Fleckenstein në Tiranë, zbardhet takimi me presidentin Meta

September 18, 2017 11:49

Fleckenstein në Tiranë, zbardhet takimi me presidentin Meta

Në një vizitë të paparalajmëruar në Tiranë, eurokomisioneri Knut Fleckenstein së bashku me ambasadoren e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin kanë takuar presidentin e Republikës Ilir Meta në ambientet e Presidencës.

Në takimin 45 minutësh është diskutuar për avancimin e reformave dhe rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi.

“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces”, – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.

Pas takimit me presidentin Meta, Knut Fleckenstein është drejtuar drejt Kuvendit për një takim me kreun e këtij institucioni Gramoz Ruci. Eurodeputeti gjerman pritet të ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

September 18, 2017 11:49
Komento

1 Koment

  1. Ngerdheshja September 18, 12:13

    U takua dhe me rucin?po si do komonikojne,me shenja,apo me shter gim dhembesh?turp e faqja e zeze

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*