“BE humbet besueshmërinë nëse nuk hap negociatat me Shqipërinë”

December 2, 2018 16:09

“BE humbet besueshmërinë nëse nuk hap negociatat me Shqipërinë”

Nëse në Qershor të 2019 Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat e anëtarësimit, atëherë do të kishte jo vetëm pasoja negative për rajonin, por vetë institucionet europiane do të humbisnin besueshmërinë.

Qëndrimi është i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein i cili në një intervistë për Tv Klan thotë se me raportin që hartoi për ecurinë e reformave në Shqipëri e që mori miratimin e Parlamentit Europian javën e shkuar, kërkohej t’i përcillej një mesazh Këshilli të Ministrave të BE.

“Mesazhi kyç për Shqipërinë është: Vazhdoni kështu, por ka gjithashtu disa pika, ku ne do të donim të shihnim më shumë rezultate. Por ishte një mesazh drejtuar gjithashtu Këshillit të ministrave, që ne i mbahemi vendimit tonë dhe mbështesim Komisionin Europian për hapjen e negociatave dhe kërkojmë që ato të hapen vitin e ardhshëm. Nëse kjo nukd ndodh, nuk do ketë rrjedhoja negative vetëm për rajonin, por edhe për institucionet europiane. Nëse ato nuk janë të besueshme, atëherë harroji ato”.

Fleckenstein shpreh sigurinë se procesi i Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të vijojë si dhe duhet të plotësohen vendet vakante në sistemin e drejtësisë.

“E kuptoj që është një situatë e vështirë, por kjo mund të ndodhë në një fazë të tillë tranzitore. Problemet nuk mund të zgjidhen të gjitha njëkohësisht. Duhet pak durim për këtë. Nga ana tjetër është absolutisht e nevojshme, që gjykatat dhe prokuroritë të funksionojnë dhe që këto poste vakante të mbushen”.

Në raportin e miratuar nga Parlamenti Europian i kërkohej klasës politike në Shqipëri të miratonin reformën zgjedhore si dhe të bashkëpunimin në Parlament për reformat që kërkohen nga vendi ynë për t’u çelur negociatat./ klan

l.h/ dita

December 2, 2018 16:09
Komento

6 Komente

  1. spata December 2, 16:23

    Futeni Shqiperine se kurr skin per te patur probleme sic keni me shume shtete te ish vendeve komuniste e Ballkanike .Do ta kuptoni kur ate ta kini ne tavolinat tuaja. Mos shikoni sjelljet e politikanve te sotcem se ata kane vetem emrin shqiptare por ne thelb jane mbetje te se shkuares .
    Me antarsimin e Shqiperise Evropa pastron veten e saj nga gabimet e se shkuares .Bejeni se populli shqiptare do tjua fali ato qe kini bere ne kurriz te saj .

    Reply to this comment
  2. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha December 2, 16:24

    BATHORJA ÇDO DITE QE KALON I LARGOHET JO VETEM EUROPES POR EDHE NGA BALLKANI!

    Reply to this comment
  3. Ergys December 2, 16:52

    Evropa e ka humbur besimin qe kur copetoi trojet shqiptare.

    Reply to this comment
  4. info analitike December 2, 17:54

    Shoku Flecke a dihet gje i plotesoi kriepsikoja ato kushtet e vena apo nuk behet e ditur?

    Reply to this comment
  5. MH December 2, 18:16

    Jo vetem kjo qe kerkoni edhen ju i nderuari Fleckenstein !

    Por Shqiperia parase te hedhin hapin e mosbesushmerise duhet detyrimisht te konsultohet me USA dhe nga bisedimit te orientohet per te mbajt qendrim pro perendimor.Ose ndryshim kursit pro lindjen me Kinen apo me Rusine.Rruge pallavinash nuk duhet te ekzistojne ma.
    BE ka aq detyrime per rreformue vetveten sa Shqiperia nese vendos drejtesin korrekte jasht politikes dhe hekurat cdo kriminelit dhe te korruptuarit pretendimet qe na i kerkon BE jane per te qeshur me hunde ne grusht cfare ekzistone ne vete brenda BE.Si korrupsion,krime,trafik organesh,nji rracizem teper teper i maskume por i kujdeshem per tu mbrojtur duke i fshehur si kembet e gjarperit.

    Reply to this comment
  6. intelektuali December 2, 19:54

    O Knut Komunisti i Gjermanise:

    BE-JA DO TE HUMBASE TOTALISHT BESUESHMERINE SI NJE BASHKIM I POPUJVE ANTIKOMUNISTE DHE DEMOKRATIKE TE EVROPES

    nese:

    Do te pranoje Shqypnine ne kete Organizate Prestigjoze me 29 nentorin e ZI jugosllav te Enverit, qe Klasa jone debile politike e festoi me nje entusiazem te papare bolsheviko-popullor:

    me:

    NETE TE BARDHA NE DITE TE ZEZA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim