Flet i dyshuari për vrasjen e Devi Kasmit: Më kanë bërë kokë turku

February 18, 2018 18:56

Flet i dyshuari për vrasjen e Devi Kasmit: Më kanë bërë kokë turku

Ish-polici grek, Efthymios Efthymiou, i arrestuar për ekzekutimin e Devi Kasmit në Tiranë, ka folur për mediet greke, duke pretenduar pafajësi. Ai ka folur nga qelia e paraburgimit me linjë telefonike për medien greke ANT1, duke thënë se policia shqiptare e ka bërë kokë turku.

Ish-polici grek ka thënë se ai nuk ka lidhje me vrasjen dhe se po të ishte vrasës me pagesë, atëherë nuk do të qëndronte në Tiranë, por do të ishte larguar. Sipas tij, Policia është nisur vetëm nga një identitet i thjeshtë, që atentatori kishte mjekër, për ta arrestuar atë.

“Arrestimi im është një gabim i tmerrshëm. Kjo që po më ndodh është tragjike. Unë jam i pafajshëm dhe nuk kam lidhje me atë vrasje. Jam përkushtuar gjithë jetën që të mbroj njerëzit dhe jo të vras. Policia shqiptare kishte nevojë për një “kokë turku” për të zgjidhur këtë çështje. Më kanë arrestuar pa asnjë lloj prove. Pa gjurmë gishtash, pa analiza ADN-je, dhe vetëm me një informacion për një person me mjekër. Kjo nuk ka kuptim. Më akuzojnë si vrasës me pagesë. Nëse do isha i tillë, nuk do sillesha nëpër Tiranë pas ngjarjes, por do isha larguar”, ka thënë ish-polici grek.

Sipas “Panorama”, ai ka thënë se është thjesht një turist në Shqipëri, por sipas sistemit TIMS, greku nuk rezulton të ketë hyrë legalisht në Shqipëri, çka ngre dyshime tek ai.

Megjithatë, në seancën e masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ish-polici grek ka shfaqur habi për akuzat.

l.h/ dita

February 18, 2018 18:56
Komento

1 Koment

  1. ??? February 18, 19:40

    Ironike, Greku thote koke turku

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*