Flet djali i Naim Frashërit: Babai donte një teatër të ri që në vitet ’60, gjunjët i kishte copë nga gozhdët e skenës

May 21, 2020 18:33

Flet djali i Naim Frashërit: Babai donte një teatër të ri që në vitet ’60, gjunjët i kishte copë nga gozhdët e skenës

Aktori Anil Frashëri, djali i Artistit të Popullit Naim Frashëri, flet në një intervistë për newsbomb.al lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Babai i tij, Naim Frashëri, një nga Themeluesit e Teatrit Kombëtar, ka lënë shumë kujtime të pashlyeshme në atë Teatër që u shemb.

Ne e pyetëm Anilin se si u ndje kur bashkë me teatrin ra edhe një pjesë e trashëgimisë së të atit por ai thotë se në memorien e tij, Teatri Kombëtar do mbetet jo si godinë por si shprehja më e madhe e emocioneve të babait dhe të familjes së tij gjithashtu.

-Në qendrimet tuaja duket se jeni pro shembjes së Teatrin Kombëtar. Pse?

Sigurisht në atë Teatër kam mbi 35 vjet të jetes time por dhe jetën artistike të babait tim, por duke parë degradimin e asaj godine dhe burimin e shumë sëmundjeve nga lagështia, kalbësia dhe të asnjë komoditeti për krijimtarinë artistike të aktorëve, isha pro prishjes së tij.

Babai juaj i nderuar ka lënë mjaft kujtime aty. Në memorien tuaj familjare a ka bërë ndonjë koment ai për këtë Teatër?

Babai im që shumë rrallë zihet në gojë, si një nga themeluesit te Teatrit kombëtar dhe Hamleti i parë që foli në gjuhën tonë të bukur Shqipe, ka patur dëshirë për një teatër të ri që në vitet ’60 dhe këtë e ka ngritur në autoritetet e asaj kohe por përgjigja ka qenë “s’ka para”!

Kur patë që godina u shemb, a ndjetë se ra edhe nje pjesë e trashëgimisë që babai juaj kishte lënë aty?

Sigurisht ajo godinë ishte një pjesë e madhe e jetës tonë si familje, pasi e ndiqnim babanë në rolet e tij, si grimohej, çfarë përdorte për shfaqjen dhe kryesoren lodhjen e tij, mbas çdo shfaqje aq sa, as për të na përqafuar, s’na perqafonte dot.

Me një fjalë, ajo do mbetet në memorien tonë jo si godinë por si shprehja më e madhe e emocioneve të babait dhe tonat gjithashtu. Pra nuk harrohet. Sa për trashëgiminë mendoj se ajo ruhet në memorien tonë si familjare dhe në memorjen e atij spektatori që e ndoqi deri në fund të jetës së tij.

Aktori Naim Frashëri në rolin e Pal Muzakës në filmin Skënderbeu

Ç’mendoni për protestën e Aleancës që ka kundërshtuar prej më shumë se 2 vitesh prishjen e TK?

Për protestat e aleancës së Teatrit mendoj se u ekzagjërua dhe po përdoret politikisht se përvec 2-3 që kanë lidhje me artin, asnjë tjetër nuk e përfaqëson atë dhe aq më pak të kenë parë më shumë se dy apo tre shfaqje.
Flas për pjesën më të madhe të tyre se ka dhe dashamirës të teatrit. Pra protestat e tyre nuk i shërbejnë Teatrit dhe artistëve por janë të injektuara politikisht, ndaj unë distancohem nga ata.

Jeni për ndërtimin e nje teatri të ri ashtu siç ka qenë apo për plan-projektin e ri të prezantuar nga kryebashkiaku i Tiranës?

Sa për ngritjen e nje teatri te ri siç ka qenë, jam absolutisht kundra sepse veten platea mund të quhej disi e rregullt, ndërsa skena dhe anekset e saj nuk përmbushnin asnjë kusht për teatër. Asnjë. Projekti i ri më duket ambicioz por duhen marrë patjetër mendimet e komunitetit artistik se ç’duhet apo hequr nga ai projekt. Si projekt është madhështor që i bën nder atyre që nuk rrojnë më, të tashmes dhe të ardhmes të Teatrit kombëtar.

Kryeministri Rama tha sot nga foltorja se babai juaj ka ndërruar jetë nga ftohja që mori në Teatër. A është e vërtetë kjo dhe si e komentoni këtë deklaratë të tij?

