Flenkenstein: Byroja e Hetimit duhet të jetë e pavarur

February 8, 2016 15:08

Flenkenstein: Byroja e Hetimit duhet të jetë e pavarur

Dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flenkenstein erdhën sot në Tiranë, ku deklaruan se po vizitonin Shqipërinë për të parë nga afër se kush ishte pro dhe kush ishte kundër kësaj reforme.

“Unë jam këtu së bashku me kolegun Kukan për të mësuar se si është situata politike par miratimit të reformës në drejtësi, se si e shikojnë partitë politike, grupet e interesit dhe parlamenti dhe të kuptojmë se cilët janë ata që e duan këtë reformë”, theksoi Flenkenstein teksa niste takimet me zyrtarët politikë në Tiranë.

I pyetur për Byronë e Hetimit, ai deklaroi se ajo duhet të jetë e pavarur.

“Prokuroritë dhe gjykatat duhet të jenë të pavarura. Nuk mund të japë shumë detaje. Më përpara duhet të informohet dhe më pas do të japë opinionin tim për këtë çështje”, theksoi eurodeputeti, njëkohësisht raportues për Shqipërinë.

Gjatë ditës, dy eurodeputetët kanë zhvilluar takime me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, me kryeministrin Edi Rama, ndërsa priten takime me kryetarin e Kuvendit Meta dhe kryetarin e opozitës Basha. /Dita/

February 8, 2016 15:08
Komento

4 Komente

  1. LORA February 8, 15:46

    Sa te vonuar qenkan keta !
    Akoma nuk e paskan marre vesh keta taborrin e krimineleve ,qe i thone vetes ligjvenes,qe nuk e duan reformimin e dreqesise aktuale te llagapit “gjin gjoni” ??????
    Hajt mo,ishalla nuk jane antikapate te parikuperueshem !

    Reply to this comment
  2. Benoni February 8, 17:06

    Kujdeset Vllautinka per keto 2K-e BE, Knut+Kukan, ti beje nje treshe e nga Byroja e pa varur te kerkojne grep te varin poturet e te behen per dopio viagra. Si u be ca kohe me pare dhe Presidenti kroat Josipovic pas Vllautinkes. Jane diplo-mate dhe diplo-krevate keto zyrtaret e BE, kane aftesi integruese.

    Reply to this comment
  3. qyetari B February 8, 17:39

    Ne nuk e dinim, se byroja e hetimit duhet te jete e pavarur. E mesuat? Ja keshtu i bejne punet keta. Drejtesia duhet te jete e pavarur!

    Reply to this comment
  4. Elvira Jakova February 9, 09:44

    Ne kemi mendimin tone dhe opinioni i lire nga pushtetet thote se urren me gjithe shpirt kete qeveri qe na coi ne fund te humneres ,qe demokratet duhet te pastrojne veten e tyre se populli nuk i beson ma dhe se cdo parti brenda vendit per me kap pushtetit zhytet ne aleanca mbeturinash dhe se zeri i vertete i atyre njerezve qe nuk perbejne mazhorance sepse nuk jane servile, nuk jane prostitute, nuk jane korrupsion e nuk jane tjeter vec asaj fytyre te drejperdrejte,te paster e balle lart, presin ate qe do t,i perfaqesoje ,pasi ata jane pjesa qe nuk dalin ne votime te zhgenjyer nga te gjithe.
    Te paperfaqesuarit presin ate qe do t,i perfaqesoje ,por me pare duhet nje paus me qeveri teknike , por me pare duhet shporrur sorosi nga organizata e tij deri ne fyt e korruptuar ,duhet te shkojne nga kane ardhe disa murgjer te rinashimentos e te futen ne daren e hekurt te drejtesise te gjithe asetet qe vodhen politikane qe na qeverisen neveritshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*