Flet i biri i Kristo Frashërit: Ja pengu i babait

February 1, 2016 22:16

Flet i biri i Kristo Frashërit: Ja pengu i babait

Vdekje e bukur që ka lënë pas shumë vepra të mëdha. Kështu e përshkruan ndarjen nga jeta të babait të tij, Gjergji Frashëri.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se Profesori dhe Akademiku Kristo Frashëri ndërroi jetë për shkaqe natyrore.

Babai ka ndërruar jetë dje në darkë rreth orës 18:00 pas një vuajtje natyrore, domethënë siç është pleqëria, u fik si qiriu siç thonë rilindasit. Kjo ka qenë. Ne kemi qëndruar gjatë gjithë ditëve të fundit afër tij dhe kjo vdekje është natyrale, në qoftë se mund të përdorim fjalën e rilindasve, është një vdekje e bukur, është një vdekje që ka lënë pas shumë vepra, shumë detaje të tjera të jetës së tij“, thotë Gjergj Frashëri.

E nëse historiani i njohur shqiptar ka lënë ndonjë peng pas, i biri i tij Gjergji përgjigjet:

Pengjet, nuk e di se çfarë kuptimi ka fjala tamam, por do doja të thoja që Kristo Frashëri është rritur në një familje patriotësh dhe ka lindur në vitin 1919 në të vërtetë është shkruar në 1920, por në një ambient ku Shqipëria kishte shpallur pavarësinë edhe detyra që kishin patriotët, familjet patriotike e Shqipërisë në atë kohë, ishte që fëmijët e tyre, nipërit dhe mbesat ti vinin në shërbim të Shqipërisë. Të gjitha fushat ishin të zbrazura midis tyre edhe Historia e Shqipërisë ishte e shkruar nga të huajt siç ishte dhe letërsia e shkruar nga rilindasit dhe programi i madh i këtyre familjeve që të shkruanin historinë e Shqipërisë. Kristo Frashëri ka qënë një fëmijë që është edukuar me këtë detyrë dhe çdo gjë që ka bërë në jetë ja ka treguar së pari babait të vet i cili ka vdekur në vitin 1958 por gjatë gjithë kohës ja ka treguar atij dhe na ka treguar edhe neve për këtë amanet që i ka plotësuar detyrat e babait, dmth premtimet e babait dhe të rrethit të rilindasve të asaj kohe të gjyshit dhe të stërgjyshit. Ky ka qënë edhe motivi, shpirti i tij dhe puna e tij, dhe këtë e ka bërë jo ashtu siç donte por ashtu siç mundte. Edhe deri në fund  pa e kursyer veten dhe pa kursyer edhe familjen e vet, ja vuri në shërbim të Shqipërisë. Jo vetëm të Shqipërisë së sotme, por edhe të shqiptarëve kudo që janë, në ëndrrat e veta siç ishin gjyshi i babait të tij dhe gjyshi i vet.

Gjergji thotë se babai i tij ka pasur vetëm një qëllim: Që Shqipëria të bëhet.

Kristo Frashëri ka pasur vetëm një qëllim në jetë që Shqipëria, siç ka thënë Sami Frashëri “të bëhet”. Domethënë nga ajo që rilindasit nuk arrriten ta shikonin në 1912, nuk arritën ta shikojnë as institucionet e para në kohën e mbretërisë as edhe punën gjigande që është bërë me institucionet dhe me shpirtin moral, për ti motivuar njerëzit në kohën e diktaturës janë ngritur institucione të mëdhaja. Amaneti i tij dhe dëshira e tij ka qënë që Shqipëria të bëhet me këto institucione dhe ai i shoqëroi të gjitha këto përpjekje, arritën të ngrihen edhe institutet e para në Shqipëri, institutet e shkencës, arriti të ngrihej edhe Akademia e Shkencave. Donte që këto institucione të jetojnë, të forcohen. Se keto janë jo vetëm simbol i shpirtit të popullit, por janë edhe forca me të cilën gjithë gjeneratat që do vinë do të quhen shqiptar”, shton Gjergj Frashëri.

February 1, 2016 22:16
Komento

9 Komente

  1. Raimond vlonjati February 2, 00:45

    Absolutisht Profesor Kristo Frasheri ishte Rilindasi i kesaj kohe miderne

    Ishte i shkelqyer ne cdo aspekt , si ne ate intelektual ashtu edhe si patriot qe nuk bente asnje kompromis ne kurriz te patriotizmit shqiptar.

    Ai do ngelet i pa harruar ne zemrat e shqiptareve per punen e tij studimore brilante dhe per patriotizmin e tij te patundur
    Vepra dhe jeta e Profesor Frasherit do ju sherbeje brezave te ardhshem duke i mesuar s si ta duan ne menyre inteligjente Atdheun dhe po ashtu si ta mbrojne ne menyre inteligjente .

    I qofte dheu i lehte Profesorit tone te madh !

    Ngushellimet me te sinqerta familjareve .

    R.I.P.

    Reply to this comment
  2. E po kjo pune! February 2, 14:26

    Ikone, rilindas modern, te nderojme veten si shoqeri duke u perulur thelle dhe duke i bere nderime unikale sepse ndryshe nga shqiptare te shquar, ai dha gjithshka ne token e tij. Emrin e tij ta mbajne me krenari vende dhe institucione, me e pakta per te nderuar ate njeri madheshtor.

    Reply to this comment
  3. Mark Hajati February 2, 14:27

    Nuk gjej fjale per historianin e madh te kombit Shqiptare.Nese do kishte vertet Perendi mbi njerezimin. Do ja lija Perendis te shprehin vertetesin me bukurin mbi karakterin madheshtor te Keti gjeniut te letrave historike ne sherbim te atdheut me perkushtimin amanet ngallnjyes te Rilindasve.
    Ngushllime familjes,farefisit por dhe gjithe kombit Shqiptare.

    Reply to this comment
  4. mirenjohja February 2, 14:54

    qeveria duhet ti akordonte nder i KOMBIT,ketij njeriu qe foli shqip, thjeshte, urte e si burre…..
    ngushellime familjes
    dhe krenar per ate qe la per vendin e tij

    Reply to this comment
  5. Dine Merja February 2, 16:02

    Akademiku Kristo Frashëri mendoj se mund të konsiderohet një nga ikonat e Shkencëtarëve dhe Patriotëve të Mëdhenj Shqiptarë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe gjysmës së parë të shekullit tone.
    Ngushllime Familjes,Miqëve dhe Akademisë Kombëtare Shqipëri-Kosovë.

    Reply to this comment
  6. naimi February 2, 17:15

    Zoti Kristo Frasheri ishte nje historiani pazevendesueshem dhe patriot i madhe shqipetare.Ngushellime familjes…

    Reply to this comment
  7. Altin Erindi February 2, 18:08

    Shpresoj ta kujtojme te gjithe si Shqipetare. Eshte e vetmja menyre qe e mira te triumfoje ne kete vend. Duhen njerez te qete dhe me kulture qe ta bejne Shqiperine, njerez qe durojne dhe ndertojne pak nga pak, si Zoti Kristo, pasardhes i denje i Frasherllinjve.

    Reply to this comment
  8. Alban February 2, 18:54

    Zot i madh qe je ne qiell, po pate meshire per shqiptaret na more prof. Kristo, por te lutem na dergo dhe nja 20 sa gjysma e tij. Mos na le ne dore te idioteve dhe mediokrave!

    Reply to this comment
  9. plaku i mocem February 2, 19:57

    E kam thene edhe me pare,jam krenar qe kam lindur ne epoken e ketij shkencetari dhe historiani te madh,i cili e beri Shqiperine me shkencen historike te vertet.Kristo Frasheri ishte institucion me vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*