Gjithmonë në familje fliste për kushtet shumë të vështira në skenë, lagështia, i ftohti imadh, skena e kalbur etj. Çdo vit kalonte bronkopneumoni të rënda dhe kaloi një pleurit të rëndë dhe u shtrua në sanatorium. Kushtet e vështira të punës e kishin dëmtuar shëndetin e tij dhe ndikuan në ikjen nga kjo jetë.
Gjatë interpretimit të Hamletit gjunjët i kishte copë nga gozhdët dhe gllënçkat që kishte skena, sepse Hamleti binte shumë herë në gjunjë gjatë shfaqjes.

Keni një mesazh apo diçka të fundit që ju ngeli pa thënë?

Do t’u bëja thirrje komunitetit Teatror të mos përçahen dhe të shohin drejt për të mirën e tyre dhe spektatorëve, të tregojnë dinjitet, profesionalizëm dhe të rrinë larg akuzave e sharjeve, siç kam parë këto ditë nëpër media.
Të qendrojnë larg politizimeve të tyre. Arti që bëjnë i takon vetëm popullit dhe jo politikës.

 

l.h/ dita

May 21, 2020 18:33
Komento

13 Komente

  1. SB May 21, 18:47

    Dita, ndaje gjene. Teater te ri nuk do te thote domosdoshmerisht te shembesh te vjetrin.

    Reply to this comment
  2. info analitike May 21, 19:09

    Do te kisha pasur deshire qe te gjithe keta aktore emrat e te cilet po permenden si justifikim per te perligjur kasaphanen me taetrin te kishin qene te pranishem ne ate akt barbar shembje dhe ne ate se cfare parashikon projekti zhvillimor. Nuk e di sa prej tyre do te kishin qene dakord. Me kujtime te tilla ku permendet vazhdimisht nevoja e nje teatri te ri me kushte normale pune nuk mund te justifikohet skandali qe fshihet pas. E degjuat ate karagjozin tjeter Artan Imami tek e quajti Art Turbinen pocaqi? E pra kriekaqoli e kishte ngritur ne qiell si kryevepren e tij. Tani cfare garancish keni o shoke ju se edhe ky teatri i ri do te jete i shkelqyer? Nga njerez te dhunshem qe prishin, shqyejne, rrahin, perqeshin e denigrojne nuk mund te ndertohen gjera te bukura. Ja aty e keni Tiranen qe eshte prova e gjalle e dores sjhkaterrimtare te kriekaqolit. Ore zgjojini nga gjumi dy artanet se kane rene squke.

    Reply to this comment
  3. intelektuali May 21, 19:11

    O Anilo i Edvinit dhe i Naimit:

    RI I QETE DHE MOS VAJTO!

    sepse:

    Edhe Migjeni vdiq nga turberkulozi me mallkime per Teatrin “dopolavoro fashiste” te Bosios,

    dhe se:

    TANI JUA A BEN FUSHA TEATRIN BADIAVA, PA GOZHDA ZDRUKTHI DHE PA LEKA FARE, NJASHTU SI NE HA-MER-IK

    dhe:

    Kjo nuk eshte e gjitha,

    por:

    Ka prenotuar firmen famoze “Bjarke Ingels Group” qe miliardieret amerikane i largohen si “djalli nga tamjani” nga faturat e kripura qe leshon, por shqyptaret nuk tuten nga faturat e Imperializmit, sepse jane si “Shkemb Graniti” dhe e duan Teatrin pa gozhda zdrukthi varfanjaku si Teatri i Bosios, por e duan Teatrin e Ri me beton Zengjini, si Bunkeret e Enverit qe nuk kishte antitank Imperialzmi qe ta shkaterronte.

    FLI I QETE O ANILO I EDVINIT DHE I NAIMIT SE KE FUSHEN QE TA BEN TAZE TEATRIN SI NE HA-MER-IK

    Reply to this comment
  4. Thika ne kocke May 21, 19:23

    Tani na mbetet te mesojme edhe se çfare donte Pjeter Gjoka, Sander Prosi, Ndreke Luca etj. Le te flasin femijet e tyre dhe zere se peticionin per shembjen e kane firmosur edhe te vdekurit. Bravo Ad Thano, as Mero Baze nuk do te gjente ushtare me te mire per propaganden e Edi Rames me personazhe te pertjvarrit. Fundja, perse nuk flet ne emrin e vet Anil Frasheri ? Apo aq i patalentuar sa ishte si aktor vlen me shume per Ramen dhe gazeten « Dita », natyrsht, kur fshihet pas emrit te madh dhe te nderuar te Naimit.

    Reply to this comment
  5. Arben May 21, 21:10

    PO PER KULLAT 50 KATESHE, KISHTE NDONJE

    MENDIM BABAI YT MORE DJALE????!!!!

    PERSE BEHENI KOKLOQE VULLNETAR

    Reply to this comment
  6. ? May 21, 22:36

    Mund ta mendoj ndryshe?

    Reply to this comment
  7. Zhan van zhani May 21, 23:29

    Shume i talentuar eshte i biri i te ndjerit Frasheri, pse te tjeret cfare kane me teper se ai. apo pse kane prinderit gjalle e te talentuar si aktore e duhet te respektohen e paguhen setepermi ne shqiperi, apo per servilizem. Po te ishte i ati gjalle i ketij biri te vetem, ku do ta vendosnit ne fillim apo fund te listes.

    Reply to this comment
  8. Zhanvanzhani May 22, 00:03

    Shume i talentuar eshte i biri i te ndjerit Frasheri. Pse cfare interpretimi me te bukur se ai bejne keta aktore qe kane ende gjalle baballaret e tyre te talentuar e qe po na i mbivleresoni si shume. Po te ishte gjalle aktori Frasheri, po djalin e tij ku do ta rendisnit?

    Reply to this comment
  9. Mbi germadhat e vjetra e reja ngrihet me veshtiresi! May 22, 01:13

    Baterdia me e madhe ka kohe, qe po ndodh ketu, qekur shfaqet pislleku i pislleqeve, mbetja dhe hedhurina e paricikliueshme toksike dhe kancerogjene nga te ashtuquajturit intelekthale, info kanalitike Arbeni dhe nje pakice si keta ndotes totalisht idiote megalomane…
    Nderime per aktorin famemadh, Naim Frasheri dhe per logjiken e birit te tij te devotshem, aktor Anil Frasheri!
    Ne nderojme dhe do ta nderojne brezat ne shekuj aktorin me fame boterore, Aleksander Moisiou, nuk nderojme Teatrin e Vienes, ku ai la gjurme te pashlyeshme.
    Ne nderojme aktoret shqiptare per rolet e panumert, qe ata luajten, per karakteret, qe krijuan dhe per emocionet e mesazhet, qe i dhane publikut shqiptar dhe as na shkon nder mend regjimi, ku ata jetuan, shkolla apo akademite, ku ata mesuan…
    Kemi jetuar e pare shfaqjet teatrale ne dimer, ku te ftohetit te thante, kur ne vere vapa te mbyste dhe kur hgjiena ishte pertoke…
    Vetem ere myku, lageshtia dhe pluhuri te rrethonin nga çdo ane.
    Presim me padurim te shikojme godinen e re te Teatrit, per te pare Muzeumin e Aktoreve te Pavdekshem dhe kushtet, ku do te luajne aktoret e rinj, te cilet duhet ta meritojne me pune e jo duke u bere vegla te politikave driteshkurter.

    Reply to this comment
  10. Petrol May 22, 11:26

    O tempull i shenjte, çdo grimce pluhuri nga madheshtia jote, eshte nje bizhu thesari te paçmuar, ngjarjesh, emrash, veprash qe cojne perpara mendjen dhe ndjenjat fisnike te kombit shqiptar drejt civilizimit. O i plotfuqishem, ne qiell e toke, na ruaj nderin, visaret kombetare dhe aresyen nga halldupët ! Amen!

    Reply to this comment
  11. Mark .UK May 22, 11:54

    Me vjen keq si aktori i madh Naim Frasheri paske lene nje djal servil.5Ju do ishit i pari qe duhej te broke aty ku Babaj huaj dies past Ka dhene kontibutin e tij.Ta Kesh per turp qe tregohesh kaq legen

    Reply to this comment
  12. Gege Kosova May 22, 15:44

    Besoj te verteten dhe te drejten reale,por shume besoj edhe ne ikonat e artit,si kete rast te Naimit.Besoj djali eshte tipar identik dhe percjlles besnik I fjaleve te te atit.Krejt e natyrshme eshte zevendsimi I nderteses se vjeter te Teatrit Kombetar, me nje ndertese te re.Interesat grupore e partiake jane krejtsisht dicka jashte logjikes aktuale.nese qeveritaret,sic bertasin opozitaret,jo artistet, bejne hapa te jashtligjeshem, ekziston populli dhe shteti,t’i ndal keqverimiet e paligjshme dhe shteti t’i ndal duke i ndeshkuar per synime e veprime te pelejueshme,

    Reply to this comment
  13. nje djal servil. May 22, 15:53

    @Mark :
    Ke shkuar me shume ne Teater apo ne seline e PD LSI ?!
    Nga komenti me rezulton se me shume ke shkuar ne selite e partive dhe ne protesta sesa ne teater
    Gjeje vet kush eshte servil dhe legen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim