Flet Elton Imeri: Asnjë lidhje me vrasjen e Elton Çiços

May 3, 2016 09:22

Flet Elton Imeri: Asnjë lidhje me vrasjen e Elton Çiços

Elton Imeri, personi i cili mbeti i plagosur në këmbë pas atentatit me eksploziv që iu bë në dhjetor 2015 dhe një nga të dyshuarit për vrasjen e Elton Çiços në Tiranë deklaron se nuk ka asnjë lidhje me ekzekutimin e 36-vjeçarit nga Tepelena.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ai  thotë se nuk ka hasmëri me askënd, madje ndihet i kërcënuar duke qenë se atij dhe vëllait iu është vënë tritol në makinë.

Elton Imeri thotë se vëllai i tij, Ervisi nuk ka lidhje me grabitjen e prindërve të Çiços në Tepelenë, por ai ka transportuar personat pa e ditur se ç’kishin bërë.

Sipas tij, Ervisi kishte kërcënime nga këta persona që të mos tregonte identitetin e 2 prej tyre, të cilin në fakt ai nuk e dinte sepse ata mbanin maska.

“Nga ana tjetër Elton Çiço i kërkonte që të tregonte se kush ishin dy personat e tjerë që kishin kryer grabitjen, pasi emri i Robertit (Ramës, i vrarë më pas) u zbulua nga policia, që kishte gjetur çantën me dokumentet e tij në makinën që kishin lënë në banesën që grabitën në Tepelenë”, thotë Elton Imeri për “Gazetën Shqiptare”.

May 3, 2016 09:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim