Bashkëshortja e ish-policit të vetëvrarë kërkon mëshirë: Kam dy fëmijë, nuk i paguaj dot dritat

September 11, 2015 09:11

Bashkëshortja e ish-policit të vetëvrarë kërkon mëshirë: Kam dy fëmijë, nuk i paguaj dot dritat

Ish-polici Arif Doda u vetëvra tri ditë më parë në Sauk të Tiranës.

Familjarët thonë që shkaku ishte pamundësia për të paguar faturat e prapambetura të energjisë elektrike dhe ndërprerja e saj nga OSHEE.

Të afërmit e viktimës u orvatën të mërkurën në mbrëmje që t’i rilidhnin vetë që të kishin drita për mortin, po nuk mundën.

Gjatë orëve të vona të natës, kur familjarët vajtonin me dritën e qiririt mbi trupin e pajetë të 43- vjeçarit, një elektricist iu riktheu energjinë.

Llamba e ndezur e ka shtuar edhe më shumë zemërimin e vajin te të afërmit.

“U desh që dikush nga ne të vdiste që këta të na sillnin dritat” – thotë bashkëshortja e viktimës.

Të mërkurën pas ngjarjes ajo kaloi disa orë në Polici duke u marrë në pyetje.

Grusja u ka thënë të afërmve se më shumë e pyesnin për armën pa leje me të cilën u vra i shoqi, sesa për arsyet e ngjarjes.

Drama për të vazhdon, tashmë edhe më e rëndë nga sa ishte më parë.

Të hënën asaj i duhet të nisë dy fëmijët për në shkollë, njërin në klasë të parë e tjetrin në të dytën.

Pa asnjë të ardhur, në kushtet e një varfërie ekstreme, ajo dje vajtonte të shoqin, por edhe çfarë e pret pas vdekjes së tij.

“Ku t’i gjej unë 10 milionë lekë për të paguar dritat? Ku t’i gjej 700 mijë lekë që ata më kërkonin për të mos i prerë? Unë nuk kam për t’i gjetur kurrë aq para. Më mirë të shkoj edhe unë atje afër burrit, sepse e di shumë mirë se çfarë më pret”, thotë mes lotësh bashkëshortja e viktimës.

September 11, 2015 09:11
Komento

15 Komente

  1. ??? September 11, 09:42

    Dritat nuk I kane paguar per 10 vjet, arme pa leje po, ligjin nuk e njohin se e bejne vete dhe niveli inteligjences pertoke, e pse duhet te merremi me keta lloj njerezish? Keta duhen bere shembull se si nuk duhet te veproje shoqeria dhe jo shembull per keqardhje. Askujt nuk duhet ti vije keq per njerez te papergjegjshem.

    Reply to this comment
    • zhivago September 11, 09:53

      I ke thene te gjitha!

      Reply to this comment
    • Julieta Guraziu September 11, 18:25

      A nuk ti pagoi Luli a? Apo Luli si Luli, tri koqe ne maje. Idiot.

      Reply to this comment
    • ish shikasi September 11, 19:37

      Pikepyetja te rente mu ne koke,po ku ti gjente i shkreti ato para,kush i afroi pune,kush nga shteti e ndimoi,kete person qe u vete vra e njoh personalishte,ka paguar leke per tu pranuar ne polici,ma ka thene shprehimishte,dhe tre miljonl eke,qe nuk i mori se per tre vjete e larguan ujqerit se u hapen tendera te tjera.Po perse nuk thua ti mor malok deri qe shteti te fillonte me miljonat e hajdutve te doganave edhe kriminelve te politikes ,dhe pasatj te merej me nje llambe te ndyrre korenti.

      Reply to this comment
  2. Kris 1 September 11, 09:54

    Kush I katandisi Keta njerez ne nje gjendje te tille a nuk mban pergjegjesi?A ka pergjegjesi shteti qe I ka lene qe borxhe ti shkojne 10 milione?Kur ky shtet muti I fal detyrimet dhe gjobat koncensionareve pse me qytetarin e varfer shkon dhunen?

    Reply to this comment
  3. anonim September 11, 09:59

    Kur ishin në fuqi aktmarrveshje me 2500 lekë në muaj nuk e prishën terezinë. Ai që vrau veten nuk mendoi se ku po i linte fëmijët Kush jua a ka fajin ?

    Reply to this comment
  4. Lexuesi. September 11, 10:03

    Ngushellime familjes per vdekjen e te dashurit te tyre! I lutem stafit te gazetes te gjeje nje menyre gazetareske me te denje per te dhene lajme te tilla te trishtueshme.Keshtu siç e keni formuluar lajmin e çoni ne rruge pa krye te verteten te cilen ju nuk e provoni me fakte,por me hamendesime.Ç’do te thote dhjete milione leke drita pa paguar!?Shpenzime energjie te mbifaturuara padrejtesisht nje familje te varfer apo diçka me shume qe duhet shpjeguar. Jane me mijera rastet e debitoreve te energjise, me te cilet e shte spekuluar.Administratoret e meparshem hajdute u merrnin ca leke nen dore dhe majmeshin bashke me eproret e tyre duke u shitur si humane dhe sociale ndaj ketyre njerezve te gjore.Keta te tanishmit jane disi me te kontrolluar dhe e kane pakez me te veshtire per te abuzuar.Njerezit ne nevoje ashtu siç kane qene mbeten per t’u meshiruar, por drita e syve eshte njelloj si buka e uji dhe duhen paguar,perndryshe ne kerkojme nje “drejtesi” te fallsifikuar.Mediat duhet t’i ofrojne publikut arsyen e motivuar se energjia nuk ka qene kurre as zor se mund te behet ndonje here nje mall qe nuk duhet paguar.Nepermjet fatkeqesive mos i “meshironi” njerezit ne nevoje duke i çmesuar e dekurajuar, por meshirojini duke i ndihmuar.Psh nje fondacion qe do te kishte filialet ne te 61 bashkite do te kishte edhe perkrahjen e gjere te familjeve te tjera psh me nje mije leke te vjetra ne muaj per te kontribuar.

    Reply to this comment
  5. spartaku September 11, 10:06

    Edhe une kame mendim se ai qe kerkon te marin falas energjine nuk eshte e drejte.Eshte e vertete se si familje e varfer nuk ka ti paguaj,aq me keq qe ka 10 vjete papaguar.Por si do veprohet ne kete raste?Energjija elektrike eshte e te gjithe popullit dhe jo e nje apo e 10 familjeve.Shteti ka detyre te na e sjell ne shtepi,por jo ta pagoi ai.Eshte e rende te ik nje njeri i familjes,por nuk eshte per faj te shtetit.Atij nuk i tha qeveria beje lidhjen vete.Gjerat duhet te kuptohen ashtu siç jane dhe jo ti zmadhojme dhe te fitojme nga tragjedia per te urryer qeverine.Fajin ta mbaj ai qe e ka dhe gabimin ai qe e bene.Pd-ke keto raste mezi i pret per tu hedhur ne sulm kundra qeverise.

    Reply to this comment
    • tani September 11, 14:44

      E para,
      Shqiptaret u mesuan keq duke vjedhur energjine elektrike per sa vjet duke harruar se ne cdo shtet normal energjia paguhet..
      E dyta,
      Shteti per familjet qe skane ta paguajne mund te gjeje menyra duke i vene te punojne ne pastrimin e territorit ku jetojne pa pagese..ose gjera te ngjashme.

      Vertet njerezit duhet te paguajne por ama ju duhet dhene mundesia te punojne perndryshe ku do i gjejne??

      Reply to this comment
  6. Aliu September 11, 10:07

    Po pse ata qe i kane paguar rregullisht jane palo njerez e kjo hajdutja qenka per meshire?Qenka merzitur se me shume e kane pyetur per armen pa leje,po pse per çfare ta pyesin si vodhi 10 vjet e hengri e beri qejf ne kurriz te kacidhjarit.
    As gjekundi ne bote nuk ka meshire per hajdutin edhe ate qe thyen ligjin.
    E pameshirshme duhet te jete edhe gjykata per keta njerez.

    Reply to this comment
  7. asi September 11, 15:37

    Mjere ata femije mjere.Mjere per papergjegjshmerine per ti lindur e mbajtur.Te kesh babain polic e mos ta kesh me as polic e as gjalle,ketu eshte per tu qare hallin femijeve dhe policise.Te tjerat meren me mend.Polici-deri kur do kesh mbrojtes te ligjit ata qe e shkelmojne te paret….

    Reply to this comment
  8. lindi September 11, 15:55

    Ngushellime familjes. Shohim neper fatkeqsi lulzim bashen duke thirrur dhe bertitur si ato k……., meqenese ktij rrypit I vjen keq per personat qe vjedhin ti paguaj nga xhepi i vet se nja 264 milion euro do ti ket akoma nuk besoj se I ka prish , se ne te tjeret nuk nai mban xhepi mo, flliqsiraaaaaaa.

    Reply to this comment
  9. gregori September 11, 19:25

    Me vjen keq qe ka vrare vehten, ngushellime pjesetareve te familjes dhe te afermeve.
    Nuk besoj se shkaku do te jete fatura e dritave te papaguara per 10 vjet a me teper.
    Qe te kesh 10 milione leke per te paguar sot si debitor, do te thote qe cdo muaj te vitit te kesh harxhuar rreth 600 kw energji elektrike, dhe kjo nuk do te thote se ke qene nevojtar dhe ke konsumuar per nevoja ndricimi dhe konsum te vogel ditor 10-15 kw ne dite (qe per nje familje te varfer) me duket e tepert, por ke harxhuar 20 kw e me shume ne dite, pra e keni shperdoruar energjine dhe nuk e keni paguar. Mos kerkoni mbrojtje nga politike, kerkojeni te keqen tek vehtja, se cdo familjar korekt me familjen e shtetin do te konsumonte aq sa i mbante xhepi, por si duket ju keni qene nen mbrojtjen e PD dhe nuk keni paguar (8 vjet PD plus tani dy vjet te PS – 10 vjet). Pasojat te tilla do te ishin se ju dhe shume te tjereve u duket e tepert te paguani per ate blini. Ju mori me qafe PD e Saliu, dikur shteti duhet te vendoset.
    Edhe une, nese nuk do te paguaja per 10 vjet, do te isha debitor 10 milion sa ju, me pak, se nuk harxhoj me shume se 10-15 kw ne dite (kjo ne dimer), ne vere me pak. Por detyrimin e kam paguar cdo muaj.

    Reply to this comment
  10. Saçi September 12, 05:23

    Sigurisht ky eshte nje tjeter krim I Sali Qelbanikut. Se hajdutet e medhenj, kane te paguajne tani. Hajdutet e vegjel, nuk kane dhe vrasin vehten. Por, per kete, krimineli dhe vrasesi eshte Saliu. Qe do e mbylle me 2015,…. dhe pastaj ka pune me zotin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*