“Kreu i SHISH ka përgjuar telefonatën mes Ramës e Metës”

March 16, 2016 19:31

“Kreu i SHISH ka përgjuar telefonatën mes Ramës e Metës”

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Pjerin Ndreu, deklaroi se kreu i SHISH, Visho Ajazi ka përgjuar telefonatën e kryeministrit Edi Rama me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Ai tha se përgjigjet u gjetën pak muaj më parë, ndërsa kreu i SHISH u justifikua se përgjimi i Ramës dhe Metës ishte periferik.

Çfarë gjetëm në SHISH? Gjetëm përgjime që nga Kryeministri, Kryetari i Parlamentit e të gjithë. Na u tha se përgjigjet kanë dalë indirekt, gjatë përgjimeve ndaj një të inkriminuari. Por në fakt na rezultoi se përgjimi ishte mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit”, tha Ndreu për Report TV.

Deputeti socialist tha se komisioni i Sigurisë ka bërë një raport të detajuar për këtë, por puna ka ngecur.

“Ne kemi bërë raportin tonë dhe kjo është puna jonë. Dhe kjo mbeti me kaq“, theksoi ai.

March 16, 2016 19:31
Komento

2 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... March 16, 22:59

    Mbasi Visha Ajazi Lika spiun qe i sherben vetem Kriminelit Sali, pasi pergjoi Rame Bojaxhiun dhe Ilir Kokekatrorin, u dekorua nga vete Kryeministri Edi me medalje te vecante. Psikopati me kartele mjesoj si Berisha me SHQUP-in, ka uzurpuar PS duke e kthyer ne ciflig te tij, turp per socialistet e cdo niveli qe i shkojne pas dhe duartrokasin nje skozofren.

    Reply to this comment
  2. info analitike March 17, 08:57

    Ndreu ka thene edhe shume gjera te tjera pervec kesaj. Mjaft i bete fresk mafies qeveritare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*