm fjalë, por veprime konkrete për një të ardhme europiane./DW

o.j/dita

June 21, 2018 13:05
Komento

6 Komente

  1. X Salkarin June 21, 13:29

    Po ik mor ti se nuk di gjo, Merkel te ka rrejt, te verteten ja ka thon vetem Lul Babales.

    Reply to this comment
  2. LORA June 21, 13:48

    Faleminderit zoti Fleckenstein, qe jeni kaq i qarte dhe i ndershem ne komunikimin me shqiptaret.

    Reply to this comment
  3. Jo Represionit te Sektit Kanibaleve BE !!! June 21, 14:14

    mua s’me duket kjo Deklarate as e qarte e akoma me pak e ndereshme ,z.Flecenstein ka bere si ne cdo rast
    nji Deklarate – Diplomatike ( Diplomacia – mjeshteria e grackave te popujve)

    Cdo Po e dhene nga Merkel e apo cilido tjeter ,
    vjen sigurishte mbas nji ulje pantallonash te shtetit Shqiptare pa kushte ,
    pranimin e 600 Mije Terroristeve islamike ne Shqiperi .

    Pa >>>Po´n e Ra,mes , s’do kishim asnji po-rdh dal nga Bytha e Madhe e Gjermanes .

    Duket sikur Rama ti ket ulur te gjitha poshte e pranuar
    ta perdhunojne si i pelqen pervesave te BE-se ,

    nqs kjo eshte e vertete ,Rama do rreshtohet ne Histori me Esat Pashen dhe mundet ta ndjeki i njejti fate .

    Reply to this comment
    • Xha Teme June 21, 15:34

      Ti “Jo Represionit…” duhet te marresh ilacet e depresionit dhe kunder halucinacioneve. Kete semundje qe ke nuk ta sheron dot as Rama dhe as blogu. Merr ilacet, qetesohu dhe pastaj posto cmendurira ne blog.

      Reply to this comment
      • Jo Reprersionit te Sektit te Kanibaleve June 21, 16:04

        Xha Teme ,

        dhe ku e shikon nji idiot si ty , Depresionin e akoma me shume Halúcinacionet ?!

        Un dyshoj shume jo vetem ne ate se , ti nuk ja ke iden
        absolutishte Simptomave te Tilla ,
        por se vet nji nji reagim prej njeriu anormal , i pa tru e i paedukate ne komunikim .

        Dhe tjeter qe ti jap fund me nji si ty ;
        Un mendoj ne ktu ,diskutojme secili mbi X Teme /Problem me te cilen perballet aktualishte
        Politika Shqiptare ,pra situata e nderlikuar politike ne vend ,
        duke menduar te kontribuojme sado pak me njohurite tona ,ate bote naive aty ,
        sepse e ndjejme per detyre si shqiptare te japim edhe ne ndohmen tone ne cdo rast si shqiptare .

        Pra meso te sillesh si qytetare e merrespekt perball dikujt ,qe shpreh mendimin e tij per situaten ,temen e hedhur ktu ,
        e mos u mundo te besh bythen e zgjuar ,e u perpjekur te formuloshe budalliqe idiotesh ,gjasme me injoruar tjetrin si kjo —-I- Kete semundje qe ke nuk ta sheron dot as Rama dhe as blogu. Merr ilacet, qetesohu dhe pastaj posto cmendurira ne blog.( fjali qesharake qe vlen vetem per tru skicofrenesh e njerzit ordiner .

        Duket qarte qe , je pjestare i Cabinetit te Idioteve ne Pushtet ,ose thjeshte ke interesa direkte ne kte maskarade Pushtash e desha te bej nji pyetje ;

        Kush dreqin mendoni te jeni ju ,Pushta , qe guxoni
        ta pretendoni Shqiperine e problemet e saja si nji

        Problem te nji klani politike ?!

        Cilet mendoni se je jeni ju qe i lejoni vehtes kto idiotizma internetit ?

        Kaq primitivitet ne menyren e te parit te Shtetit
        e Politikes duket qarte se s’ishte i pritshem nga kto Pushta .

        Kam votuar tere jeten me shume te tjer Ramen ,

        por kuptoj se ky eshte i njejti mut si Berisha basha e meta .
        Tani shko e dhit anes Lanes Xha Teme ,te qetsohesh
        pak . Ajri i Paster i ben ben mir truve kaps

        Reply to this comment
  4. Artemisa June 21, 15:04

    Fleckenstein genjen Ballen.
    Balla genjen Ramen.
    Rsma genjen shqiptaret.
    Perfundimi :Shqiperia ben hapa pas.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*