Flet babai i njërit prej komandove dezertorë: Ishte më i përgatituri, por merrte 300 mijë lekë të vjetra

November 17, 2017 14:39

Flet babai i njërit prej komandove dezertorë: Ishte më i përgatituri, por merrte 300 mijë lekë të vjetra

 

Babai i një prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Britani te Madhe, Aleksander Shkulakut, ka reaguar pas ngjarjes.

Ai thotë se djali i tij nuk paguhej sa duhej, pavarësisht se ishte më i përgatituri në ushtri.

“Aleksandri ishte me i përgatituri në Ushtri, ka qenë me mision e Afganistan. Djali s’kishte vlerësimin financiar të merituar, merrte 290-315 mije lekë të vjetra. Ai na ndihmonte edhe ne financiarisht. E dinim që ishte në Angli, por nuk kemi komunikuar. Djali ka bërë një veprim të nxituar e të palogjikshëm. Mendoj se veprimi i tij lidhet me gjendjen ekonomike. Lajmin e kemi mësuar nga të njohurit tanë në Angli”, është shprehur ai për Neës24.

Babai i Shkulakut tha se djali i tij nuk shkel në Atdhe për arsye ekonomike.

“I bëj thirrje të kthehet në Atdhe, në shtëpi. Djali të vijë këtu të japë kontribut për vendin”, tha ai.

November 17, 2017 14:39
Komento

4 Komente

  1. ??? November 17, 15:08

    Me i pergatituri ne ushtri? Mos se na cudite!
    Paga nuk eshte shkak te dezertosh atdheun more bukeshkale!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 November 17, 17:22

    ““Aleksandri ishte me i përgatituri në Ushtri, ka qenë me mision e Afganistan. Djali s’kishte vlerësimin financiar të merituar, merrte 290-315 mije lekë të vjetra.”
    zotëri
    ai përveç se ka nënshkruar një kontratë është betuar përpara flamurit!!
    ta lëmë të dytën,se flamuri është këthyer në një paçavure që nga politika e qeveritë e ndyra që kemi!
    kontrata që ai ka nënshkruar me FASH ka qënë e qartë!
    detyrat dhe të drejtat që ai ka!!
    në të drejtat është dhe paga mujore,pra trajtimi financiar!!
    kur ai e ka pranuar të firmosë,pra për një pagë të cekruar të bëjë një punë të caktuar,e ka ditur pagën!!po të ishte e ulët të mos e firmoste!!
    nëse firmos duhet ti përmbahesh asaj!!
    nëse me kalimin e kohës nuk të duken më të drejta kushtet!?
    kërkohet prishja e kontratës,sipas rregullave të shkruara në të,dhe kërkohet një kontratë e re,ku personi kërkon pagesën sipas asaj që ai mendon se e ka vlerën!!nëse pala tjetër është e të njëjtit mendim!?atëherë bëhet kontrata e re me rrogë të re!!
    nëse nuk është dakord punë dhënësi,FASH!? nuk nënshkruan dhe ti mbetesh pa punë!!
    POR përsa kohë je nën kontratë duhet ta respektosh!!
    një vit burg për dezertim!?
    palaçollëk!?
    do të isha dakord nëse pas burgut do të duhej të paguante një dëmshpërblim baras me 10 vjet rrogë!!
    e gjitha kjo duhet të jetë e shkruar në kontratë,plus e vlefshme vetëm për kohë paqeje dh enëse nuk ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm!!

    Reply to this comment
  3. Jimi November 17, 19:39

    Ne ushtri tet bir nuk e morri njeri me dhune. Qe ne moimentin qe ai nenshkroi nje kontrat ishte koshient per te gjitha kushtet e kontrates. Kontrata i ben te qarta detyrimet dhe perfitimet dhe se fundi ndeshkimin qe i jepet pales qe ne menyre te njeaneshme prish kontraten.
    Nese yt bir nuk do te ishte dakord me kushtet e kontrates, qe ne fillim ose nuk do ta pranonte nje kontrate me kushte te tilla, ose ne vazhdimesi nese nuk do te ishte i kenaqur me kete pune, shume mire mund ta prishte kete kontrate qe kur ishte ketu ne Shqiperi.
    Ai zgjodhi rrugen me te shkurter por me te ndeshkushme per cdo pjestar te cdo ushtrie ne bote. Ai e meriton te ndeshkohet nga gjyqi ushtarak si dezertor, duke demshperblyer edhe demin e krijuar nga prishja e kontrates ne menyre te njeaneshme.

    Reply to this comment
  4. Rimi November 17, 23:14

    Veprimi nuk ka qene i duhuri, por ama me 300 mije si do jetoje?? Ushtria jone eshte pakesuar e pakesuar e me sa kam degjuar jo me shume sesa 1200 ushtare, as keta nuk mundet ti paguaje shteti me 100,000 leke te reja ne muaj?! Parafolesit thone tradheti apo shkelje kontrate por tradheti nuk eshte sepse ata nuk u bashkuan me armikun e kunder vendit te tyre, kurse sa per kontrate as qe behet fjale.. mos thoni budallalleqe. Ishalla i behet mesim Min e Mbrojtjes se me ato paga trupave komando eshte nje TURP!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*